Leximi Në Këtë Mënyrë I Mullah Sadrasë Dhe I Ndërmjetësimit

Publikuar në Jan. 28, 2019, 12:56 a.m.

I nderuari Muhammed Mustafai (p.q.m.t.) lajmëtari i nderuar i Islamit është njeriu i parë i cili do të marrë lejen e ndërmjetësimit dhe i cili do të dalë përpara bashkësisë në punën e ndërmjetësimit.

Pjesa e Hulumtimit e Ehladerit

Pasi tëndodhë kijameti një palë nga besimtarët do të hyjë në mënyrë të shpejtë në xhennet me dritën e fuqisë së besimit dhe me veprën e mirë. Ndërsa një tjetër palë do të ndalohet si pasojë e mëkateve të kryera dhe dotë vendoset në pritje me shpresë të ndërmjetësimit.

As ligësia streha e virtytit dhe e mendjes / dhe as gjë tjetër përveç virtytit tëndjesës së ndërmjetësimit
Ja pra tani Ai po e fal robin e Tij / në ditën e dënimit tëpashpresë për falje
Kjo është e tëra në lëvdatën e varfërisë sime / kjo është e tëra në lutjen time të përkushtuar

Allahu i Madhëruar sërish nuk i ka dhënë shtysë drejt qenies sëpashpresë tëbesimtarëve të cilët janë mbytur në mëkate dhe e ka çuar mëshirën e Tij në atë gjendje që ta përfshijë dhe gjendjen e tyre. Çdo besimtar mëkatar qëështë në hijen e mëshirës së gjërë të Allahut do të ketë fatin që tëmarrë pjesën e tij tëndërmjetësimit sipas veprave të tij.

I nderuari Muhammed Mustafai (p.q.m.t.) lajmëtari i nderuar i Islamit është njeriu i parë i cili do të marrë lejen e ndërmjetësimit dhe i cili do të dalë përpara bashkësisë në punën e ndërmjetësimit.Sepse i nderuari është guri i çmuar i krijimit dhe i krijimtarisë dhe mësuesi i të dërguarve në të kaluarën dhe i kujdestarëve deri në ditën ekijametit. Ja pra për këtë arsye ai do të ketë fatin e shkallës më të lartë në botën tjetër dhe do të vendoset që të hapë derën e ndërmjetësimit përpara çdo njeriu. Mbarë muslimanët e pranojnë njëzëri të drejtëne ndërmjetësimit e tij.

Tha i dërguari: Dita e ringjalljes / si t’i lë mëkatarët e përlotur
Dua me shpirt që të bëhem ndërmjetësuesi i kryengritësve / për t’i shpëtuar ata nga tortura
Me luftë kryengritësit dhe mëkatarët e mëdhenj / dua që t’i marr nga ndëshkimi i thyerjes së besës
Çdo lajmëtar kërkon një gjë nga Allahu / Unë kërkova ndërmjetësimnë ditën e dënimit

Shkurtimisht i dërguari nderuar (p.q.m.t.) do të hyjë në xhehennem si njeriu i parëtë cilit iu është dhënë leja për ndërmjetësim në kijamet dhe do të nxjerrë nga xhehennemi çdo njeri i cili ka një grimcë besimi në zemrën e tij. Në këtë mënyrë nëse do Allahudo të nxjerrë dhe kryengritësit besimtarë të bashkësisë dhe do t’i shpëtojë nga xhehennemi dhe nga mbajtja aty.

Kuptimi i Ndërmjetësimit Ekskluziv të të Dërguarit (p.q.m.t.)

I dërguari i nderuar (p.q.m.t.) hapësi i derës së ndërmjetësimit në ditën e kijametit është udhëheqësi i bashkësisë së ndërmjetësimit dhe ndërmjetësuesi i parë me lejen e Allahut. Sepse ndërmjetësimi do t’i takojë eksluzivisht atij sipas fisnikërisë. Megjithatë dukuria e takimit ekskluziv tëndërmjetësimit të të nderuarit nuk merr kuptimin se leja për ndërmjetësim nuk do t’u jepet tëtjerëve. Përkundrazi kuptimi i kësaj është në këndvështrimin e “kuuetu’n-nadharit” (fuqisë së pikëpamjes) -ajo që nënkuptohet është besimi- si pasojë e përsosmërisë së intelektit nuk ka gjasa që të shpëtojë nga ndëshkimi i përjetshëm. Përveç mjetit të përfitimit të të vërtetave të intelektit të minierës sëprofetësisë së përshkallëzuar së vulosjes. Kjo është pa mjet duke qenë se do të jetë kujdestar, apo do të jetë me mjet si pasojë e qenies dijetar, ose mund të jetë si shkak i rrëfimit dhe i përfaqësimit të muslimanëve të zakonshëm.

Në këndvështrimin e Mullah Sadrasë nëse një dituri nuk lidhet në oqeanin e profetësisë dhe nëse nuk merr frymëzim nga ai nuk quhet një dituri e vërtetë dhe nuk do të sigurojë shpëtimin. Si rrjedhojë për t’i bërë aktive këto dituri nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të krijojë njëlidhje me minierën e profetësisë. Ja pra ky është kuptimi i ndërmjetësimit eksluziv të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.).

