Për 5 vite janë vrarë më shumë se sa për 42 vite të pushtetit të Gadafit

Publikuar në Tet. 12, 2016, 10:18 p.m.

Pesë vjet pas revolucionit në Libi, mbretëron kaos i plotë në tërë vendin, çmimet e ushqimit janë ngritur pesëfishtë, rrogat nuk po paguhen me rregull, frika nga sulmet e ISIS-it nuk po ndalen, ndërsa nevojat elementare jetësore nuk po mund të realizohen për shkak të ndërprerjes së shpeshtë të rrymës elektrike.

“Jam kyçur në revolucion në ditët e para dhe kam luftuar kundër Gadafit. Para vitit 2011 e kam urryer Gadafin si kurrë në parë. Tani,  jeta është shumë më vështir, ndërsa unë jam bërë tani fansi më i madh i tij”, ka thënë Muhamedi 31 vjeçar për ”African Exponent”. “Kemi pas 7 qeveri nga viti 2011 dhe çka kemi fituar? Risi e vetme janë shportat e bërrllogut gjatë gjithë Tripolit. Kur i shikojmë, qeshemi dhe themi se ky është i vetmi sukses i revolucionit”, tregoi Mahmudi, njëri nga shumë libian të pakënaqur me rrjedhën pas revolucionit. Harun, ish punëtori i platformës së naftës, konsideron se rrëzimi i Gadafit” ishte gabim katastrofal pasi që Libia nuk ishte e gatshme për demokracinë.

“Na ishte e nevojshme ndihma e bashkësisë ndërkombëtare por ata nuk ishin aty. Perëndimi mezi ka pritur që të na bombardojë, por u tërhoq pastaj kur ishte nevoja të rindërtohet Libia në rrënojat e bombardimeve. Libianët janë lënë në mëshirë, që vetë të kuptojnë se si duhet vendosur demokracinë, e cila nuk ishte më shumë se 4 dekada. Kjo ka rezultuar me ngritjen e shumë grupeve militante të cilët e duan pushtetin”, ka thënë Haruni. Aktivisti politik, Fadili ka deklaruar për Daily Mail se ”gjer tani do të duhej të ishte më mirë se sa gjatë kohës Gadafit, mirëpo e gjitha që ka mbet është kaosi dhe lufta e të gjithëve kundër të gjithëve”.

Edhe një libian 30 vjeçar i cili ka fol për African Exponent ka thënë se”Libia ka vdek me vdekjen e Gadafit. Ne më nuk jemi komb, jemi bërë vetëm grup i fiseve që luftojnë mes vete, nëpër fshatra dhe qytete. Përpara ka ekzistuar vetëm një Gadafi, e tani i kemi 6 milion Gadafa të vegjël”. Edhe pse zyrtarët e NATO-së kanë pohuar se qëllimi i intervenimit ushtarak në Libi ishte mbrojtja e civilëve, studenti 26 vjeçar i mjekësisë Salem mendon ndryshe:” Më shumë njerëz janë vrarë nga viti 2011 e gjer më sot, se sa për periudhën 42 vjeçare të sundimit të qeverisë së Gadafit ”.

Sipas disa vlerësimeve, pas rrënjës së regjimit të Gadafit në Libi janë aktivizuar më shumë se 1700 grupe të armatosura,  ndërsa rrjedhën e politikës libiane kanë marrë përsipër plumbat dhe bombat, në vend të fletave të votimit. Demokracisë të cilës populli libian aq shumë ka shpresuar asnjëherë nuk ka ardhur, e gjërat janë më keq tani, fundi i luftës qytetare në Libi akoma nuk është në horizont.



Burimi : globalcir