Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kundërshtuan nenet anti-izraelite në konferencën në Jordani

Publikuar në Mars 10, 2019, 12:12 a.m.

Është raportuar se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë kundërshtuar thirrjen për parandalimin e normalizimit në mes të vendeve arabe dhe Izraelit sionist në nenin e 13-të të Konferencës së 29 të Ligës Parlamentarëve Arab, të zhvilluar në kryeqytetin e Jordanit, Amman.

Është raportuar se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë kundërshtuar thirrjen për parandalimin e normalizimit në mes të vendeve arabe dhe Izraelit sionist në nenin e 13-të të Konferencës së 29 të Ligës Parlamentarëve Arab, të zhvulliar në kryeqytetin e Jordanit, Amman.

Sipas lajmit në Shehabnews, është raportuar se në samitin në Amman, kryetari i Asamblesë Shura të Arabisë Saudite, Abdullah Ash Shejh ka thënë se ndalimi i normalizimit me Izraelin është punë e politikanëve, e jo e parlamentarëve dhe ka kërkuar që kjo çështje të hiqet nga deklarata përfundimtare.

U raportua se edhe delegatët kryesorë të Egjiptit dhe Emirateve të  Bashkuara Arabe kundërshtuan nenin e 13-të të deklaratës përfundimtare.

Neni 13  në të cilin bëhet thirrje që “në kuadër të njërit prej hapave më të rëndësishëm në mbështetjen e palestinezëve, të ketë një qëndrim vendimtar dhe të pandryshueshëm që pengon të gjitha rrugët e normalizimit dhe të afrimit me Izraelin pushtues”, u miratua nga parlamentarët pas negociatave.

Pas konferencës me emër “Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës", me pjesëmarrjen e kryeparlamentarëve të 16 vendeve arabe dhe me përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të tjera, në raportin përfundimtar me 13 pika, u formësua qasja e Bashkimit të Parlamentarëve Arab ndaj çështjes palestineze.

Në deklaratë, sulmet e Izraelit ndaj vlerave të shenjta të muslimanëve dhe katolikëve në Jeruzalem, parlamentarët  i kanë cilësuar si provokim ndaj arabëve dhe muslimanëve, dhe kanë paralajmëruar për një fazë edhe më të komplikuar.

Në seancën, në të cilën u diskutua për raportin përfundimtar të Konferencës së 29-të të Bashkimit të Parlamentarëve Arab, ka pasur debat të nxehtë në kuadër të nenit 13 për çështjen e normalizimit me Izraelin.

Pas konferencës me emër “Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës", me pjesëmarrjen e kryeparlamentarëve të 16 vendeve arabe dhe me përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të tjera, në raportin përfundimtar me 13 pika, u formësua qasja e Bashkimit të Parlamentarëve Arab ndaj çështjes palestineze.

Në deklarata të bëra disa herë, Liga Arabe kishte thënë se nuk pranon të normalizohet me Izraelin me që nuk pranoi Iniciativën Arabe të Paqes në vitin 2002.



Burimi : Tesnim News Agency