Ndërmjetësuesit Përveç të Dërguarit

Mullah Sadra në shumë vepra të tij, bën me shenjë se dhe qenie dhe njerëz të tjerë kanë leje për ndërmjetësim përveç të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.) siç janë engjëjt, të dërguarit, kujdestarët dhe besimtarët e përsosur. Ndërmjetësimi i secilit nga këta është i fiksuar në mënyrë të dukshme duke u mbështetur në një numër të madh ajetesh dhe përcjelljesh.

Në veprën e tij me titull: “Zadu’l-Musafiri” (Shtimi i Udhëtarit) ceket kështu duke u nënvizuar kjo çështje: “Nuk ka asnjë dyshim se argumentet fetare dëshmojnë se është i fiksuar ndërmjetësimi i engjëjve, lajmëtarëve dhe i besimtarëve të përsosur. Allahu i Madhëruar citon kështu: “Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij që t’u falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën udhën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!” (Sure Gafir, Ajeti: 7)

Mullah Sadra i cili ka marrë për bazë këtë, në vendetë ndryshme të veprave të tij,është vënë në sqarimine mundësisë sëndërmjetësimit të tjerëveështë i lidhur me kushtin. Në disa vepra ai shënjon ndërmjetësimin e lajmëtarëve, në disa të tjera ndërmjetësimin e të nderuarit Isa (p.m.t.) dhe në disa vepra të tjera ndërmjetësimin e engjëjve, gjykatësve, dijetarëve dhe dëshmorëve. Sërish ai kushtin e mundësisë së ndërmjetësimit të mbarë ndërmjetësuesve përveç të të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.), e sheh si përmendjen dritën e diturive dhe pishtarit të kujdestarisë. Sepse ai beson se ata njerëz që nuk e marrin diturinë e tyre nga ky burim dituria e tyre nuk është e vërtetë dhe ata cilësohen në mënyrë metaforike si gjykatës dhe dijetar.

Ndërmjetësuesi i Fundit në Kijamet

Duke patur parasysh se Allahu i Madhëruar është krijuesi i vërtetë i kësaj bote dhe se çdo vepër në botë gjen fund tek Ai, do të kuptohet se nuk mund të bëhet fjalë për asnjë krijues tjetër përveç Tij. Gjithashtu dhe në çështjen e ndërmjetësimit krijuesi i vërtetë është Allahu. Sërish Ai është fillimi dhe prejardhja e çdo lloj ndërmjetësimi. Krahas kësaj mbarë ndërmjetësuesit do të orvaten që tëndërmjetësojnë me lejen e Allahut në ditën e kijametit. Kur të mbarojë ndërmjetësimi i secilit do të vijëvendi i ndërmjetësimit i Allahut të Madhëruar me gjykimin e “Erhamu’r-Rahiminit” (Më të Mëshirshmittë të Mëshirshmëve). Kur Mullah Sadra e thekson këtë çështje duke u mbështetur në një hadith citon si më poshtë: “Më pas engjëjt do të ndërmjetësojnë me urdhrin e Allahut edhe të dërguarit do të ndërmjetësojnë edhe besimtarët do të ndërmjetësojnë edhe nuk do të mbetet më askush tjetër përveç Allahut”. Kur të marrë fund ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve do të shfaqet gjykimi i “Erhamu’r-Rahiminit” (Më të Mëshirshmit të të Mëshirshmëve).

Si rrjedhojëqenia e fundit e cila do të nisë ndërmjetësimin është Allahu i Madhëruar. Kjo çështje është theksuar dhe në hadithe. Qenia e fundit e cila do të ndërmjetësojë është “Erhamu’r-Rahimini” (Më i Mëshirshmi i të Mëshirshmëve). Pas këtij ndërmjetësimi dhe pas vënies në zbatim të hadithit: “Mëshira ime e ka tejaluar ndëshkimin Tim” dhe ndëshkimi do të ndërpritet duke u shuar kështu inati dhe zemërimi hyjnor.

Mullah Sadra për ta fuqizuar dhe për ta theksuar më tej fjalën e tij i mbështetet kësaj thënieje në veprën me titull: “Futuhat”(Çlirimet) e Muhjiddin Ibn Arabiut: “Dije se Allahu ndërmjetëson me emrat e Tij. Me këtë autoritet emri “Erhamu’r-Rahimini” (Më i Mëshirshmi i të Mëshirshmëve) ndërmjetëson përballë emrit “Kahhar” (Shkatërruesi i Madh) dhe “Shedidu’l-Ikabi” (Ndëshkuesi i Rreptë) me qëllim që ndëshkimi të hiqet nga kjo palë. Për këtë aryse i dërguari i nderuar (p.q.m.t.) në kreun e ndërmjetësimit kumton kështu: “Kur të marrë fund ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve do të shfaqet gjykimi i “Erhamu’r-Rahiminit” (Më të Mëshirshmit të të Mëshirshmëve).



Burimi : Ehli Beyt Alimleri Derneği