Brutaliteti gjakatar i vehabizmit

Publikuar në Shk. 12, 2019, 7:16 a.m.

Një djalë i vogël saudit, gjatë një pelegrinazhi në qytetin e shenjtë të Medinës me nënën e tij, është vrarë në mënyrë barbare për arsye të panjohura, duke ushqyer spekulime se ai mund të ketë qenë një viktimë e krimit sektar dhe të urrejtjes, thonë raportet e medias.

Zakaria Bader al-Xhabir gjashtë vjeç, u vra nga një shofer taksie para nënës së tij në fund të muajit të kaluar. Vrasësi në mënyrë të përsëritur e goditi Zakarian në qafë me një copë qelqi të thyer derisa i preu kokën, thanë dëshmitarët e vrasjes së tmerrshme. Taksisti vehabist ishte irrituar pasi nëna e fëmijës dërgoi salavate për Profetin Muhamed (s.a.v.s). Komuniteti Shi'it i Arabisë Saudite më vonë u mblodh në funeralin e fëmijës dhe tregoi solidaritet me prindërit. Komuniteti gjithashtu theksoi se ky incident ishte "rezultat i shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave dhe i mungesës së mbrojtjes nga autoritetet saudite ndaj popullatës shi'ite të Arabisë Saudite", raportoi Shia Rights Watch. "Shi'itët sauditë kanë qenë nën sulme ushtarake nga qeveria e tyre dhe shumë qytetarë shi'itë janë në burgje dhe në pritje të ekzekutimit" tha ky grup me qendër në Uashington.

Zyrtarët sauditë ishin të shpejtë për të thënë se vrasësi vuante nga probleme psikologjike. Kleriku i Kuvajtit Jaser Al-Habib, megjithatë, i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se ata kanë për qëllim të lirojnë vrasësin ose të zvogëlojnë dënimin e tij të mundshëm. Ademrights, një grup i të drejtave të njerëzimit në Irak, gjithashtu denoncoi vrasjen dhe mbajti autoritetet saudite përgjegjëse për nxitjen e dhunës kundër pakicës shi'ite në mbretërinë e dominuar nga vehabistët. Tekfirizmi është nxitës i shumë akteve terroriste.

Ky koncept është i ndikuar kryesisht nga vehabizmi, ideologjia radikale që dominon Arabinë Saudite dhe i predikuar lirshëm nga klerikët sauditë. Riadi është një sponsor kryesor i grupeve terroriste tekfiriste. Regjimi saudit gjithashtu ka miratuar një qasje zero tolerance ndaj mospajtimit, shembulli më i fundit i të cilit është vrasja e gazetarit kritik saudit Jamal Khashoggi. Të gjithë gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut duhet të hedhin dritë mbi vrasjen e Zakarias dhe të mos lejojnë që ai të bëhet viktimë e cikleve të lajmeve mediale. Kjo histori duhet të trajtohet vazhdimisht derisa të ketë një lloj rezolute, derisa të ketë njëfarë reagimi nga të gjitha anët, të dimë nëse e ashtuquajtura bashkësi globale kujdeset edhe për gjendjen e pakicave në disa nga këto vende të orientuara kah vehabizmi. Deri tani, mediat kryesore në Perëndim kanë heshtur për vrasjen e rëndë dhe përveç disa gazetave britanike, asnjë pjesë e shtypit perëndimor nuk e ka mbuluar atë.



Burimi : Pars Today