Imam Humejni Që Nga Lindja Deri Në Udhëtim

Publikuar në Qershor 18, 2018, 4:18 a.m.

Jeta e Imam Humejnit (r.a.) Themeluesit Të Republikës Islame Iraniane Dhe Udhëheqësit Të Revolucionit Islam.

Ruhullah Musevi Humejni, çeli sytë më datë 20 Xhemadijje Thani 1320 të kalendarittë mërgimit ose hënor, apo më datë 24 shtator 1902 në një familje fisnike me prejardhje intelektuale, mërgimtare dhe luftarake, rrënjët e së cilës zgjaten deri tek Ehli Bejti në qytetin Humejn në varësi të prefekturës së qendrës së Iranit.

Imam Humejni zgjodhi rrugën e diturisë si të parët e tij të cilët nga brezi në brez kishin ndriçuar popullin në rrugën hyjnore. Ajetullah Sejjid Mustafa Museviu, gjyshi i ndjerë i Imam Humejnit, pasi kishte studiuar në të njëjtën epokë, me të ndjerin Ajetullah Udhma Mirza Shiraziun në Nexhef dhe pasi ishte ngritur në postin e autoritetit imitues, ishte kthyer nga Nexhefi në Iran dhe kishte filluar shërbimin e ndriçimit të popullit në qytetin e Humejnit me dituri në këndvështrimin fetar.

Në kohën kur Imam Humejni ishte vetëm pesë muajsh, i ati i tij i cili ndriçonte popullin në çështjen e të vërtetës dhe drejtësisë, ra dëshmor duke u pushkatuar nga ana e forcave të regjimit tiran në rrugën Humejn-Erak. Të afërmit e dëshmorit shkuan drejt Teheranit me qëllimin e shpagimit të atyre që kren krimin në fjalë.

Shkurtimisht Imam Humejni duke nisur që nga fëmijëria e tij e vuri e se çfarë do të thotë të jesh jetim dhe të biesh dëshmor. Imam Humejni epokën e fëmijërisë e kaloi së bashku me nënën e tij besimtare. Nëna e tij zonja Haxhere ishte njëra nga mbesat e njërit nga autoritetet imitues Ajetullah Hansariut. Njëra nga ato që i dolën për zot Imam Humejnit ishte dhe halla e tij e përkushtuar. Por kur Imam Humejni ishte 15 vjeç këto dy zonja besimtare duke ecur drejt të Vërtetit, bënë që ati të privohej dhe nga mirësia e këtyre dy njerëzve të nderuar.

Mërgimi në Qytetin e Kumit Dhe Plotësimi i Studimit të Diturive Islame

Pas një kohe të shkurtër pasi Ajetullah Udhma Haxhi Shejh Abdulkerim Hairi Jezdiu (r.a.) mërgoi në qytetin e Kumit në vitin 1922 edhe Imam Humejni u zhvendos në qytetin e Kumit me synimin e plotësimit të studimit në fushën e diturive islame dhe shkuarjes në medrese. Imam Humejni pas ardhjes në Kum zuri fill që të merrte mësim nga profesorët e shquar të Qendrës së Diturive Islame në Kum. Në gjirin e profesorëve të imamit shquheshin dijetarët e njohur muslimanë dhe autoritetet imitues të epokës si i ndjeri Aga Mirza Muhammed Ali Edib Tahraniu, i ndjeri Ajetullah Sejjid Ali Kashaniu dhe  Ajetullah Udhma Haxh Shejh Abdulkerim Hairi Jezdiu.

Pas mërgimit të Ajetullah Hairiut përpjekjet e Imam Humejnit dhe disa muxhtehidëve dhanë rezultat pozitiv dhe Ajetullah Udhma Buruxherdi mori në dorë drejtimin e Lumit të Diturive Islame të Kumit. Në atë epokë Imam Humejni njihej si një muxhtehid, i cili kishte autoritet në degët e jurisprudencës, filozofisë, urtësisë dhe moralit në Qendrën e Diturive Fetare të Kumit. Në atë epokë dhe më pas shumë viteve në vijim Imam Humejni dha mësim në medresetë më të njohura në këndvështrimin e diturive fetare të Kumit, si Medreseja e Fejzijjes, Mesxhid Adhamit, Mesxhid Muhammedit, Medreseja Mullah Haxhi Sadikut, Medreseja Selmasit dhe medresetë e tjera. Ai studioi në fushën e Rrugës së Ehli Bejtit dhe Metodologjisë së Jurisprudencës në xhaminë e Shejh Adham Ensariut në qytetin e Nexhefit dhe gjatë epokës së studimit solli në rend të ditës për herë të parë çështjen e “Shteti Në Islam Dhe Juristi i Kujdestarisë”.

Imam Humejni Në Llogoren E Kryengritjes Dhe Luftës

Shpirti luftarak dhe i xhihadit në rrugën e Allahut ishte një e vërtetë, rrënjët e së cilës gjendeshin në jetesën, besimin, shoqërinë dhe politikën e jetës së familjes së Imam Humejnit. Imam Humejni e nisi luftën që në epokën e rinisë madje në kohërat e fundit të epokës së fëmijërisë. Kjo luftë e imamit mori një formë shumë të gjërë me përpjekjet e tij në fushën psikologjike dhe intelektuale. Sepse një njërën anë gjendja politike dhe shoqërore e Iranit, në anën tjetër zhvillimet e botës muslimane, e shtynë Imam Humejnin pikërisht në brendësinë e përpjekjes. Çështja e “Prefektëve të Prefekturave dhe Qarqeve” në vitin 1340 të mërgimit (1961 gregorian) dhe 1341 (1962) i dha atij një rast të rëndësishëm mbi çështjen e marrjes përsipër të udhëheqjes së luftës së dijetarëve muslimanë.

Kryengritja e dijetarëve muslimanë dhe ajo popullore kundër regjimit diktatorial të shahut më datë 15 hordad 1342 (4 qershor 1963) është e rëndësishme në dy këndvështrime. Këto dy veçori ishin jehona e perdes së lartë, që u shkaktua nga slloganet islame, të cilat përmbanin udhëheqjen e mbarë popullit të Iranit nga Imam Humejni, doli në pah për herë të parë në këto shfaqje. Sigurisht se këto sllogane të cilat më vonë do të pranoheshin nga e tërë bota do të bëheshin shkas që Revolucioni Islam Iranian nën udhëheqjen e Imam Humejnit do të përfundonte me fitore. Imam Humejni në një fjalim që kishte të bënte me përpjekjen islame dhe zhvillimet politike në botë gjatë Luftës së Parë Botërore duke kujtuar se ishte 12 vjeç citonte si më poshtë:

“Unë i kujtoj që të dyja luftrat botërore... Isha i mitur dhe shkoja në shkollë. Në rrugicat e qytetit të Humejnit shikoja ushtarët e Bashkimit Sovietik”.

