Reflektimi i dështimit të marrëveshjes bëthrthamorenë fushën energjitike në İran

nga H. Çiğdem Yorgancıoğlu | Publikuar në Maj 30, 2018, 2:17 a.m.

Hyrje

Sanksionet ndërkombëtare që iu vunë Iranit nga viti 2006 deri në vitin 2015 e kanë dëmtuar seriozisht ekonominë e vendit. Ekonomia iraniane, e cila në vitet 2012 dhe 2013 pati arritur në mënyrë kumulative që të binte deri në dhjetë përqind, në vitin 2015 arriti ta merrte veten deri diku. Madje, përsa i përket vitit 2018, pretendohej që në këtë periudhë të fillohej të mbidheshin frytet që do të sillte zbatimi i marrëveshjes bërthamore. Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç ishin parashikuar. Protestat në rrugë që po lëkundnin një aks politik, të cilat patën filluar në vitin 2017[i]  dhe që më pas vijuan edhe në ditët e para të vitit 2018, në opinionin e brendshëm u rrit perceptimi i një rreziku në vend. Me rritjen e këtij perceptimi të ekzistencës së një rreziku erdhi edhe ulja e konsiderueshme në vlerë e parasë së brendshme iraniane në bursë krahasuar me monedhat e huaja. Sikur të mos mjaftonte, vendimi për Marrëveshjen Bërthamore e mbushi kupën përsa i përket ekonomisë iraniane që tashmë ishte në krizë.

Deklarata për shtyp e presidentit të SHBA-së, Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë e zhvillur disa ditë para përcaktimit paraprak kalendarik më 12 maj të këtij viti është shndërruar në tematikën kryesore të aktualitetit duke qënë se presidenti ka lajmëruar se SHBA-ja është tërhequr nga Marrëveshja Bërthamore e njohur si Joint Comprehensive Plan of Action – JCPoA – Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, të cilën Amerika e pati firmosur në Vjenë si një ndër vendet antare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, P5+1 (SHBA, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania) dhe se SHBA-ja do të kthejë në mënyrë të fuqishme sanksonet ekonomike kundër Iranit që ishin pezulluar në vitin 2015. SHBA-ja, e cila ka paralajmëruar se sanksionet e vjetra do të hyjnë përsëri në fuqi pas 90 ditëve, ka bërë me dije se do të rifillojë sërisht edhe sanksionet e vjetra kundër Iranit që lidhen me fushat e lundrimit, naftës dhe të energjisë. Duke u justifkuar se Irani është duke e përdorur marëveshjen bërthamove për interesat e tij, Trump është shprehur se “Sot shpall se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen sot nga marrëveshja bërthamore me Iranin.” Më pas ka shtuar se “Do të rikthejmë sanksionet ekonomike më të larta kundër Teheranit.” Trump, i cili gjatë kësaj deklarate paraprake ka vlerësuar se “Do të vendosim sanksione serioze edhe kundrejt çdo shteti tjetë që në ndonjë mënyrë ndihmon Iranin në përpjekjet e tij për prodhimin e armëve bërthamore”, ka dhënë një mesazh edhe për shtetet që do të vazhdojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik me Iranin pas vendosjes së sanksioneve. Duke u mbështetur në pretendimin se Irani ka përfituar nga marrëveshja bërthamore për të vazhduar përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore, Trump edhe pse nuk ka mundur të parashtrojë asnjë provë konkrete ka deklaruar se Irani “është duke gënjyer”. Për më tepër, Trumpi ka akuzuar Iranin se është duke mbështetur elementët terroristë në rajon dhe se fitimin e nxjerrë nga marrëveshja bërthamore e ka investuar në programe bëthamore dhe ushtarake. Sipas lajmit të publikuar nga agjensia e lajmeve iraniane, Tesnim, sekretari për ekonominë i SHBA-së ka deklaruar se brenda 90 ditëve do të rikthehen sanksionet kundër Iranit në sektorin e këmbimit valutor, tregtinë e metaleve, borxhin shtetëror dhe sektorin automobilistik.Sipas këtij lajmi, sekretari për ekonominë i SHBA-së ka deklaruar se brenda 180 ditëve do të rikthehen sanksionet kundër Iranit në sektorin e lundrimit, naftës dhe të energjisë. Deri më 9 nëntor, SHBA-ja  do të vendosë kundër Iranit sanksione kundrejt çdo institucioni shtetëror dhe financiar. Dhe siç tregohet edhe vetë nga të dhënat e artikullit, pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja bërthamore, nga këndvështrimi i energjisë në Iran, BE-ja dhe firmat evropiane me shumë mundësi do të risjellin në zbatim një ligj të vjetër të vitit 1996, të njohur si Blocking Statute, për të mbrojtur Iranin nga sanksionet e mundshme të SHBA-së, i cili është hapi i parë i ndërmarrë për të përfshirë Brukselin në ruajtjen e funksionimit të Marrëveshjes Bërthamore dhe që ka për qëllim të hyjë në funksion brenda muajit maj duke përfshirë edhe Sektorin e Energjisë së Rinovueshme.

