Femrat muslimane në shkencë
Dr.Ferhunda Hasani, është një profesore, e shkencës së gjeologjisë, në Universitetin Amerikan të Kajros dhe është kryetare e Këshillit mbi Zhvillimin Njerëzor dhe qeverisjes vendore, në Asamblenë e Këshillit (Dhoma e Dytë e Kuvendit Egjiptian).
Dr. Ferhunda Hasani, është diplomuar, në shkencën e kimisë dhe gjeologjisë, të Universitetit të Kajros, zotëron një mastër, në shkencën e shtetit solid, të Unversitetit Amerikan të Kajros dhe një doktoraturë, në shkencën e gjeologjisë, në Universitetin e Pitsburgut në Sh.B.A. Sërish Dr. Ferhunda Hasani, është një nga bashkëkryetaret, e bordit të këshillimit gjinor, në këshillin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në fushën e shkencës dhe teknologjisë për zhvillimin.
Mijra vite më parë, bota muslimane dha kontribute të pakrahasueshme në shkencë. Muslimanët sollën metoda të reja eksperimentimi, vëzhgimi dhe matjeje. Këtu po përmendim vetëm disa emra: Huarezmi (lindi në vitin 825 pas erës sonë), i cili shpiku shkencën e algjebrës (e cila e ka prejardhjen nga një fjalë arabe “el-xhebr”) si dhe shkencën e algoritmit, e cila e ka prejardhjen drejtpërdrejtë nga emri i tij;
Ibn Hejthemi FOTO VENDOSI (lindi në vitin 1039 pas erës sonë), shkroi ligjet e pasqyrimit dhe përthyerjes së spektrit të dritës dhe shpjegoi parimet e inertësisë (shumë kohë përpara se Isaac Newtoni, të përpilonte teoritë e tij)
Ibn Sina FOTO VENDOSI ose siç njihet ndryshe Avicenna (lindi në vitin 980 të erës sonë, në kufinjtë e sotëm të shtetit të Uzbekistanit), shkroi veprën me titull: “Kanun Fi’t-Tibbi” (Ligji i Mjekësisë), një vepër 318 faqëshe, me përmbajtje mjekësore, e cila shërbeu si themeli, i të tërë mësimeve, në fushën e mjekësisë, si në Europë dhe në Lindjen e Mesme, për qindra vite me radhë. Ashtu siç ka përkufizuar dhe historiani i shkencës George Sartoni: “Theksoj se kryesisht është shumë e qartë, se arritjet e epokës së Mesjetës, ishin krijimi i shpirtit eksperimentues dhe kjo ndodhi kryesisht falë studiuesve muslimanë, të shekullit të XXII”.
Në shumë vende muslimane, diskriminimi i mbështetur, në dallimin gjinor, i gërshetuar me pengesat shoqërore dhe kulturore, kufizon qasjen dhe pjesëmarrjen e grave, në nivelet e larta të arsimimit. Disa njerëz, aludojnë se këto pengesa, burojnë nga mësimet islame, por këto aludime janë të paqena. Mësimet e të dërguarit fisnik Muhammedit (p.q.m.t.f) të Islamit, vënë theksin në “kërkimin e dijes, si një detyrë parësore, e çdo muslimani dhe muslimaneje, që nga djepi deri në varr” duke cituar hadithin profetik: “Kërkimi i dijes dhe i shkencës është një detyrim, për çdo muslimani dhe muslimaneje”.
Sërish citojmë se një e teta (afërsisht 750 ajete), të Kur’anit Famëlartë (Libri i Shenjtë i Muslimanëve), i nxit besimtarët muslimanë, që të studiojnë natyrën, të kthjellohen, të meditojnë dhe të shfrytëzojnë arsyen në maksimum, në studimet e tyre, drejt së vërtetës madhore.
Ndonëse janë bërë përparime, në arsimimin e grave, nga vendet muslimane, në shkencë dhe teknologji, rruga për t’u përshkuar është ende e gjatë. Ashtu siç është shprehur dhe Kofi Annani,vendos foto , ndërsa ai lëshonte një nismë, në fillim të këtij viti, për arsimimin e vajzave: “Na lini të vërtetojmë, se shoqëria e cila i jep autoritet grave të saj, është një shoqëri e sigurtë, që ecën drejt suksesit”.