Imam Humejni duke cekur dhe emrat e disa farefiseve dhe forcave të lidhura me regjimin tiran dhe diktatorial të atyre epokave pasi përkujtoi se kjo pjesë kishte dhunuar nderin dhe pasurinë e popullit kumtoi si vijon:

“Unë në fëmijëri isha në luftë. Jetonim në mjerim, ne pësuam një sulm nga farefisi i Rexhebalive dhe ne kishim pushkë dhe unë në atë epokë sapo kisha hyrë në moshën e pjekurisë. Isha fëmijë. Ne kishim krijuar llogore për t’u mbrojtur nga sulmet. Ne vazhdimisht shkonim dhe mbanim radhë në llogore. Grushti i shtetit i kryer nga Riza Hani më datë 22 shkurt 1920 me mbrojtjen e anglezëve përfundoi me marrjen fund të epokës së Kaxharëve dhe kjo gjendje ndonëse në mënyrë të kufizuar ndaloi disa përpjekje të jashtëligjshme të disa udhëheqësve të farefiseve. Por si shkëmbim i kësaj një grup familjar i diktaturës së re (shahu dhe familja e tij) rrëmbyen të ardhmen e popullit të dhunuar iraninan. Shkurtimisht regjimi i shahut zuri vendin e regjimit të kaluar. Pra në fakt për popullin iranian nuk ndodhi ndonjë gjë ndryshe”.

Ja pra në këtë mjedis, dijetarët muslimanë të mbetur ballë ballë, domethënë në njërën anë me qeverisjen pas epokës së kushtetutës dhe përpjekjeve të anglezëve, ndërsa në anën tjetër me armiqësinë ndaj Perëndimit ranë në pozitën e orvatjes së mbrojtjes së fesë islame dhe posteve të tyre. Në këtë drejtim Ajetullah Udhma Haxh Shejh Abdulkerim Hairi pas ftesës së dijetarëve të Kumit të asaj epoke mërgoi nga qyteti i Erakut në qytetin e Kumit. Në krahun tjetër dhe Ajetullah Humejni i cili kishte përfunduar në mënyrë të suksseshme studimin e degëve të ndryshme të diturive islame në qytetin e Erakut dhe Humejnit mërgoi në qytetin e Kumit. Kështu që në Kum u fuqizua posti i medreseve të diturive islame dhe i dijetarëve muslimanë.

Sigurisht pa kaluar shumë kohë Imam Humejni u ngrit në një post të zgjedhur në mesin profesorëve të tjerë për sa i përket degëve të urtësisë, filozofisë dhe metodologjisë së jurisprudencës. Pas udhëtimit të Ajetullah Udhma Hairit, Qendra e Diturive Fetare e Kumit mbeti ballë përballë me rrezikun e asgjësimit më datë 30 dhjetor 1926. Dijetarët po kërkonin një zgjidhje përballë këtij rreziku. Më pas Qendra e Diturive Fetare e Kumit për 8 vite rresht u drejtua nga ana e muxhtehidëve si Ajetullah Udhma Sejjid Muhammed Huxhxheti, Sejjid Sadruddin Sadri dhe Sejjid Muhammed Taki Hansariu. Njëri nga muxhtehidët më të shquar të epokës Ajetullah Buruxherdi ishte një përsonalitet i duhur pë të zënë vendin e Ajetullah Hairit për t’u vënë në krye të Qendrës së Diturive Islame. Propozimi në këtë drejtim erdhi në rend të ditës nga studentët e Ajetullah Hairit dhe në veçanti nga Imam Humejni. Ky i fundit teksa ftonte Ajetullah Buruxherdin në Kum bëri orvatje të mëdha që ai të merrte përsipër një detyrë të rëndësishme si vënia në krye të Qendrës së Diturive Islame.

Imam Humejni i ndiqte nga afër problemet shoqërore të asaj epoke dhe zhvillimet në Qendrën e Diturive Islame. Në ato epoka imami krahas leximit të gazetave dhe revistave vazhdimisht kryente hulumtime dhe këto hulumtime i plotësonte duke shkuar dhe ardhur pareshtur në Teheran duke marrë dhe mendimet e Ajetullah Muderrisit. Sipas Imam Humejnit rruga e vetme e shpëtimit nga mjedisi poshtërues, në të cilin gjendeshin Qendrat e Diturive Islame, pas shfuqizimit të kushtetutës dhe ardhjes në pushtet të Riza Hanit ishte shfaqja e një rizgjimi islam, vënia në lëvizje e Qendrave të Diturive Islame si dhe vënia në pah e qëndrimit të përbashkët me popullin.

Imam Humejni në vitin 1949 duke paraqitur propozimin për kryerjen e një ndryshimi rrënjësor në përbërjen e qendrave të diturive islame, duke përgatitur këtë dhe me bashkëpunimin e Ajetullah Murteza Hairit ia paraqiti Ajetullah Buruxherdit. Propozimi në fjalë gjeti mbështetjen e studentëve të Imam Humejnit dhe dijetarëve të njohur muslimanë.

Por regjimi i shahut i kishte bërë gabim llogaritë. Drafti i “Prefektëve të Prefekturave dhe Qarqeve” në mesin e kushteve të shtruara radhiste të qenit musliman, të betuarit mbi Kur’anin Famëlartë dhe të qenit mashkull i zgjedhësve, i arriti kryetarit të kabinetit Emir Esedullah Alemit në vitin 1962. Ndonëse më vonë grave iu pranua e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje këto në fakt ishin orvatjet e fshehta të regjimit të kryera me qëllimin e shmangies dhe fshehjes së synimeve të tij nga populli.

Ç’është e vërteta heqja dhe ndryshimi i dy kushteve të para, ishte një fasadë për marrjen e rolit të qeverisjes së vendit nga bahaistët. Sepse dhe më parë regjimi i shahut kishte vënë kusht që të fitonte mbështetjen amerikane në rast se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit ishin të mira. Ndryshimi i ligjit i cili i kishte çelur rrugën bahaistëve për ardhjen në të tëra shkallët e qeverisjes u bë shkak për shfaqjen e reagimeve të shumta në mesin e popullit dhe dijetarëve iranianë. Imam Humejni pas këshillimit që kreu me parinë e dijetarëve në Kum, protestoi në mënyrë të gjithanshme kundër nismës së vendosjes në shkallët e ndryshme të qeverisë së shahu të bahaistëve.