Vetëm gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2018, veçanërisht në javët e fundit të muajit maj ndër ngjarjet më të rëndësishme përfshihet edhe kërcënimi i Mike Pompeos, i cili nga Drejtor i Përgjithshëm i CIA-s ka kaluar në pozicionin e Sekretarit të Shtetit, që ka bërë gjatë një fjalimi të tij nën titullin ‘Një strategji e re iraniane’ në Fondacionin e Trashëgimisë në Uashington pas tërheqjes së SHBA-së nga Marrëveshja Bërthamore – JCPoA – duke u shprehur se janë listuar 12 kushte që Irani duhet të përmbushë në mënyrë që të nisin negociatat me Teheranin për arritjen e një marrëveshjeje të re dhe se në të kundërt Irani mund të përballet me kërcënimin e ndryshimit të regjimit. Po kështu, janë thënë edhe shprehje të këtilla si nëse ushtrimi i presionit të paprecedentë nga kërcënimet që i bëhen Iranit për ndryshimin e regjimit dhe regjimi vetë dhe populli iranian nuk dalin nga ndjekja e kësaj rruge të papranueshme, sanksionet e SHBA-së do të jenë aq të vështira sa do të shkaktojnë shumë vuajtje. Këto kërcënime nuk janë të kufizuara vetëm për Iranit. Sekretari i Shtetit për SHBA-në do të kërkojë që Pentagoni të bashkëpunojë nga afër me aleatët e tij rajonalë në mënyrë që të parandalojë çdo përpjekje të mundshme të Iranin për të sulmuar. Ai ka vazhduar më tej duke i dërguar mesazhe edhe vendeve evropiane pjesë e marrëveshjes bërthamore duke u shprehur se: “Për të zbatuar strategjinë që kemi deklaruar sot kemi nevojë për mbështetjen e aletatëve dhe ortakëve tanë më të rëndësishëm në rajon dhe në gjithë botën. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për aleatët tanë evropianë. Jemi të vetëdijshëm se aleatët tanë evropianë do të bëjnë përpjekje që të mbajnë ende në jetë marrëveshjen e vjetër bërthmore. Ky është vendimi i tyre. Ata e dinë se cili është pozicioni ynë.” Për të rikujtuar lipset të themi se pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja bërthamore Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe i janë kundër-përgjigjur duke u shprehur se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre “që populli iranian të vazhdojë të ketë përftime ekonomike nga kjo marrëveshje.” Popmeo kishte deklaruar se ishte i vetëdijshëm se vendosja e sanksioneve të reja mbi Iranin dhe fushatat për presion do të sillnin dëme ekonomike dhe financiare për shumë shtete të tjera aleate. Madje do të sjellë lëkundje edhe përsa i përket ekonomisë amerikane. Sekretari i Shtetit për SHBA-në, Pompeo ka folur në këtë mënyrë duke u shprehur se “Ne kemi vullnetin që të dëgjojmë shqetësimet e tyre, megjithatë siç mund ta parashikoni, do të kërkojmë llogari nga ata që ndërmarrin aktivitete të ndaluara në Iran. Në javët në vazhdim do të dërgojmë delegacione të përbërë nga specialistë në të gjitha shtetet nëpër botë që të parashtrojnë politikën që do të ndjekë SHBA-ja kundrejt Iranit.”

