Transformimi i Hezbollahut: Nga klasikja te post-rezistenca

  • None
nga Amal Saad-Ghorayeb | Publikuar në Shk. 24, 2015, 1 a.m.

Ndërhyrja e Hezbollahut në Siri është kritikuar nga shumë njerëz në botën arabe. Është parë si një shenjë e “braktisjes së rezistencës për të luftuar kundër muslimanëve.” Operacioni i tyre i fundit mjaft cilësor në Sheba’a kundër një autokolone ushtarake izraelite shërben për të kujtuar se lëvizja nuk e ka zhvendosur vëmendjen e saj nga Izraeli dhe se është në gjëndje të luftojë në dy fronte njëkohësisht.

Prioriteti i vazhueshëm i Hebzollahut për aktivitetet e rezistencës, ndërkohë qëështë e angazhuar në teatrin e aktiviteteve të shumta ushtarake në të gjithë rajonin, tregon se ajo e ka tejkaluar misionin e vet origjinal, i cili ka qënë vetëm rezistenca ndaj Izraelit. Ballafaqimi me Izraelin është vetëm njëri nga rolët që Hezbollahu ka marrë përsipër që pas kryengritjeve për ndryshimin e rendit politik në rajon, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e xhihadistëvetekfiristë. Duke rritur rolin e vet të rezistencës, tani Hebzollahu ka marrë përsipër përgjegjësinë e ruajtjes së kufinjve të Libanit, lehtësimin e sigurisë kombëtare, luftën ndaj terrorizmit dhe operacionet kundër kryengritësve në Siri dhe Irak.

Rezistenca nuk është më e kufizuar vetëm në dëbimin e pushtuesit sionist dhe parandalimin e agresionit izraelit, por tani është e vendosur që të ruajë korrnizën politike-terrotoriale dhe mjedisin strategjik që kërkohet për vazhdimësinë e integritetit të saj operacional. Destabilizimi këtyre dy sferave nga xhihadistët tekfiristë, e ka deryruar Hezbollahun që ta shndërrojë veten në një lëzivje të post-rezistencës. Prefiksi “post” këtu nuk tregon fundin e rezistencës, apo atë që vjen më pas.Pra duhet kuptuar në të njëjtën mënyrë siç interpretohet koncepti i “post” kolonializmit, si “vazhdimësi e kolonializmit, përmes marrëdhënieve ndryshe apo të reja që kanë të bëjnë me pushtetin.”

Rezistenca, tani është shndërruar në një Ushtri të Rezistencës transnacionale, misioni dhe qëllimi thelbësor i të cilës mbetet i lidhur me arsyen e saj të ekzistencës e qëështë rezistenca ndaj Izraelit, por e cila gjithashtu është e angazhuar në mbrojtjen e “shtyllës kurrizore” të Rezistencës, siç e përshkruajti Nasrallahu. Për këtë qëllim, Hezbollahu kërkon të rrëmbejë territoret siriane, libaneze dhe irakene nga kontrolli i xhihadistëve.

Në thelb, Hezbollahu po ballafaqohet me një kryengritje transnacionale që ka si synim zgjerimin e proto-shtetit të vet, duke e transnacionalizuar rezistencën nga ana e saj. Ashtu si në luftën e vitit 2006 kur rezistenca e konvencionalizoi luftën e saj guerrilase me paradigmën e saj të re hibride, e cila ndërthurte metodat konvencionale me ato jokonvencionale, tani ajo ka krijuar një model të ri anti-kryengritje, ku ushtria e saj e rregullt hibribe kërkon të shtypë aktivitetet kryengritëse të një force tjetër të rregullt hibride.