Kjo protestë e Imam Humejnit kundër regjimit të shahut në fakt një dalje jashtë mase e rëndësishme dhe përbërëse në këndvështrimin e nënvizimit të rolit që duhet të kishin dijetarët në mjedisin shoqëror dhe në zhvillimet politike të Iranit të asaj epoke. Letrat dhe telegrafet e ardhura nga dijetarët kundër kryetarit të kabinetit së qeverisë së regjimit të shahut Emir Esedullah Alemi dhe regjimi i shahut hasën në ekspozimin e mbështetjes së madhe të popullit iranian. Telegrafet e shkruara nga Imam Humejni drejt shahut dhe kryeministrit të tij kishin cilësi paralajmëruese. Në njërën nga telegrafet në fjalë zinin vend këto thënie: “Unë po iu jap këshillë; Mos veproni në kundërshtim me urdhrat e Allahut, respektoni kushtetutën, mos e merrni nëpër këmbë vullnetin e popullit, mos e shkelni gjykimin e dijetarëve dhe Kur’anit. Ruajuni nga shkelja e kushtetutës. Mos e shtyni me qëllim gjendjen e vendit drejt një gjendjeje të mjerueshme. Sepse dijetarët muslimanë nuk do të heshtin kurrë ndaj çuarjes në vend të detyrave fetare kundër nismave tuaja”.

“Si do që të ishte nisma e regjimit të shahut në çështjen e “Prefektëve të Qarqeve dhe Qarqeve” ishte një zhvillim i rëndësishëm politik në këndvështrimin e njohjes së popullit iranian të armiqve dhe të bashkëpunëtorëve vendas dhe në të njëjtën kohë për njohjen e njerëzve të cilët do të udhëhiqnin bashkësinë muslimane. Si pasojë e dështimit të regjimit të shahut në këtë epokë qeveria amerikane i shtoi shtypjet mbi regjimin e shahut mbi çështjen e kryerjes së reformave. Në vitin 1962 shahu bëri të ditur paketën e reformës me gjashtë pika dhe paketën në fjalë ia paraqiti referendumit. Por sërish Imam Humejni duke u këshilluar me dijetarët muslimanë kërkoi një zgjidhje për këtë çështje.

Si përfundim në vitin 1963 gjatë festimeve të festës kombëtare të Nevruzit u zhvilluan protesta me synimin e kundërshtimit të regjimit të shahut. Në lajmërimet e botuara të protestës së emërtuar si “Revolucioni i Bardhë” e përgatitur në Amerikë të cilën donin që ta vinin në zbatim me regjimin e shahut në Iran u cilësua si “Revolucioni i Zi”. Shahu u akuzua si bashkëpunëtori i Izraelit dhe i Amerikës dhe se donte të zbatonte kërkesat e tyre ndaj popullit iranian. Në anën tjetër regjimi i shahut duke ia përcjellur mendimin e tij vetjak se populli iranian kishte dëshirë për sa i përket çështjes së zbatimit të reformave i dha fjalën se ishte i vendosur në lidhje me çështjen e zbatimit të reformave dhe këtyre reformave ua vuri emrin “Revolucioni i Bardhë”. Por kundërshtimi i dijetarëve ndaj këtij të ashtuquajturi “Revolucion i Bardhë” do të ishte shumë i ashpër.

Por kundërshtimi i Imam Humejnit i drejtuar ndaj shahut në këtë epokë ishte tej mase tërheqës. Sepse Imam Humejni e akuzonte shahun si bashkëpunëtor të regjimit sionist të Izraelit dhe duke shfaqur një qëndrim që e mbante përgjegjës shahun për të tëra krimet e kryera e ftonte popullin që të ngrinte krye kundër shahut. Në fjalimin e mbajtur të Imam Humejnit më datë 1 prill 1963 me dijetarët e Kumit dhe Nexhefit, aipasi ka qortuar me një gjuhë e të ashpër heshtjen ebotës muslimane ndaj zhvillimeve të përjetuara në Iran dhe citoi kështu: “Të qëndrosh i heshtur sot nënkupton mbështetjen e qeverisjes diktatoriale”.

Imam Humejni një ditë më pas pra më datë 2 pill 1963 botoi qarkoren e njohur ndaj shahut. Në qarkoren e tij në fjalë Imam Humejni duke hetuar identitetin e regjimit të shahut shpalosi në mënyrë të qartë qëndrimin e këtij të fundit duke ia sqaruar të drejtuarve se si drejtohej kjo qeverisje, se ishte në urdhrin e fuqive të huaja dhe se ishte hapur kundër Islamit.

Dhe ai e bëri këtë duke marrë paraysh çdo lloj rreziku...

Viti i ri i 1963 dhe Nevruzi filloi me dijetarët muslimanë dhe me bojkotin e popullit iraninan i cili i jepte mbështetje dhe sigurisht me derdhjen e gjakut të regjimit të shahut në Medresenë e Fejzijjes. Sepse shahu ishte i vendosur në çështjen e çuarjes në vend të reformave të detyruara nga Amerika, madje dhe me çmimin e vrasjes së popullit të tij. Por Imam Humejni dke ndriccuar popullin mbi ccështjen e ndërhyrjeve të Aerikës dh tadhtive të regjimit të shahut i kishte ftauar aata që tëngrinin krye dh etë rezistonin. Ndërsa më datë 3 prill 1963 në qytetin e Nexhefit në Irak me anë të një telegrafi të dërguar nga Ajetullah Hakimi drejt dijetarëve iranianë kërkoi që mbarë dijetarët muslimanë iranianë të mërgonin në qytetin e Nexhefit. Sigurisht që kjo ftesë ishte për të ruajtur sigurinë e jetës dhe Qendrës së Diturive Islame.

Telegrafit në fjalë Imam Humejni i dha përgjigjie mënjëherë pa pritur gjatë dhe ia bëri të ditur se mërgimi i mbarë dijetarëve muslimanë dhe zbrazja e medreseve nuk ishte një gjë e mirë.

Megjithatë Imam Humejni më datë 2 maj 1963 me rastin e ditës së 40-të të kryerjes së krimeve nga ana e regjimit të shahut, në një mesazh të drejtuar dijetarëve dhe popullit iranian, kërkoi nga udhëheqësi arabë, vendet muslimane dhe popujt muslimanë që të luftonin kundër regjimit sionist izraelit dhe të dënonin marrëveshjet e nënshkruara në mesin e Izraelit dhe regjimit të shahut.

Kryengritja e 15 Hordadit

Muaji hordad i vitit 1963 rastisi me muajin e mërgimit-hënor muharrem. Me këtë rast Imam Humejni kërkoi që të përfitonte në shkallën më të lartë me qëllimin e ndriçimit të popullit dhe ftuarjen e tij kundër regjimit të shahut duke shfrytëzuar kështu rastin e përkujtimoreve të veçanta të cilat do të zhvilloheshin këtë muaj.

Imam Humejni më datë 2 qershor 1963 në ditë e Ashures pasdite, duke mbajtur një fjalim historik drejtuar dijetarëve, studentëve dhe popullit në Medresenë e Fejzijjes, e ftoi populin që të ngrinte krye dhe të luftonte kundër regjimit të shahut.