Ndërkohë që, më 22 maj të këtij viti, presidenti i Iranit, Hasan Ruhani i është përgjigjur në këtë mënyrë Pompeos pasi ka parashtruar strategjinë e vendit të tij kundrejt Iranit “Tashmë ka ardhur koha kur e gjithë botë nuk e lejon më Amerikën që të marrë vendime për të gjithë pjesën e mbetur të botës.” Sipas lajmit të publikuar nga agjecia e lajmeve Deutche Velle, Ilna ku janë marrë pjesë nga deklarata e presidentit të Iranit, Hasan Ruhani që ka bërë në Teheran në lidhje me deklaratat e Sekretarit të Shtetit për SHBA-në, Pompeo se vendi i tij do të aplikojë sanksionet më të rënda deri më tani në gjithë historinë kundrejt Iranit bëhet me dije se asi është shprehur se “Një njeri që deri më dje punonte për shërbimet sekrete të inteligjencës kërkon t’i tregojë një shteti sovran si Irani se çfarë duhet të bëjë dhe se çfarë nuk duhet të bëjë. Një njeri i këtillë nuk mund të merret seriozisht.Koha kur mund të bëheshin kërcënime të këtilla ka marrë fund përfundimisht. Gjëra të këtilla ne i kemi dëgjuar me qindra herë në Iran. Tashmë ka ardhur koha kur e gjithë botë nuk e lejon më Amerikën që të marrë vendime për të gjithë pjesën e mbetur të botës.”

Burime të ndryshme kanë mbështetur pretendimet e ngritura nën jë pajm të publikuar në një ngër gazetat reformiste të Iranit, Itimad, nën firmën e gazetares Sara Masumi me titull “Tërheqja nga Marrëveshja e Prishësit të Lojës” se Trumpi pretendonte të zgjaste efektet e marrëveshjes së Iranit deri në vitin 2020 dhe të detyronte Iranin që të lejonte Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të kishte lejen që të konntrollonte bazat ushtarake Iraniane... për më tepër, në artikull është përmendur edhe fakti se përveç SHBA-së, vendet e tjera që janë antare të kësaj marrëveshjeje, të këtilla si Kina dhe Rusia kanë shprehur vullnetin e tyre të përbashkët për të ruajtur zbatueshmërinë e kësaj marrëveshjeje dhe se shtetet evropiane kanë shprehur gjithashtu vullnetin për të vazhduar marrëdhëniet tregtare me Iranin duke bërë përpjekje për krijimin e kushteve të sigurta për të vazhduar në këtë rrugë. Ndërkohë që edhe një organ tjetër reformist në vend gzeta Shark, duke vënë si kryetitull frazën e përdorur nga presidenti i vendit Ruhani gjatë deklaratës së tij në përgjigje të tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja bërthamore, “Marrëveshja Bërthamore Pa-Amerikën”, ka vazhduar duke theksuar se Bashkimi Evropian është pala e cila ka përftuar më së shumti nga kjo marrëveshje ka kujtuar se presidenti i Francës, Macron dhe Kancelarja e Gjermanisë Merkel kanë bërë përpjekjet e tyre për t’ia ndryshuar mendimin Trumpit.

