Bashkëpunimi i udhëheqësve fetarë parandalon ekstremizmin

  • Huxhat-ul-Islam Sejjid Mustafa Husseini Neishaburi dhe Zëvendësi i Peshkopit të Kishës Ortodokse të Rumanisë, Varlaame
Publikuar në Mars 29, 2016, mesnatë

Zëvendës i Peshkopit të Kishës Ortodokse të Rumanisë u takua me autoritetin fetar të Iranit duke thënë se sa herë që ka pasur bashkëpunim në mes udhëheqësve fetarë, ekstremizmi është penguar.

Menaxher i Seminarit të Imam Rizait në Iran, u takua me Varlaamin  e Ploieştit, Ndihmës  i Peshkopit të Kishës Ortodokse Rumune, duke theksuar bashkëpunimin e qendrave fetare të Iranit dhe Rumanisë  dhe duke thënë se mbajtja e takimeve ndërfetare mes vendeve do të jetë një pikë referimi në lidhjet fetare midis Teheranit dhe Bukureshtit, njoftoi Agjencia e Lajmeve Takrib (TNA).

Ai iu referua etimologjisë së fjalës Islam dhe theksoi natyrën paqëdashëse  të  Islamit si dhe mesazhin miqësorë  të besimeve monoteiste,  Islamit dhe Krishtërimit.

Autoriteti i  lartë iranian dënoi ekstremizmin për arsye se në pika të ndryshme të botës zhvillon beteja, luftëra dhe theksoi se dialogu midis udhëheqësve fetarë si një hap pozitiv për të kuptuar më mirë dhe për të bashkëpunuar dhe theksoi: Në qoftë se nuk ka asnjë bashkëpunimin dhe paqe mes feve atëherë paqja nuk do të mbizotërojë lidhjet as në lidhjet midis kombeve .  

Deputeti Hulumtues i Fondacionit të Kur'anit  shtoi: Kur flasim për dialogun ndërfetar, vërejmë disa ngjashmëri në mes Islamit dhe Krishterimit për shkak se kanë disa vlera të përbashkëta ndërmjet dy feve, duke përfshirë besimin në të drejtat e njeriut të cilat janë një element konstruktiv i shoqërisë njerëzore.

Sipas autoritetit fetar iranian respekti, paqa,  dashuria dhe bashkëjetesa janë kërkesat e shoqërisë së sotme të cilat ishin edhe tek të gjithë profetët në mesazhin e tyre.

Varlaami i  Ploieştit, Zëvendës i Peshkopit të Kishës Ortodokse të Rumanisë, i shprehu shpresën se qendrat fetare në Iran dhe Rumani mund të luajë role më të mira në dialogun ndërmjet feve.

Ai shprehu keqardhje për zgjerimin e ekstremizmit dhe dhunës në të gjithë globin duke bërë thirrje që kjo është një provim historik për udhëheqësit fetarë.

Deputeti rumun theksoi ngjashmëritë ideologjike mes Islamit dhe Krishterimit të cilat mund të formojnë bazën për një dialog intelektual  mes dy feve në fushën kulturore, politike dhe fetare duke theksuar besimin në Zotin e Plotfuqishëm si bazë e përbashkët në mes të dy feve.

Njerëzit opportunistë  dhe ekstremistë  nuk duhet të lejohen të dëmtojnë imazhin e fesë në mënyra të ndryshme.