Imami në fjalimin e tij të lartpërmendur iu drejtua shahut duke përdorur këto thënie:

“Unë po të këshilloj ty o i nderuari shah! O shah! Unë po të këshilloj ty hiq dorë nga këto punë. O shah ty po të mashtrojnë! Nëse një ditë ata do të duan që ti të largohesh nga ky vend a do që të tërë të gëzohen? Por nëse ty të diktojnë dhe ata e përcaktojnë se çfarë do të thuash, atëherë këtë mendoje gjërë e gjatë... Vëri vesh këshillës sime.. Si pasojë e marrëdhënieve mes Izraelit dhe shahut njësitë e shërbimit të fshehtë duan që ne të mos flasim kundër Izraelit. Apo mos vallë shahu është izraelit? A nuk dha urdhër shahu që kryengritja të shtypet me gjak?”

Menjëherë pas mbajtjes së këtij fjalimi të imamit pra më datë 3 qershor, ndërsa ishte duke falur namazin e akshamit ai u arrestua dhe me një shpejtësi të madhe u dërgua dhe u burgos në një burg në pronësi të oficerëve. Në perëndim të së njëjtës ditë ai u zhvendos në burgun e Kasrit. Ndërsa në mëngjes pra në orët e para të datës 4 qershor, lajmi i arrestimit të Imam Humejnit nga ana e forcave të regjimit të shahut u përhap në qytetin e Teheranit, Meshhedit, Shirazit dhe në të tërë qytetet sivëllezër, fillimisht në qytetin e Kumit u zhvilluan shfaqje protestash të ngjashme kundër regjimit të shahut.

Sigurisht se njëri nga njerëzit më të afërt të shahut gjeneral Husejn Ferdusi në kujtimet e tij, zbuloi se  njëri nga njerëzit më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe politikës amerikane, e kishte ndihmuar dhe i kishte dhënë drejtim organizatës së shërbimit të fshehtë të shahut Savakut dhe ushtrisë iraniane, me synimin e shtypjes së kryengritjes së popullit iranian. Në kujtimin e sipërcituar ai ka zbuluar duke përdorur një gjuhë të qartë se si njerëzit e regjimit të shahut kishin kryer krime të çmendura ndaj popullit iranian.

Imam Humejni pasi qëndroi 19 ditë në burgun e Kasrit u zhvendos në burgun ushtarak të Ishretabadit.

Më 15 hordad 1342, ose më 4 qershor 1963, teksa ushtria e shahut në Teheran ishte duke shtypur në mënyrë të përgjakshme, shfaqjen e zhvilluar për të mbështetur Imam Humejnin dhe për të protestuar kundër regjimit të shahut; gjatë hetimit të Imam Humejnit, ky i fundit nuk ngurroi që të shprehte trimërisht se regjimi i shahut dhe të tërë njësitë e tij ishin të jashtëligjshme dhe se drejtimet në vend nuk ishtë të ligjshme. Ndërsa në vitin 1964 ai u la i lirë pa u dhënë ndonjë sqarim paraprak dhe u dërgua në Kum. Menjëherë pas bërjes së ditur të lajmit se Imam Humejni ishte lënë i lirë populli në të katër anët e Iranit zhvilloi shfaqje gëzimi dhe veçanërisht në qytetin e Kumit u zhvilluan veprimtari të veçanta nga ana e Medreseve të Diturive Islame dhe popullit. Këto shfaqje gëzimi vazhduan për disa ditë me radhë. Sigurisht se ne përvjetorin e parë të kryengritjes së 15 hordadit me rastin e kryerjes së krimit të regjimit të shahut Imam Humejni dhe dijetarët e zgjedhur muslimanë me qarkoren e tyre të përbashkët të botuar i kujtuan me mëshirë dëshmorët dhe ditën në mësipërme e shpallën si ditë zie.

Por Imam Humejni më datë 26 tetor 1964 botoi një qarkore revolucionare dhe në këtë qarkore në fjalë ai shprehu si më poshtë: “Dua që e mbarë bota ta marrë vesh se pas çdo lloj problemi të popullit iranian qëndrojnë të huajt. Amerika është ajo që është përgjegjëse për këto probleme. Duke filluar në veçanti me botën islame dhe popujt muslimanë i tërë opinioni botëror në fakt e urren Amerikën... Fuqia e cila qëndron pas Izraelit dhe mbështetësve të tij është Amerika. Ajo e cila mbështet Izraelin në dëbimin e qindra mijra arabëve nga trojet e tyre është Amerika”.

Zbulimet e Imam Humejnit kundër pranimit të draftit të kapitullimit u bënë shkas i një kryengritje të re në muajin dhjetor në nëntor në Iran. Më datë 4 nëntor 1964 në orët e para të mëngjesit njësitë speciale komando në mënyrë të armatosur lëvizën nga Teherani në Kum dhe e mbajtën nën shtetrrethim shtëpinë e Imam Humejnit. Ky i fundit gjatë kohës së shtetrrethimit njëlloj si një vit më parë ishte i zënë duke bërë adhurim. Menjëherë pas arrestimit Imam Humejni ai u bart në aeroportin e Mehrabadit në Teheran dhe duke zbatuar një program të përgatitur më parë nën shoqërimin e spiunëve u dërgua me një avion në Ankara. Dhe po të pasditen e së njëjtës ditë Sauaku bëri të ditur se Imam Humejni ishte dëbuar nga vendi me akuzën e përpjekjes së rrëzimit të regjimit të shahut! Ky lajm u botua dhe në gazeta.

Pavarësisht tërësisë së shtypjeve dhe kërcënimeve duke nisur me Tregun e Teheranit i cili luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ekonominë e Iranit dhe në Medresetë e Diturive Islame u protestua me zhvillimin e veprimtarive të mbylljes së qepenave dhe me zhvillimin e grevave ndaj përpjekjes së regjimit të shahut pë të dëbuar imamin. Në këtë kontekst iu dërguan letra institucioneve ndërkombëtare.

Qëndrimi i Imam Humejnit në dëbim zgjati 11 muaj në qytetin Bursa të Turqisë. Regjimi i shahut i cili shfrytëzoi rastin e mungesës së imamit, krahas së shtypjeve të tëra kundërshtimeve në mënyrë të përgjakshme, nisi vënien në zbatim në mënyrë të shpejtë të reformave të imponuara nga Amerika. Sigurisht qëndrimi i Imam Humejnit në Turqi ishte një rast për shkrimin e librit të tij me titull: “Tahriru’l-Uesile” (Çlirimi i Ndërmjetësimit).

Dëbimi i Imam Humejnit Nga Turqia Për Në Irak

Më datë 5 tetor 1964 Imam Humejni së bashku me të birin e tij Ajetullah Mustafa Humejnin u dërguan në vendin e dytë të dëbimit në Irak. Imam Humejni sapo shkoi në Irak shkoi në qytetet Kazimejn, Samerra dhe Kerbela për të vizituar tyrbet e imamëve të pastër dhe të pafajshëm të Ehli Bejtit dhe pas një jave u dërgua në vendin e dëbimit në qytetin e Nexhefit.