Specialistët dhe këshilltarët politikë janë të mendimit se marrja e vendimeve afatshkurte nuk do të mund të ndikojë në lidhje me eksportin e naftës, madje duke marrë parasysh se tensionet gjeopolitike të javëve të fundit kanë sjellë rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar, mund të thuhet madje se mund të rriten përfitimet ekonomike të Iranit. Nga ana tjetër, po solidohet gjithnjë e më shumë pikëpamja se sanksionet e vëna nga SHBA-ja do të vështirësojnë deri diku investimet e kompanive evropiane. Madje në aktualitet qarkullojnë infomacione se ekziston mundësia që kompania e madhe e vetme perëndimore që ka filluar të operojë në Iran pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Bërthamore, kompania franceze Total mund të tërhiqet nga fusha e gazit natyror e Parsit Jugor. Edhe më përpara, përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar se në rast se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, atëherë ata do të kërkojnë përjashtim nga Uashingtoni që të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Nëse një favorizim i këtillë do të jetë i pamundur, kompania Total do të detyrohet që aktivitetin e saj në Parsin Jugor t’ia delegojë ortakut të saj Kompanisë Kombëtare Kineze të Naftës dhe kjo është një mundësi që duket gjithnjë e më shumë se do të vihet në jetë. Në të vërtetë, pasi më 8 maj Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar tërheqjen nga marrëveshja bërthamore, “vendosjen e sanksioneve ekonomike më të larta” kundrejt Iranit dhe pasi ka firmosur një memorandum që ka risjellë sanksionet kundrejt programit bërthamor, edhe kompania me nacionalitet francez, TOTAL ka njoftuar se do të tërhiet nga 11 projekte të parashikuara në Parsin Jugor. Ministri për Naftën i Iranit, Bijen Namdar Zengene ka theksuar se aktivitetin që ushtronte TOTAL [ii], prej të cilit ka njoftuar tërheqje do ta vazhdojë Kompania Kombëtare Kineze e Naftës (CNPC), madje ai ka deklaruar se nëse TOTAL tërhiqet tërësisht nga puna dhe detyra që ushtron, vendin e saj do ta zërë kompania shtetërore kineze. Një lajm i publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim bën me dije se kompania TOTAL do të kërkojë që të marrë një leje përjashtimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të të vazhduar aktivitetin e saj në 11 Projektet e Parsit Jugor dhe nëse nuk ta marrë këtë leje atëherë në vendin e saj do të vijë CNPC. Për më tepër, Ministri Zengene ka njoftuar se nëse TOTAL-i tërhiqet nga marrëveshja në mënyrën e duhur, kundrejt saj nuk do të ketë asnjë kërkesë për dëmshpërblim, se vendin e saj do ta zërë CNPC, dhe në rast se edhe kjo kompani shtetërore tërhiqet atëherë do të jetë vetë kompania Iran Petro Pars që do të sjellë vazhdimësinë e projektit. Vitin që lamë pas, gjatë zhvillimit të Kongresit Botëror të Naftës, (WPC) që ishte organzuar në Stanboll, ministria e naftës për Iranin pati arritur që të firmoste një marrëveshje në lidhje me projektin Mezkur me kompanitë; TOTAL – franceze, CNPC – kineze dhe Iran Petro Pars për një periudhë kohore njëzet vjeçare me vlerë deri në katër miliardë e dyqind milionë eurove.[iii]

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, i cili ka dënuar rëndë vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump që ka njoftuar më 8 maj për tërheqjen enga marrëveshja bërthamore e firmosur me Iranin [iv] më 20 maj të vitit 2018 ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk është duke bërë përpjekjet e duhura për të mbrojtur benifitetet që marrëveshja bërthamore mundëson për Iranin. Sipas një lajmi të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit IRNA, ministri i jashtëm i Iranit ka zhvilluar gjatë ditës së djelë në Teheran një takim me antarin përgjegjës të Komisionit Evropian të Klimës dhe Energjisë, Miguel Arias Canete. Zarif ka bërë me dije se i ka thënë Canetes se “me tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthmore, Irani i ka rritur pritshmëritë kundrejt BE-së për ruajtjen e përfitimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje dhe se mbështetja politike e BE-së në lidhje me këtë marrëveshje për momentin nuk duket e mjaftueshme.” Për më tepër, Zafir ka bërë me dije se i ka shprehur shqetësimin se “mundësia që kompanitë e mëdha evropiane të tërhiqen nga bashkëpunimi me Iranin tregon se BE-ja nuk është duke treguar dedikimin e duhur kundrejt marrëveshjes bërthamore.” Për të freskuar kujtesën, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore, Ambasadori i ri i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell është shprehur kështu nëpërmjet Twitter-it “Kompanitë gjermane që ushtrojnë aktivitet në Iran duhet ta reduktojnë atë menjëherë.” Pas kësaj, Komisioni i Evropës ka risjellë më 18 maj të vitit 2018 në fuqi ligjin e vjetër të vitit 1996 të njohur si Blocking Statute (Mekanizma e Bllokimit) që mbron të gjitha kompanitë evropiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe që bëjnë tregti në Iran nga sanksionet e vëna nga SHBA-ja. [v] Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë zhvillimit të samitit të BE-së në Sofia është shhprehur kështu “Si Komision Evropian ëshë detyra jonë që të mbrojmë kompanitë evropiane. Kemi rifilluar përsëri procesin e hyrjes në fuqi të satusit bllokues.” Sipas këtij ligji asnjë vendim gjykatash që parashikojnë zbatimin e sanksioneve të SHBA-së dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim dhe kompesimin e dëmit që mund të shkaktojnë këto sanksione kundrejt kompanive evropiane. Po kështu, në frymën e këtij ligji parashikohet se nëse kompanitë evropiane zbatojnë sanksionet e vendosura nga SHBA-ja do të dënohen. Megjithatë, analistët kanë tërhequr vëmendjen në lidhje me vështirësinë e  vënies në praktikë të një pjesë të këtillë të ligjit në fjalë dhe paqartësinë që ka krijuar. Kur e shohim këtë çështje nga pikëpamja e Iranit, është e rëndësishme të theksohet fakti se sipas burimeve, përveç Amerikës, nga pesë shtetet e tjera që kanë firmosur këtë marrëveshje, Hamenei duke iu referuar Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, është shprehur se nuk ka besim tek këto tre shtete evropiane, po kështu edhe Komandanti i DMO, Ali Xhaferi e ka mbështetur këtë mendim duke u shprehur se BE-ja nuk ka në dorë asgjë dhe se nuk do të mund të rezistojnë përballë Trumpit.

