Sejjid Hasan Nasrullah mbështet Gardën Revolucionare: Amerika është vetë terrorizëm

Publikuar në Prill 13, 2019, 3:01 a.m.

Sejjid Hasan Nasrullah, në një fjalim të tij në Bejrut ka mbrojtur Gardën Revolucionare të Iranit dhe ka thënë se Amerika vetë është terroriste.

Vendimi i 8 prillit i Donald Trump kundër Gardës Revolucionare është pasuar me reagime të gjera në nivel botëror. Reagimi i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hizbullah, nuk ka vetëm karakter mbrojtje për Gardën Revolucionare por thekson edhe karakterin terrorist të Amerikës.

Sa i përket zbulimit të karakterit terrorist të Amerikës, Sejjid Hasan Nasrullah ka parashtruar dy çështje të rëndësishme. Së pari Amerika është mbështetëse e terrorizmit dhe vetë është terroriste. Me fjalë të tjera Amerika grupet terroriste ose i krijon vetë ose i mbështet ato dhe në të njëjtën kohë vetë Amerika kryen akte terroriste.

Si shembull të qartë Sejjid Hasan Nasrullah përmendi vrasjen masive të popullatës civile në Hiroshima. Pilotët amerikanë në vitin 1945 kanë lëshuar një bombë atomike 4.5 ton mbi kokat e banorëve në Hiroshima duke kryer  vrasje, vdekje të vazhdojnë ende.

Së dyti Amerika ka një qeveri e cila mbështet veprimet dhe krimet terroriste të regjimeve që përhapin terrorizmin si regjimi i Izraelit. Sejjid Hasan Nasrullah mendon se Amerika ka futur në listën e saj të grupeve terroriste, Gardën Revolucionare të Iranit, për të mbrojtur Izraelin.

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut të Libanit ka thënë: Amerika për të garantuar interesat e regjimit sionist shkel të gjitha të drejtat e Ummetit Islam  dhe këtij regjimi i ka dhënë të gjitha mundësitë ndërkohë që ata që mbrojnë atdheun dhe simbolet e shenjta të tyre i quan terroristë. Sejjid Hasan Nasrullah thotë se  veprimi armiqësor i Amerikës kundër Gardës Revolucionare është për shkak të rolit konstruktiv dhe pozitës së kësaj force në rajon. Sa i përket kësaj Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut ka thënë:

Garda Revolucionare sot është me e fuqishme se kurdoherë tjetër dhe ajo ka një rol themelor në rajon dhe është pikërisht kjo që ka frikësuar amerikanët. Një pikë kyçe në fjalimin e Sejjid Hasan Nasrullah është se mes vendimit të Trump për shpalljen si grup terrorist të gardës revolucionare të Iranit dhe shpalljes së lartësive Golan dhe të Kudsit si pjesë e territorit të Izraelit ka lidhje dhe qëllimi i Amerikës është krijimi i një Lindje të Mesme të Re.

Fjalimi i Sejjid Hasan Nasrullah është një lloj paralajmërimi për Amerikën dhe tregues i faktit se veprimi armiqësor i Trumpit nuk ka ndikim. Sejjid Hasan Nasrullah lidhur me këtë ka thënë:

Ajo që ne na fusin në listën e terrorizmit, tregon se ne jemi të fuqishëm. Nëse ne do të ishim të pafuqishëm përballë tyre, ata nuk do të vendosnin kufizime ndaj nesh. Kjo thënie e Sejjid Hasan Nasrullah nënkupton se boshi i rezistencës në lindjen e mesme ku Garda Revolucionare luan rol kryesor, nuk do të lejojë që Trump të krijojë Lindjen e Mesme të Re sipas dëshirave të tij.