Burgim i përjetshëm për Shejh Ali Salman

Publikuar në Shk. 1, 2019, mesnatë

Gjykata e Al-i Khalif, ka dënuar me burgim të përjetshëm udhëheqësin e opozitës në Bahrein, Shejh Ali Selmanin.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Meyadin, zyrtarët e gjykatës Al-i Khalif kanë dhënë vendimin e fundit për Shejh Ali Salman dhe dy anëtarë të komunitetit al Vifak, dhe kanë dënuar ata me burgim të përjetshëm.

Sipas lajmit, Gjykata e Apelit e regjimit të Al-i Khalifës miratoi burgosjen e Sheik Ali Selmanit, Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit al Vifak.

Ndërkohë, komuniteti Bahrain al-Vifak ka kërkuar që shejh Salman të lirohet nga burgjet e Al-i Khalif.

Shoqëria Kombëtare Islamike e Bahrejnit lëshoi një deklaratë duke iu referuar Shejh Ali Salmanit dhe Shejh Hasan Sulltanit si dhe gjykatës së apelit, dhe ka deklaruar se ata kanë paraqitur dëshmi dhe dëshmitarë në gjykatë që do të refuzojnë akuzat kundër komunitetit. Në deklaratë u raportua se Shejh Ali Salmanit, Shejh Hasan Sulltanit dhe Ali Esved do të dalin në Gjykatën e Apelit. Që nga shkurti 2011, populli i Bahreinit ka rezistuar ndaj regjimit mizor të Kalifit dhe ka kërkuar liri, drejtësi dhe një qeveri të zgjedhur nga populli. Ndërsa regjimi i Khalifit, në vend që të dëgjoj zërin e popullit, ai i burgos opozitarët, ose i largon na shtetësia.



Burimi : Rast Haber