BE-ja, që planifikon që të vazhdojë marrëdhëniet ekonomike dhe financiare me Iranin edhe në fushat e naftës dhe të gazit natyror, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e firmosur mes Iranit dhe shteteve P5 + 1,është përpjekur qënëpërmjet Brukselit të ‘pegojë’ Uashingtonin që të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për rikthimin e sanksioneve kundrejt Iranit dhe sipas një diplomati që ka folur për Sputnik, Bashkimi Evropian është duke planifikuar që të vazhdojë marrëdhënien ekonomike me Iranin duke e paguar atë për naftën që blen jo më nëpërmjet dollarit por direkt nëpërmjet euros dhe se në të njëjtën kohë, Irani vazhdon të punojë në zhvillimin e mëtejshëm të Eneregjisë së Rinovueshme.

Përsa i përket Eneregjisë së Rinovueshme, vetëm gjatë muajit maj, Irani ka treguar zhvillim duke firmosur marrëveshjen e fillimit të krijimit të centralit të parë sipërfaqësor diellor në Iran. Javën që lamë pas është zhvilluar cermonia hapëse dhe më pas kanë filluar punimet fillestare për krijimin e centralëve të parë diellorë të vendosura në dy qytetet kryesore të Iranit në zonën jug-lindore si Sistan dhe Beluxhistan. Ndërkohë që centrali me panele diellore që do të ndërtohet në qytetin Zahak do të ketë një kapacitet 7 MW dhe do të shtrihet në 14 hektarë tokë. Ndërkohë që, centrali ekzistues diellor dhe ai i erës në Iran që kapin kapacitetet e  400 MW, sipas parashikimeve deri në mars të vitit 2019 do të kenë arritur deri në 1.400 MW. Është planifikuar që brenda 5 viteve të ardhshme, energjia e rinovueshme e Iranit të rrisë kapacitetet e saj deri më 5000 MW. Aktualisht, prodhimi i energjisë elektrike në Iran prodhohet vetëm 6 përqind nga burimet e energjisë së rinovueshme. Ndërkohë që 90 përqind e energjisë prodhohet nga gazi natyror.

Konferenca dhe Panari i Energjisë dhe Mjedisit, e njohur edhe si panairi ndërkombëtar i energjisë që organizohet tashmë në mënyrë të vazhdueshme në Turqi që prej vitit 1994, ku marrin pjesë më shumë se 300 pjesëmarrës është organizuar edhe këtë vit gjatë muajit maj në Qendrën e Panairit të Stanbollit. Në Konferencën dhe Panarine 24-të të Energjisë dhe Mjedisit (ICCI 2018), ku kam marrë pjesë personalisht, Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Prodhimit të Iranit, Alireza Ashraf i ka bërë ftesë aktorëve ndërkombëtarë që të bashkëpunojnë në Iran për zhvillimin e energjisë jeshile. Ashraf, i cili ka folur në këtë konferencë në të cilën kanë marrë pjesë 15 firma të ardhura nga Irani, është shprehur informcaionet e tij në lidhje me energjinë jeshile burojnë nga të gjitha eksperiencat e mbledhura në mbarë botën dhe ka vazhduar duke theksuar se punime që do të bëhen në ditën në vazhdim në lidhje me energjinë jeshile janë shumë të rëndësishme dhe se duhet punuar që çdo njeri në çdo cep të botës të mund të ketë akses në energjinë jeshile për aktivitetet e tyre të përditshme. Ashraf, i cili ka theksuar se edhe në universitetet në Iran kanë filluar tashmë punimet në mbështetje të zhvillimit të energjisë së rinovueshme dhe mbështetjes së mbrojtjes së mjedisit duke gjetur alternativa të reja të prodhimit të energjisë në mënyrë që të gjithë të mund të kenë një standart jetese më të mirë, është shprehur se “Pavarësisht se Irani zotëron lëndë djegëse folsile, gaz natyror dhe burime nafte vazhdon të punojë në këtë aspekt. Kursimi i energjisë dhe energjia jeshile janë definitivisht të rëndësishme në mënyrë që njerëzit të kenë një standar jetese të mirë.” Ashraf, i cili ka theksuar se në Iran është shumë e rëndësishme që të zhvillohen rrugët e prodhimit të energjisë jeshile nëpërmjet diellit dhe erës dhe në të njëjtën kohë zhvillimi i përdorimit të centralëve të energjisë, është shprehur se “Një gjë e këtillë na ka dhënë mundësinë që të parashtrojmë mundësinë e investimit në burimet e energjisë së rinovueshme dhe energjisë jeshime në Iran, dhe për këtë arsye unë i bëj thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë që të hyjnë në tregun iranian dhe të bashkëpunojnë atë. Në të njëjtën kohë, dëshiroj t’i parashtroj aktorëve ndërkombëtarë mundësinë që prodhimet iraniane të përdoren në githë botën.”

