Si e humbi Millosheviqi Kosovën në Dejton
Të gjithë e dimë se lufta në Bosnjë e Hercegovinë është ndërprerë në bazën ushtarake amerikane Rajt-Peterson tek Dejtoni në nëntor të vitit 1995 në të cilin tre liderët të palëve luftarak kanë sigluar marrëveshjen paqësore të cilën më vonë e kanë nënshkruar në Paris me 14 dhjetor 1995. Megjithatë, pak dihet se çfarë ka ngjarë brenda gjatë 21 ditëve prapa dyerve të bazës ushtarake më të madhe në botë.
Nebojsha Vujoviqi, diplomat dhe shefi i misionit të RFJ-së në Washington viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe njëri nga anëtarët e delegacionit 11 anëtarësh serb, me rregull ka pritur të kalojnë 20 vite nga koha e mbajtjes së sekretit shtetëror dhe tani ka vendos të qet në dritë labirinthin e bisedimeve të vështira dhe të komplikuara që janë udhëheq gjatë 21 ditëve të kaluara në Dejton. Pa qëllim të interpretojë, komentojë dhe konkludojë, Vujoviqi në librin e tij të botuar”Fluturimi i fundit nga Dejtoni- bisedimet prapa dyerve të mbyllura”, nga këndi i dëshmitarit dhe aktorit të drejtpërdrejtë në mënyrë faktografike zbuloi dramën trijavore në të cilin shkopin e regjisorit e mbanin amerikanët, ndërsa liderët ballkanik të konfrontuar përpiqen të jenë diç më shumë se statistë të thjeshtë.
Por, në një rast tjetër Millosheviqi nuk ka lëshuar pe dhe kjo na ka kushtuar pastaj me bombardimin për shkak të problemit të pazgjidhur të Kosovës. Saktësisht udhëheqja amerikane ka pas idenë që në Dejton zë zgjedh edhe këtë problem dhe nëpërmjet Nebojsha Vujoviqit kanë dërguar Millosheviqit Projekt marrëveshjen i cili ka paraparë autonomi të gjerë për shqiptarët, ndërtimin e institucioneve të tyre të cilët më parë i kanë lëshuar, zvogëlimin e ndikimit qendror të Beogradit, por kjo zgjidhje ka nënkuptuar edhe mbetjen e Kosovës në kuadër të Serbisë. Millosheviqi këtë e ka refuzuar. Para , askush nuk ka pas guxim që atij t’ia jap dokumentin të cilin Vujoviqi së pari ia ka dhënë ministrit të punëve të jashtme Millan Millutinoviqit i cili e ka shikuar dhe i ka thënë:” A do ti që Slloba mua të më vras? Shko, jepja vet dhe paqsh fat”. Detyra jo falënderuese i ka takuar Vujoviqit, e si u duk kjo, ai vet e përshkruan këtë në librin e tij.
“Millosheviqi e ka lexuar dokumentin dhe u ngrit i zemëruar. Pastaj i ka rrudhur letrat dhe më ka goditur me to në krye:” Apo me të vërtet ata me mua luajnë? Çfarë mendojnë ata, kush jam unë, çfarë Kosove, ajo është çështje e brendshme e Serbisë, nuk vjen parasysh. Thuaj ti atyre miqve tuaj të Washingtonit se nuk vjen parasysh që të luajnë me mua. Pasi që në rast se ata luajnë me mua, do të fitojnë edhe ata lojën e mirë!”
Vujoviqi këto letra të rrudhura i ka kthyer ndërmjetësit amerikan Barlit i cili i ka thënë:” Në rregull, Nebojsha, unë do të informojë delegacionin amerikan...Por mendoj se ky është lëshimi i rastit të fundit që situata të zgjidhet në mënyrë të balancuar, gjithë pranishëm dhe tek problemi i Kosovës do të pasoj”. Për fat të keq, kishte të drejtë.
Pasi që bisedimet përfunduan, Vujoviqi ka shkuar në komandën qendrore ajrore të bazës tek gjenerali Vesli Klark, i cili do t’ia tregojë diç për shkak të cilit ka mbet pa fjalë. Ndihmësi i Klarkut e ka kyç monitorin dhe incizimet satelitore:
“Së pari pashë globin e tokës, pastaj ngadalë të gjitha konturat e kontinenteve, pastaj planin e hollësishëm të Evropës, pastaj Ballkanin, Bosnjën e Hercegovinën dhe pastaj një qytet të fokusuar. Gjenerali Vesli Klark më ka thënë:” Ja, ky është qyteti i Gorazhdes... Tani do të përmbledhim fytyrat”. E kanë fokusuar një ballkon në të cilin qëndronte një plakë. Dukej në mënyrë të qartë fytyra e saj e rrudhur. Mbeta i shtangur. Klarku më tha:” E sheh se si neve e përcjellim çdo gjë që ndodh në Bosnjë e Hercegovinë. Edhe kur ju themi neve se diku ka ndodh dhunë ushtarake, ne këtë në tërësi e dokumentojmë”.
Burimi : BLIC