Facebooku dhe lufta libiane

Publikuar në Shta. 7, 2018, 1:59 a.m.

Po duket se lufta në Libi, e cila me vite po zhvillohet në mes ushtrisë së gjeneralit Haftar dhe të ashtuquajturës qeverisë së marrëveshjes kombëtare nga Tripoli dhe aleatëve të saj islamik, nuk po ndalet. Por tani në dy fushëbeteja. Njëra reale, në paralagjet jugore në Tripoli, dhe tjetra virtuale, në rrjetet sociale, para se gjithash në Facebook dhe Twitter.

The New York Times shkruan se në Facebook pothuaj në kohën reale, publikohen shënimet nga fushëbetejat, për pozitat për sulm apo mbrojtje, caqet të cilët duhet të goditen, kërcënimet e kundërshtarëve dhe mbështetjet e njësive vetanake. Këtë praktikë e shfrytëzojnë të dyja palët, Facebookun, shkruan The New York Times, “nuk është vetëm pasqyre e kaosit, por mund të veprojë si shumëzues i fuqisë”. Përkujton se ky përdorim i rrjetës sociale  do të thotë përdorimin e platformës ushtarake.

Krerët e rrjetave sociale  kanë thënë se kanë intervenuar dhe kanë mbyllur faqet dhe profilet jashtë regjistrit, por disa janë akoma aktive. Me sa duket për këtë do të mund të përgjigjen para komisionit të posaçëm të Senatit amerikan, para të cilit janë thirrur  udhëheqësit e Facebookut dhe Twitterit.

Por, pak është e mundshme që përfaqësuesit e kompanive në Senat janë ftuar për arsye humanitare si dhe të zvogëlohet niveli i dhunës. Polemikat me siguri janë shfaqur kur Facebooku, rastësisht apo jo, u shndërrua në vend në të cilin kanë filluar të zgjerohen lajmet të cilët  mund të krijojnë jo kënaqësi  për sistemin dhe për ata të cilët sistematikisht janë shmangur në mediat kryesore.

Rezultati i bisedimeve me ligjdhënësit amerikan me siguri do të jetë se ekipet e angazhuara do të caktojnë se çka është “ e drejtë” dhe cilat” lajme janë të vërteta” të cilat duhet përcillen, e çka janë të ashtuquajtura”lajmet e rrejshme”. Por kësaj here në radhë është konflikti libian.

Por, prapa polemikave nuk mund të fshihen dy shkrime në Facebook i cili “i ka ndihmuar libianëve në vitin 2011 që të bashkohen kundër kolonelit Muamer el Gadafit”. Në atë artikull zbulohet se si rrjetat sociale janë përdorur për “kryengritje”,  që më vonë i kanë përshkruar”revolucionarët” të zhgënjyer të cilët vet ishin pjesë e “brigadës cyber-kolaboracioniste” të cilën për inkurajimin e pranverës arabe në Tunizi e ka themeluar CIA.

 

Tani, Senati amerikan fton në përgjegjësi Facebookun dhe Twitterin se platformat e tyre shfrytëzohen për qëllime ushtarake, që është e saktë, por “harrohet”se sa ushtria amerikane është shërbyer me shërbimet e dy kompanive të rrjetave sociale(Facebook dhe Twitter), me të cilat i hidhnin  benzinë në zjarr kryengritjes e cila ka sjell gjer te fillimi i intervenimit kriminel të NATO-së në Libi.

Atëherë bashkëpunimi i tillë ka dhënë rezultatin e kërkuar dhe është larguar kundërshtari(Gadafi)  i cili ka “bërë gabim” që ka mbijetuar dhjetëra sulme paraprake. Kjo na ndihmon që të kuptojmë se si përkundër dëshmive, ligjvënësit amerikan edhe më tutje këmbëngulin emërtimit të revolucionit e cila pikërisht ishte agresioni i hapur kundër Libisë me të vetmin qëllim që të largohet koloneli Muamer el Gadafi nga pushteti.

Ai ishte aksioni i cili ka sjell te therrja masive, akoma aktuale, për të cilin janë përgjegjës, nga Hillary Clinton e cila edhe më tutje është kreu i liberalëve amerikan, gjer te Sarkozy i zymtë dhe  luftënxitësi aktual Donald Trump.

Ku është krijuar problemi? Përgjigja është e thjeshtë. Në fushëbetejë betejat po i humbin islamistët nga Tripoli dhe Misrata, dhe iniciativa është në anën e Armatës popullore libiane në krye të së cilës gjendet gjenerali Haftari dhe brigada Zindan.

Prandaj, Facebooku dhe Twitteri duhet të “imponohen” të raportojnë si duhet, që do të ishte e vërteta zyrtare e Pentagonit, dhe posaçërisht duhet pas kujdes në kohë reale të mos lejojnë publikimin e lajmeve në zhvillimin e operacioneve ushtarake të cilat mund të jenë me dobi palës e cila nuk mbështetet nga NATO-ja.

Edhe pse në Libi vështirë është të thuhet se kush kënd e mbështet, pasi që gjeneral Haftari ka kontakte me rusët, italianët, francezët, gjersa amerikanët kryesisht janë të lidhur me islamistët dhe ish revolucionarët libian.



Burimi : LOGIČNO