Përfundimi

Ndërkohë që nga njëra anë, Irani e ka bërë të qartë se nuk do t’i përulet SHBA-së edhe pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore duke vazhduar pa ndërpreje dhe me hapa të shpejtë zhvillimin e mëtejshëm të energjisësë rinovushme nga ana tjetër, sipas qëndrimit që po mbajnë vendet e BE-së duhet përmendur se BE-ja ka bërë përpjekje konkrete për të hedhur një hap të sigurt duke bërë të qartë se do të përdorë mekanizmin e Blocking Statute (Mekanizma Parandaluese) për të mos njohur asnjë vendim gjykatash që parashikojnë zbatimin e sanksioneve të SHBA-së dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim dhe kompesimin e dëmit që mund të shkaktojnë këto sanksione kundrejt kompanive evropiane. Po kështu, në frymën e këtij ligji parashikohet se nëse kompanitë evropiane zbatojnë sanksionet e vendosura nga SHBA-ja do të dënohen. Megjithatë, analistët kanë tërhequr vëmendjen në lidhje me vështirësinë e  vënies në praktikë të një pjesë të këtillë të ligjit në fjalë dhe paqartësinë që ka krijuar.

Duke qënë se më parë në Iran zabtohej një sistem kontratash jo shumë tërheqës për investitorët e jashtëm si në nxjerrjen e naftës edhe në manaxhimin e saj, Parlamenti i Iranit pas negociatave të gjata më në fund pati pranuar që të ndryshonte këtë sistem kontratash që ishte më pozitim në mbrojten e riskut dhe përfitimit të investitorëve të huajë pati sjellësinjale të qasjes së shumë investimeve të jashtme menjëherë pasi ishte vënë në zbatim. Madje një numër prej 29 kompanishë të mëdha në rang botëror ndër të cilat listoheshin edhe si Shell, Total, Gazprom, Kompania Kineze Kombëtare e Naftës, Norvey Oil, Mutsubishi dhe Petronas kishin shprehur interesin e tyre në sektorin e naftës dhe energjisë dhe se do të merrnin pjesë në tenderimin e kërkimit të naftës dhe manaxhimit të procesit. Është tashmë e rëndësishme të mësohet se duke marrë parasysh situatën e krijuar sa do të vazhdojë të ruhen këto mundësi dhe shifra.

[i] Protestat që filluan në Meshhed më 28 dhjetor të vitit 2017 dhe që më pas u përhapën edhe në qytete të tjera të ndryshme të Iranit.

[iii] : BBC News    Total set to pull out of Iran gas deal without sanctions waiver 16 May 2018 http://www.bbc.com/news/business-44147814

[iv] BBC   Iran sanctions: Zarif condemns Pompeo announcement- 21 May 2018   http://www.bbc.com/news/world-us-canada-44205463

[v] Reuters – 17 May 2018 - https://www.reuters.com/article/us-iran-nuclear-eu-response/euto-start-iran-sanctions-blocking-law-process-on-friday-idUSKCN1II20A     “We also decided to allow the European Investment Bank to facilitate European companies’ investment in Iran. The Commission itself will maintain its cooperation will Iran,” Juncker told a news conference after a meeting of EU leaders.

 



Burimi : Uluslararası Politika Akademisi (UPA)