Sistemet e raketave të Hezbollahut përtej ekuacionit të parandalimit

Publikuar në Mars 11, 2019, 12:59 a.m.

Frika nga raketat e Hezbollahut nuk iu ka larguar regjimit izraelit që nga lufta e dytë e Libanit. Ky sistem, i cili ka aftësinë për të synuar strukturat strategjike të pranisë izraelite, jo vetëm që do të ndikojë në ekuacionin e parandalimit, por edhe në natyrën e luftës së pritur.

Në regjimin sionist, sistemet raketore të Hezbollahut, të cilat i dhanë një rregullim të madh mekanizmave vendimmarrës politik dhe të sigurisë, krijuan një surprizë të madhe. Madje edhe hija e këtyre sistemeve ka qenë e mjaftueshme për të formuar bazën e ekuacionit të parandalimit që ka ekzistuar që nga viti 2006. Hezbollahu e zhvilloi këtë ekuacion derisa arriti në raketat e ndjeshme të përmendura nga Sayyed Hassan Nasrallah në fjalimin e tij të fundit.

Pavarësisht problemeve të kohë pas kohëshme  të Izraelit siq janë  kontrolli i al-Galilesë, amoniakut, çështja e Dimones dhe tuneleve, frika nga raketat e Hezbollahut nuk iu ka larguar regjimit izraelit që nga lufta e dytë e Libanit.

Nuk kalon ditë që regjimi izraelit të mos e realizoj arsenalin e raketave të Hezbullahut, ose nëpërmjet autoriteteve ushtarake ose politike apo përmes mediave. Deklarata e analistit ushtarak izraelit, gjenerali Amos Gilboa se: "Ne nuk kemi kompetenca për t'i rezistuar raketave të Hezbollahut dhe të Hamasit që shtrihen përtej Hayfas e tutje” nuk ishte as e para as e fundit.

Pasiguria rreth raketave të Hezbollahut po përkeqëson situatën e izraelitëve. Kjo situatë bëri që Netanjahu të flas për raketat e Hezbollahut në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Megjithatë, pas një konference shtypi në Bejrut, ku morën pjesë Ministri i Jashtëm libanez Jebran Basil dhe ambasadorë të huaj, u zbulua se fotografitë dhe regjistrimet e zërit të Netanjahut në OKB ishin të falsifikuara.

Pas dështimit të planeve për rrëzimin e Sirisë dhe rrethimit të Hezbollahut, sot regjimi izraelit gjendet në një situatë më të ndërlikuar se kurr. Duket sikur është tronditur pozicioni i regjimi sionist që kërcënon Libanin dhe rajone të tjera, të cilat thonë se nuk duan luftë. Regjimi pushtues, i cili akuzon forcat UNIFEL për shpërfilljen e vendeve të punës, ndonjëherë synon edhe Iranin dhe Sirinë.

Çështja e raketave nuk e zë vetëm axhendën e medias izraelite dhe vijën e saj të nxehtë me Uashingtonin, por shkëndija e këtyre raketave arrin në qendrat e vendimmarrësve që janë të hutuar për këtë çështje strategjike në Izrael.

Vërejtjet e bëra nga ish kreu i inteligjencës ushtarake izraelite, gjenerali në pension Amos Yadlin, ndaj deklaratave të kryeministrit Benjamin Netanjahu se ka vetëm dhjetëra raketa të ndjeshme të Hezbollahut, është një tregues i këtij konfuzioni.

Në dritën e trazirave të brendshme, raketat Hezbollah kanë gjuajtur në Izrael dhe madhësia e municioneve të raketave që shkon përtej raketave të ndjeshme, duke filluar nga raketa e para periudhës së Katyusha-s (raketotat sovjetike me shumë fuçi), ka disa pika:

E para: Nga pikëpamja teknologjike, regjimi sionist pranoi se mburoja e raketave ishte e pamjaftueshme për të kundërshtuar raketat e Hezbollahut në qiellin e pushtuar palestinez. Gazeta izraelite The Jerusalem Post , në një raport të përgatitur nga udhëheqësi ushtarak amerikan për Institutin Hebre të Sigurisë Kombëtare të Amerikës, tha se pritet që Hazebollahu të nis prej 1000 – 3000 raketa në ditë dhe u vu në dukje se gjatë luftës në vitin 2006, Hezbollah ka gjuajtur rreth 4,000 raketa në ditë.

E dyta: Problemi i papërshtatshmërisë së Izraelit kundër raketave të Hezbollahut nuk kufizohet vetëm nga aspektet teknike, por edhe nga barrierat ekonomike.

Kostoja e luftimit të raketave Hezbollah është 1.3 miliard dollar në vetëm një ditë. Me fjalë të tjera, në një luftë të ngjashme me luftën e korrikut, kostoja e rezistencës ndaj raketave do të kalojë 40 miliard dollar për sionistët. A do të jetë regjimi sionist në gjendje ta mbajë këtë barrë të madhe?

E treta: Arsenali raketor i Hezbollahut, i cili është kreu i shumë studimeve ushtarake dhe hulumtimeve universitare, nxjerr një pamje të tmerrshme të rrëzimit të rrokaqiejve në Tel Aviv dhe në qytete të tjera të pushtuara. Shumica e këtyre studimeve theksojnë se sistemi Iron Dome nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të bllokuar raketat që do t’i hedh Hezbollahu.

Disa prej studimeve tregojnë se Hezbollahu sot ka më shumë se 95 për qind të raketave më shkatërruese në botë.

Revista amerikane “The Atlantic” tha se zyrtarët izraelitë të sigurisë, të cilët ishin të shqetësuar rreth skenarëve të mundshëm të katastrofave, thanë se shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe ushtarake në regjimin sionist është frika më e madhe e izraelitëve.

E katërta: Derisa sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah thekson se Hezbollahu ka kryer me sukses raketa dhe misione të përparuara, regjimi izraelit po jeton në një gjendje ankthi rreth raketave të Hezbollahut. Kjo do të thotë, për aq kohë sa raketat e ndjeshme janë në shkallën e Hezbollahut, regjimi izraelit nuk do të mund të jetë i suksesshëm pa arritur tek raketat e ndjeshme të Hezbollahut. Sot, nuk ka një pikë të vetme në territoret e pushtuara nga regjimi sionist ku raketat e Hizbullahut nuk mund të arrijnë.

Në përmbledhje, sistemet raketore të Hezbollahut janë pika më e rëndësishme e kthesës në konfliktin izraelito-arab. Ky sistem, i cili ka aftësinë për të synuar strukturat strategjike të pranisë izraelite, jo vetëm që do të ndikojë në ekuacionin e parandalimit, por edhe në natyrën e luftës së pritur.



Burimi : www.intizar.web.tr