Gjatë kohës 13 vjeçare të jetuar në dëbim në Irak të Imam Humejnit, në pamje të jashtme nuk kishte shtypje dhe kufizime të drejtpërdrejta; por shpifjet dhe aludimet e paqena të disa njerëzve që ishin mbështjellur nën petkun fetar e shqetësonin shumë Imam Humejnin. Por ai i përballonte të tëra këto me durim dhe guxim ai e vijonte luftën e tij. Megjithatë krahas kalimit të kaq shumë shqetësimeve dhe vështirësive ata nuk mundën që ta thyenin luftën e tij kundër regjimit të shahut. Ai vijoi të ecte përpara në rrugën që e dinte si të Vërtetit.

Imam Humejni në epokën e dëbimit në qytetin e Nexhefit pavarësisht të tëra kundërshtimeve të asaj epoke ai ia doli mbanë që të niste që të jepte mësim dhe në degët e tjera përveç mësimit të jurisprudecës në Xhaminë e Shejh Ensariut në vitin 1965. Imam Humejni vijoi që të jepte mësim në të njëjtën xhami deri në kohën kur u dëbua në Paris. Mësimet e imamit në Nexhef dhe madje në mbarë Irakun të tërhiqnin vëmendjen në këndvështrimin e çështjeve të shqyrtuara dhe përkushtimit të tij ndaj mësimit.

Imam Humejni brenda kohës që u gjend në Irak e ruajti në mënyra të ndryshme lidhjen me luftuesit muslimanë në Iran. Imami në çdo rast theksonte se shpirti i kryengritjes së 15 hordadit duhet të mbahej i gjallë.

Imami pas dëbimit asnjëherë nuk hoqi dorë nga lufta dhe vazhdimisht në fjalimet dhe veprimtaritë e mbajtura ai e mbante luftën të gjallë. Ai u bë burimi i shpresës dhe i frymëzimit të milionave njerëzve.

Imam Humejni në fjalimin e mbajtur me rastin e pranimi të përfaqësuesit të Lëvizjes Feth (Çlirimi) të Palestinës më datë 11 tetor 1967, duke shtjelluar gjendjen e botës muslimane dhe çështjes palestineze vuri theksin se mbarë bota muslimane duhet ta mbështesë përpjekjen palestineze dhe se muslimanët duhet të shfaqin interes në lidhje me çështjen palestineze dhe kryerja e detyrës së tyre në këtë rrugë është një detyrë e sheriatit (ligjeve hyjnore).

Në ditët e para të vitit 1979 në mes të regjimit të shahut dhe regjimit irakian filluan të shfaqeshin mosmarrëveshjet në kulm. Regjimi irakian i dëboi në kushte shumë të këqija nga Iraku iranianët që gjendeshin në këtë vend. Regjimi baathist u mundua me të vërtetë shumë për të përfituar nga armiqësia e imamit kundër regimit të shahut por imami asnjëherë nuk u bë pjesë e kësaj loje të luajtur nga regjimi baathist.

Në 4 vitet e para në të cilat Imam Humejni zuri fill që të jepte mësim në Nexhef fytyra e medreseve të diturive fetare ndryshoi rrënjësisht. Kjo lëvizje e Imam Humejnit nuk ndikoi vetëm ata të cilët luftonin kundër regjimit të shahut në Iran. Kjo lëvizje e imamit duke kapërcyer dhe kufijtë e Iranit dhe Irakut u përhap dhe në Liban dhe në zonat e tjera në botën muslimane. Në të vërtetë tanimë lëvizja e imamit ishte shndërruar në një burim frymëzimi për luftuesit muslimanë.

Imam Humejni Dhe Vazhdimi i Luftës

Në gjysmën e dytë të vitit 1971 mosmarrëveshjet mes regjimit baathisit irakian dhe regjimit të shahut kapën pikën e majës. Kjo gjendje u bë shkak që numri i madh i iranianëve të cilët jetonin në Irak të dëboheshin në kushte shumë të vështira. Imam Humejni nuk mund të qëndronte i heshtur ndaj kësaj gjendjeje dhe duke i dërguar një telegraf të drejtuar ndaj presidentit irakian qortoi dëbimin e iranianëve. Imam Humejni i gjendur në këto kushte të reja negative në Irak vendosi që të largohej nga ky i fundit. Por autoritetet e regjimit baathist duke u frikësuar nga pasojat që do shkakonte largimi i Imam Humejnit nga Iraku në ato kushte nuk i dhanë leje që të dilte nga Iraku.

Më 15 hordad të vitit 1975 në përvjetorin e kryengritjes dhe të përvjetorit të kryerjes së krimit të regjimit të shahut, kjo ngjarje u përkujtua në Kum nga ana e studentëve të medresesë. Veprimtaritë që u zhvilluan thuajse ishin në shkallën e sfidimit të regjimit të shahut. Veprimtaritë e zhvilluara na qytetin e Kumit zgjatën për dy ditë dhe në këto dy ditë i mbarë qyteti i Kumit tingëlloi me slloganin: “U Shkatërroftë Dinastia Pehlevite! Rroftë Humejni!” Para kësaj kryengritjeje regjimi i shahut kishte arrestuar dijetarët dhe politikanët më të spikatur me synimin e parandalimit të shfaqjeve të mundshme. Megjithatë as kjo orvatje e skuadrës speciale të regjimit të shahut nuk ia doli dot mbanë që të pengonte përkujtimin e përvjetorit të kryengritjes së 15 hordadit.

Në vitin 1975 paralelisht me armiqësinë ndaj fesë, regjimi i shahut e zëvendësoi kalendarin zyrtar i cili merrte për bazë mërgimin e të dërguarit të Islamit, me kalendarin që merrte për bazë historinë e hahameneshilerëve. Imam Humejni duke reaguar ashpër ndaj kësaj lëvizjeje të pacipë e qortoi këtë orvatje. Imami e ftoi popullin që të mos e përdorte këtë kalendar dhe kjo ftesë gjeti një mbështetje të madhe nga ana e popullit. Populli jo vetëm që bojkotoi partinë në qeveri të shahut por bojkotoi dhe kalendarin e shahut. Regjimi i shahut u zhgjënjye jashtë mase në orvajtjen në fjalë dhe u turpërua. Sepse nuk kishte rëndësi se çfarë gjëje që bënte shahu, Imam Humejni shpaloste se kishte fuqinë për t’i shkatërruar këto orvatje. Dhe më në fund në vitin 1979 regjimi i shahut duke hedhur një hap pas e anulloi çështjen e kalendarit të shahut.