Një betejë ekzistenciale me ISIS-in

Lufta me ISIS-in dhe Frontin al-Nusra shihet si një betejë ekzistenciale kundër një force shkatërruese dhe të pakompromis, e vendosur për eliminimin e të gjithë shiitëve, e për rrjedhojë edhe Hezbollahut. Ndërkohë që ideologjia tekfiriste nuk është e deligjitimuar politikisht siçështë Sionizmi, e as e drejta e saj për të ekzistuar si një doktrinë fetare e diskutueshme, milicia tekfiriste apo xhihadizmi,barazohet pa mëdyshje me Izraelin. Diskursi i Hezbollahut e krahason rrezikun që vjen prej ISIS-it dhe al-Nusras me rrezikun që vjen prej Izraelit. Në një fjalim të tijin, Nasrallahu evokoi shtypjen e Izraelit si një analogji për humbjen e mundshme të tokës, shkatërrimin e shtëpive, kapjen e grave, vrasjen e fëmijëve dhe poshtërimin që mund të shkaktojnë xhihadistët. Në fjalimin e tij, vitin e kaluar në “Ditën e Rezistencës dhe Çlirimit”, Nasrallahu shkoi përtej kësaj analogjie kur vendosi paralele midis emigrimit masiv të hebrenjve kolonë në Palestinë, të sponsorizuar nga fuqitë kolonialiste në shekullin e 20-të dhe mobilizimit e vendosjes së xhihadistëve në rajon, e cila, argumentoi ai, është mundësuar nga imperialistët e kohëve moderne.

Xhihadistët nuk janë vetëm moralisht dhe politikisht të krahasueshëm me Izraelin, sipas këtij interpretimi, por edhe të lidhur strategjikisht me të. ISIS-i shihet si shërbëtori i skemës SHBA-Izrael për të ndarë rajonin dhe për të nxitur përçarje. Ndërsa al-Nusra – bashkëpunimi ushtarak dhe sekret me Izraelin i të cilës tani është mirëdokumentuar nga OKB-ja dhe Mediat e mëdha perëndimore e ato sioniste–konsiderohet si mishërimi xhihadist i kolaboracionistëve të Ushtrisë së Libanit Jugor (SLA) me Izraelin. Është kjo arsyeja pse Hezbollahu e shikon koalicionin kundër ISIS-it të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri dhe Irak si asgjë më shumë se sa një operacion për të “përmbajtur” ISIS-in, ejo për ta mposhtur atë.

Lufta sulmuese

Ndërkohë që argumentet e mbështetura empirikisht si këto, ia kanë mundësuar Hezbollahut që të intetektualizojë luftën e vet kundër xhihadizmit si një shtrirje e fushatës së rezistencës, natyra e ndërhyrjes ushtarake në Siri dhe Irak ka kërkuar një rikonceptualizim dhe shtrirje të konceptit të luftës së rezistencës.Rezistenca është detyruar që tëpërqafojë strategji ushtarake të cilat nuk kanë qënë të lidhura tradicionalisht me luftën klasike gruerrilase apo Rezistencën, duke luftuar grupe që nuk konsiderohen forca pushtuese, duke mbrojtur aleatë jashtë kufinjve kombëtar si dhe duke përshtatur një luftë anti-kryengritje.

Përparimi në territorin e armikut apo një territor të pretenduar nga një kundërshtar në tokën e një aleati fqinj, nuk është tipike e lëvizjeve të armatosura të rezistencës e as një strategji ushtarake mbrojtëse, vetëm në rast se e shohim këtë si një akt “parandalues” vetëmbrojtjese, siç e përshkruajti Nasrallahu. Nga frika e sulmeve xhihadiste në territorin libanez, Hezbollahu ka praktikuar një urtësi të vjetër; “mbrojtja më e mirëështë sulmi” në Siri, me një shtrirje të kufizuar në Irak.

Në vitin 2013, roli ushtarak i Hezbollahut u shndërrua në mënyrë dramatike nga një mision i vogël këshillues, në një rol luftues të drejtpërdrejtë, duke përfshirë një numër të madh luftëtarësh. Duke filluar me Kusajrin, prania e gjerë ushtarake e Hezbollahut e ndihmoi qeverinë siriane që të rimerrte forcat në zona të cilat kishin rënë nën kontrollin e rebelëve. Në fakt, sulmi tokësor në Kusajr dhe Kalamun u drejtua kryesisht nga forcat e Hezbollahut, ndërsa ushtria siriane u siguroi atyre artileri dhe mbulim ajror. Për më tepër, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Hebzollahu aktualisht po “merr iniciativën për të udhëhequr ushtrinë [siriane] dhe forcat iraniane në trekendeshin që lidh Daraa-n, