Ministri i Jashtëm i Bahreinit mbështet Izraelin duke cilësuar Hezbollahun si “terror”

Publikuar në Dhj. 10, 2018, 4:09 a.m.

Regjimi sionist izraelit kohët e fundit është përqëndruar në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Gjirit, ndërsa vendet e Gjirit filluan të japin mbështetje për Izraelin.

Ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Khalid bin Ahmed Al Khalifa mbështeti operacionin e Izraelit pushtues kundër tuneleve në kufirin libanez.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Al Khalifa u shpreh kështu: “A nuk është gërmimi i tuneleve të organizatës terroriste Hezbollah në kufirin libanez, një kërcënim i hapur për  për stabilitetin e Libanit si një partner?

Kush do të jetë përgjegjës për detyrën e shpëtimit të vendeve fqinje nga ky kërcënim?”

Ministri i Inteligjencës dhe Transportit i Izraelit sionist, Yisrael Katz kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Manama me rastin e fteses zyrtare të marrë nga Bahreini, pas vizitës së tij në Oman muajin e kaluar.

Thuhet se edhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do të vizitojë së shpejti Bahrenin, pas vizitës së Omanit.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm libanez Gebran Bassil ka dhënë urdhër që të bëhet ankesë për Izraelin tek Kombet e Bashkuara, me arsyetimin se ky i fundit ka bërë fushatë diplomatike dhe politike kundër Libanit.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme, Bassil i ka dhënë urdhër ambasadorës së vendit të tij në OKB, Amal Mudallali, që të bëjë ankesë për Izraelin tek Kombet e Bashkuara, me arsyetimin se ky i fundit ka bërë fushatë diplomatike dhe politike kundër Libanit.

Në këtë deklaratë u tha se Izraeli u ka dërguar banorëve të fshatit Kafar Kila, mesazhe paralajmëruse si “Këto tunele janë në rrezik të shpërthimit. Janë të rrezikuar ata që u qëndrojnë pranë”, dhe se Izraeli shkeljet e bëra nga Izraeli përmes ajrit, tokës dhe kufirit, po kërcënojnë popullin.



Burimi : Tesnim News Agency