10 milionë turistë pritet të vizitojnë Mashhadin në Iran për Vitin e Ri

Publikuar në Mars 20, 2019, 1:03 a.m.

Rreth 10 milionë turistë pritet të vizitojnë qytetin e shenjtë të Mashhad në festën e Vitit të Ri, Nevruzi, në Iran, tha një zyrtar.

Sejjid Hamid Husseini, drejtor i Departamentit të Çështjeve Kulturore të Vizitorëve në zyrën e guvernatorit të krahinës Horasan Razavi, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se vitin e kaluar, rreth 8.5 milionë njerëz vizituan qytetin e shenjtë gjatë pushimeve, të shënuara në gjysmën e dytë të marsit.

Ai tha se numri parashikohet të rritet në 10 milionë këtë vit.

Organizata dhe shoqata të ndryshme në Mashahd dhe pjesë të tjera të provincës Horasan Razavi janë të gatshëm të mirëpresin vizitorët, shtoi ai.

Mashhadi, kryeqyteti i provincës Horasan Razavi në Iranin verilindor, është qyteti i Xhamisë së Imam Rizait (a.s.),   Imamit të 8-të  musliman shia.         Mashadi, Xhamia e Imam Rizait (a.s.) është një nga qendrat më të vizituara në botë.

Sipas disa vlerësimeve, më shumë se 25 milionë vizitorë nga Irani si dhe vende të tjera vizitojnë çdo vit qytetin e shenjtë.



Burimi : IQNA