Arritja Në Pikën e Majës Së Kryengritjes Islame Më 1978

Imam Humejni i cili ndiqte nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe ngjajet në botën islame përpiqej që të çonte drejt fitores lëvizjen islame duke përfituar nga këto zhvillime. Imami duke botuar një mesazh në vitin 1978, të tëra shoqatat studentore brenda dhe jashtë shtetit, secilin që ishte kundër regjimit të shahut, atdhetarët, qarqet kulturore dhe intelektuale si dhe me ndërmjetësimin e të tëra institucioneve dhe qarqeve ndërkombëtare të shtypit brenda dhe jashtë shtetit, i ftoi që të ngrinin krye kundër krimeve të kryera nga regjimi i shahut.

Në tetor 1978 më rënien dëshmor të Ajetullah Mustafa Humejnit dhe me rastin e ceremonive përkujtimore të rënies së tij dëshmor të zhvilluara në të katër anët e Iranit dhe në veçanti në Qendrat e Diturive Fetare të Iranit u bënë shkak për fillimin e etapës së dytë të luftës kundër regjimit të shahut, ndërsa Imami Humejni në atë kohë e cilësoi këtë zhvillim si një mirësi hyjnore të Allahut të Madhëruar. Më pas regjimi i shahut duke botuar një artikull i cili fyente Imam Humejnin në gazetën: “Ittilaat” (Leximi) e cila kishte cilësohej se kishte një një tirazh të rëndësishëm kishte për qëllim hakmarrjen ndaj tij. Pas këtij artikulli më dhjetor 1978 në qytetin e Kumit u zhvilluan shfaqje kundër regjimit të shahut, por regjimi i shahut ashtu siç kishte ndodhur në të shkuarën kishte për synim ndalimin e shfaqjes duke derdhur gjakun e një numri të madh protestuesish. Megjithatë shahu pavarësisht se derdhi aq shumë gjak nuk ia doli dot mbanë që të shuante zjarrin e kryengritjes.

Mërgimi i Imam Humejnit Nga Iraku Për Në Paris

Në një takim të mbajtur në New York mes minisitrave të jashtëm të Iranit dhe Irakut u vendos dëbimi i Imam Humejnit nga Iraku. Më datë 24 shtator 1979 shtëpia e Imam Humejnit u mbajt nën shtetrrethim nga forcat e regjimit baathist dhe pas përhapjes së këtij lajmi reagimet u shtuan me në krye Iranin, Irakun dhe vendet e tjera të botës muslimane.

Më 4 tetor 1979 Imam Humejni u largua nga Iraku për të shkuar në Kuvajt. Por shteti i Kuvajtit si pasojë e mesazhit të shahut nuk i dha leje Imam Humejnit që të kthehej në trojet e tij. Më para thuhej se imami do të shkonte në Liban ose Siri. Por imami pasi u këshillua me të birin e tij Sejjid Ahmed Humejnin vendosi që të mërgonte në Paris dhe më datë 16 tetor 1979 imami shkoi në Paris. Pas dy ditëve që imami kishte shkuar në Paris ai nisi të banonte në shtëpinë e një iraniani në një vendbanim të vogël të quajtur Neauphle le Châteaue në rrethinat e Parisit. Forcat speciale të presidentit francez i bënë të ditur se Imam Humejni e kishte të ndaluar të merrej me çdo lloj veprimtarie politike për sa kohë që do të qëndronte në Francë. Por dhe Imam Humejni reagoi ashpër duke bërë të qartë se me kufizime të tilla një vend i cili trumpetonte demokracinë kishte marrë nëpër këmbë slloganet e tij dhe se kjo nënkuptonte se ky i fundit kishte shkelur ligjet e tij dhe ai dha mesazhin se nëse do të ishte e nevojshme ai do të mund të shkonte në një vend tjetër.

Në dhjetor 1979 Imam Humejni formoi Këshillin e Revolucionit. Shahu pasi formoi Këshillin e Sulltanatit dhe pasi mori votën e besimit të qeverisë së Bahtijarit më 16 janar u arratis nga vendi. Ky lajm u përhap menjëherë si fillim në Teheran dhe më pas në qytetet e tjera dhe populli duke u derdhur nëpër rrugë festoi aratisjen e shahut.

Kthimi Në Iran i Imam Humejnit Pas 14 Viteve Në Dëbim

Në janar 1979 imami mori vendimin e kthimit në Iran. Çdo njeri që e dëgjoi këtë lajm derdhi lotë gëzimi. Sepse populli kishte qëndruar 14 vite larg imamit të tyre. Por populli iranan dhe të afërmit e imamit ishin të shqetësuar nga siguria për jetën e tij në rast të kthimit të tij në Iran. Por si do që të ishte imami kishte vendosur që të kthehej në Iran dhe në mesazhet e dërguara ndaj popullit iraianan kishte bërë të ditur se ai donte të ishte pranë popullit iranian në ditët e rëndësishme të cilat do të përcaktonin të ardhmen e Iranit. Ndërkohë qeveria e Bahtijarit kishte mbyllur aeroportet për avionët që do të vinin nga jashtë.

Por qeveria e Bahtijarit duke mos përballuar rezistencën brenda vendit mbeti e detyruar që të pranonte kërkesën e popullit iranian dhe Imam Humejni më 12 behmen 1357, ose më datë 1 shkurt 1979 u kthye në vendin e tij pas 14 viteve të jetës së tij në dëbim. Shfaqja disa milionëshe e popullit iranian e cila kishte dalë për të pritur Imam Humejnin ishte aq madhëshore sa as institucionet e mediave perëndimore nuk u përmbajtën nga rrëfimi i kësaj të vërtete. Imam Humejni duke parë se kishin dalë për ta pritur 4-6 milionë për ta pritur dha mesazhin se tanimë kishte zënë fill një epokë e re në Iran.

Udhëtimi i Imam Humejnit

Imam Humejni kishte thënë synimet, idealet dhe më saktë se çfarë duhej të kihte thënë, ai e kishte çuar në vend në mënyrën më të mirë atë që kishte marrë pësipër dhe ishte përpjekur me mish e e me shpirt në praktikë për jetësimin e synimeve të tij. Por në qershor 1989 ai po përgatitej për të shkrua tek “Miku” i tij për të Cilin kishte shpenzuar të tërë jetë e tij për të fituar kënaqësinë Tij. Sepse imami nuk ishte përkulur ndaj asnjë fuqie tjetër përveç Tij. Por tanimë kishte ardhur koha që imami të largohej nga populli dhe të takohej me zotëruesin e së vërtetës. Tekefundit ai kishte shkruar këto tek testamenti i tij:

“...Në frymëmarrjet e fundit të jetës sime unë kërkoj për të tërë sukses dhe ndihmë nga faltorja e Zotit të botërave për çështjet që do të ndihmojnë në ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e kësaj porosie hyjnore dhe bërjen e ditur së detyrës për brezin e tanishëm dhe brezat që do të vijnë për një pjesë të rreziqeve dhe pengesave që i kërcënojnë ato”.

