Forcat afgane të sigurisë arrestojnë 6 terroristë të ISIS në Kabul

Publikuar në Mars 27, 2019, 1:03 a.m.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit ka njoftuar se 6 anëtarë të ISIS-it, terroristë-tekfiristë, janë arrestuar në Kabul.

Këto grupe kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të së enjtes në Kabul.

Tri shpërthime të njëpasnjëshme tronditën Harte Sakhi, Në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, të enjten në mëngjes.

Harte Sakhi është vendi për përkujtimin e Ditës së Nevruzit në Afganistan.

Shpërthimi i parë ndodhi në vendin e përkujtimit të Nevruzit, i dyti në një rrugë që çon tek Universiteti  i Kabulit dhe dhjetë minuta më vonë, i treti në Universitetin e Kabulit.

Midis terroristëve të arrestuar ishin dy sulmues vetëvrasës që tentojnë të sulmojnë ceremonitë e Nevruzit.

Sulmi terrorist i Daesh-it në Kabul ka marrë jetën e 6 vetëve dhe ka plagosur 23 të tjerë.

Zëvendësministri i Brendshëm i Afganistanit, Nusrat Rahimi më herët tha se shpërthimet e shkaktuara nga bomba që ishin vendosur më parë në këtë zonë.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit njoftoi se shpërthimet ishin rezultat i sulmeve të raketave.

Dëshmitarët thanë se aksidenti ndodhi për shkak të një sulmi me mortaja.



Burimi : IRNA