Në ditën e shtunë më 3 qershor 1989 në orën 22:20 ishte koha e ndarjes së imamit.. zemra e këtij njeriu të madh i cili ndriçoi zemrat e milionave me dritën hyjnore dhe shpirtëroren më në fund ndaloi. Kamerat e vendosura në spital nga ana e të afërmve të tij shfaqnin se ai nuk kishte ndaluar për asnjë çast të vetëm adhurimin ndaj Krijuesit ndonëse ishte në gjendjen më të vështirë dhe të pafuqishme. Buzët e imamit vazhdimisht përmendnin emrin e Tij. Në natën e fundit dhe ndonëse ishte në moshën 87 vjeç, megjithëse ai po kalonte disa operacione në të njëjtën kohë ky njeri i madh i urtësisë dhe i dashurisë pavarësisht se kishte të vendosur serum dhe lëndë të tjera në krahët e tij ai falte namaz nate dhe lexonte Kur’anin Famëlartë. Në orën e fundit të jetës së tij ai në një gjendje të plotë prehjeje engjëllore duke cituar vazhdimisht fjalinë e dëshmisë ai pëshpëriste emrin e bekuar të Allahut.

Ja pra pikërisht në këto kushte ai shkoi drejt të Vërtetit. Kur u dëgjua lajmi i udhëtimit të Imam Humejnit në Iran dhe në botën islame u duk sikur kishte ndodhur një tërmet i fuqishëm. Stacionet e radios dhe televizionit në Iran dhe në botë teksa jepnin lajmin e udhëtimit të imamit si lajmin më të rëndësishëm, në anën tjetër ata që e njihnin imamin dhe muslimanët që e ndiqnin rrugën e tij kur dëgjuan lajmin e ndarjes së imamit të tyre nuk mundën ta përmbanin veten nga shkrehja në vaj.

Asnjeri i lapsit nuk mund të sqarojë në kuptimin e plotë të fjalës ndikimin, hidhërimin e krijuar dhe ndjenjat e muslimanëve iranianë dhe të botës kur dëgjuan për ndërrimin jetë të imamit. Sepse ndjenjat dhe përjetimi i hidhërimit i popullit iranian dhe muslimanëve të botës ishin të drejtat më natyrshme të tyre. Sepse Imam Humejni u kishte treguar personalisht në praktikë atyre atë që nuk kishte mundur t’ua mësonte asnjeri deri në atë kohë se si bëhej xhihadi dhe lufta në rrugën e Allahut; kjo gjendje u bë shkak për përjetimin e zhvillimeve të rëndësishme në Iran dhe në botë. Ata kishin humbur imamin e tyre i cili kishte bërë të mundur që të fitonin dhe njëherë krenarinë dhe nderin e humbur të muslimanëve. Duart e të huajve amerikanë dhe perëndimore të zgjatura në Iran ishin prerë.

Ai kishte qëndruar në një mënyrë të paepur përballë fuqive materialiste dhe djallëzore të botës, ai kishte luftuar për ringjalljen e Islamit. Ai në ditët e ashpra pas fitores së Revolucionit Islam, kishte parandaluar çdo lloj trazire të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm duke filluar me grushtin e shtetit, ai kishte kryer me një largpamësi të mrekullueshme detyrën e kryekomandantit, gjatë luftës 8 vjeçare të imponuar nga fuqitë e jashtme, ai nuk kishte hedhur asnjë hap pas, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së trojeve të Republikës Islame Iraniane, përballë qindra sulmeve të regjimit baathist irakian, i cili ishte i mbështetur nga dy superfuqitë e epokës, përkatësisht asaj perëndimore Sh.B.A-së dhe asaj lindore Bashkimit Sovietik. Por tanimë populli, dijetarët muslimanë, ata të cilët frymëzoheshin nga imami dhe ata që e donin nuk do të mund ta shikonin fizikisht udhëheqësin e tyre të madh.

Sigurisht se atë të cilët hasin vështirësi në kuptimin dhe konceptimin e thellë të popullit iranian dhe muslimanëve për udhëtimin e imamit, ose për ndarjen e tij nga bota jonë, vdekjes së zemrave të qindra njerëzve së bashku me imamin, zemrat e të cilëve nuk mundën të përballonin ceremoninë e xhenazesë së imamit, ndërsa me qindra njerëz përballë ndarjes nga jeta të imamit, mbushën klinikat dhe spitalet duke pësuar ndalim zemre, pa dallim nëse ishte burrë apo grua, i moshuar ose i mitur, mund t’u vijnë në ndihmë filmat dhe fotografitë e sasj epoke të cilat shfaqin të tërë ata që ndanin të njëjtin shqetësim.

Sigurisht se ata të cilët e dinë dashurinë hyjnore dhe e kanë përjetuar atë nuk kanë një problem të tillë. Në të vërtetë populli iranian ishte i dashuruar me imamin e tyre dhe në përvjetorin e udhëtimit të tij të imamit duke thënë: “Të jesh i dashuruar me Humejnin është të jesh i dashuruar me të tëra bukuritë” i shtonin më shumë bukuri kësaj dashurie.

Më 4 qershor 1989 ata të cilët u gjendën në mes të detyrës së zgjedhjes së udhëheqësit në Iran mblodhën “Këshillin e Dijetarëve”. Në mbledhje pasi Ajetullah Hamenei lexoi për dy orë e gjysmë testamentin e imamit të ndjerë; u trajtua çështja e zgjedhjes së njeriu të denjë për vendin e lënë të zbrazur të postit të udhëheqësit. Pas mbledhjes e cila zgjati me orë u zgjodh Ajetullah Hamenei si presidenti i epokës në postin e udhëheqësit. Në zgjedhjen e Ajetullah Hameneit bëhej fjalë për faktorë të rëndësishëm. Ajetullah Hamenei ishte njëri nga studentët e Imam Humejnit. Ai ishte pjekur brenda lëvizjes së Revolucionit Islam dhe kishte përballuar çdo lloj shqetësimi. Ai kishte marrë pjesë në fatkeqësinë e 15 hordadit ai kishte mbështetur me mish e me shpirt të tërë luftën e Imam Humejnit dhe në të njëjtën kohë kishte humbur një pjesë të trupit të tij në një sulm terrorist të organizuar nga ana e armiqve. Pra ai ishte një figurë e spikatur e veteranëve të Revolucionit Islam. Po “Këshilli i Dijetarëve” kishte zgjedhur një njeri të tillë të përzgjedhur për një detyrën shumë të rëndësishme si ajo e Udhëheqjes së Revolucionit Islam.

Perëndimorët dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas të cilët kishin pësuar humbje të rënda ndaj politikave të Imam Humejnit në Iran e prisnin me padurim ndërrimin jetë të Imam Humejnit. Sepse ata kishin dëshirë që të rrëzonin rendin islam në mungesë të Imam Humejnit.

Por zgjedhja e menjëhershme e popullit iranian dhe zgjuarsia e “Këshillit të Dijetarëve” dhe kjo zgjedhje ndjekësit e imamit në Iran marrja e mbështetjes së plotë të kësaj zgjedhjeje nga ana e ndjekësve të imamit në Irani bëri që dëshirat e armiqve të Revolucionit Islam të shuheshin përsëri. Madje ndërrimi jetë i Imam Humejnit jo vetëm që nuk ishte fundi i mendimit dhe i idealeve të tij por bëri të mundur përhapjen në një mënyrë më të gjërë të tyre. Nga ky këndvështrim ata u bënë dëshmitar i zanafillës së një epokë të re. Sepse mendimi, mirësia, shpirtërorja dhe e vërteta nuk ishin të përkohshme, por të pavdekshme.

Në këtë datë në Teheran u dyndënme miliona njerëz nga qytetet, qytezat dhe fshatrat e Iranit, në vendin ku do të falej namazi i xhenazesë së imamit, i cili kishte pasqyruar dritën e drejtësisë hyjnore në botë, i cili ishte orvatur për të shpëtuar njerëzimin nga errësira dhe mendimet e shmangura, për t’i dhënë lamtumirën e fundit imamit të tyre, i cili i kishte dhënë shpirt edhe njëherë lëvizjes islame në botë.

Në lidhje me ceremoninë e xhenazesë së imamit nuk kishte ndonjë nderim zyrtar çdo gjë ishte e thjeshtë. Ajo u fal ashtu siç ia donte zemra popullit larg shfaqjes. Populli i pasqyronte ndjenjat në një mënyrë tërësisht objektive ndaj kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Trupi i pajetë i imamit qëndronte pakëz më lart në mesin e miliona të të dashuruarve të tij. Të tërë sipas zemrës së tyre thuajse bisedonin me imamin dhe i luteshin atij. Ata i shprehnin shqetësimin, hidhërimin dhe qanin. Ndërsa xhaddetë dhe rrugët e automjeteve rreth e rrotull sheshit të faljes së namazit të xhenazesë ishin të mbushura nga qindra mijra miliona të cilët kishin ardhur në xhenazenë e imamit dhe ceremoninë e vajtimit.

Flamujt e zinj të cilët shfaqnin vajtimin dhe ajetet e Kur’anit Famëlartë ishin të varura në çdo vend, duke filluar me zyrat e shtetit, në shtëpitë e njerëzve dhe në çdo vend lexohej Kur’ani Fisnik. Ndërkohë dhe në varrezat e Beheshti Zehrasë në vendin ku do të varrosej trupi i pajetë i imamit ndodhën skena të ngjashme. Familjet, gratë, burrat së bashku më fëmijtë e tyre lexonin Kur’anin Famëlartë dhe luteshin për imamin. Në çdo vend shpërndaheshin ushqime dhe pije me dëshirën se njerëzit do të luteshin për shpirtin e tij. Veteranët që ishin plagosur në luftën Irak-Iran dhe ushtarët e tjerë muslimanë shprehnin me fjalë hidhërimin e qëndrimit larg dhe mbetjes jetim vetëm disa metra tutje trupit të pajetë të imamit. Ata qanin me dënesë sepse ata tanimë nuk do të mund ta shihnin më kurrë imamin e tyre. Tanimë shtëpia e imamit në Xhemeran e atij njeriu të moshuar por trim, i cili i qetësonte shqetësimet e jetimëve dhe veteranëve do të qëndronte e privuar nga njerëzit urtakë.

Më datë 5 qershor 1989 me miliona njerëz e gdhinë natën e fundit duke qëndruar në krye të trupit të pajetë të imamit... Në orët e para të mëngjesit miliona njerëz nën udhëheqjen e Ajetullah Udhma Golpajeganit falën namazin e xhenazesë së imamit.

Populli iranian edhe duke përcjellur imamin e tyre drejt përjetësisë thuajse shfaqi një pjesëmarrje ngazëllyese njëlloj si ajo kur e kishin pritur kthimin e imamit pas 14 viteve në dëbim. Masat disa milionëshe e përcollën atë në një mënyrë madhështore drejt të Vërtetit. Thuajse mbarë Irani po përjetonte sërish kthimin e tij madhështor të vitit 1979. Mbase historia nuk do të shkruante më një ceremoni të tillë ngazëllyese xhenazeje. Burimet ndërkombëtare të lajmeve duke bërë të ditur se turma ishte 6 milionë njerëz kur imami ishte kthyer, institucionet e masmedias ndërkombëtare bënë të qartë se tani 9 milionë njerëz kishin marrë pjesë duke falur namazin e xhenazesë së tij.

Për hir të vërtetës pas ardhjes së Imam Humejnit në Iran, duke patur parasysh problemet e shumta, duke nisur më në krye luftën 8 vjeçare të shkaktuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm si dhe çështjet e tjera, me mijra ushtarë muslimanë të cilët kishin rënë dëshmorë në luftë si dhe sërish shkatërrimi i një pjese të rëndësishme të vendit si pasojë e luftës, problemet ekonomike dhe problemet e tjera shoqërore, nga ana logjike populli duhet të ishte i rraskapitur, i dërrmuar dhe larg imamit të tyre. Por kjo nuk ndodhi kurrë dhe gjendja mori një zhvillim plotësisht të kundërt. Tekefundit ishte pikërisht ky zhvillim i cili u bë shkak i asgjësimit të shpresave të fundit të armiqve të tij. Domethënë udhëtimi i imamit në të vërtetë kishte lëshuar një goditje të rëndë ndaj armiqve të Islamit. Dhe me një masë disa milionëshe e cila kishte përsëritur me një betim se do të vijonte rrugën e mamit. Ndërsa brezi i ri kishte kaluar në edukimin e institucionit hyjnor me këtë thënie: “Vuajtja e hequra në këtë botë, masa  e vështirësive dhe flijimeve janë pikërisht në përputhje sipas madhësisë së synimit”.

Pas faljes së namazit të xhenazesë trupi i pajetë i imamit u bart në varrezën e Beheshti Zehrasë. Si pasojë e masës së madhe të popullit të tejmbushur me ndjenja, ndonëse u shpall se proçesi i qefinosjes do të bëhej me vonë me qëllimin e shpërndarjes së masës së njerëzve, masa nuk  u shpërnda dhe proçesi i qefinosjes u bë me vështirësi të madhe pasdite. Pamjet filmike të regjistruara të masës disa milionëshe duke i dhënë lamtumirën imamit të tyre nuk ishin të fshehura nga media dhe në fakt këto pamje ishin një mesazh i ri i përcjellur për mbarë botën se populli iranian do të vijonte rugën e imamit të tyre.

Kështu pra edhe udhëtimi i Imam Humejnit njëlloj si jeta e tij u bë shkak i një rizgjimi dhe e bëri të pavdekshëm rrugën dhe kujtimin e tij. Sepse ai ishte një e vërtetë dhe e vërteta do të qëndrojë gjithmonë e gjallë dhe e pavdekshme.



Burimi : turkish.khamenei.ir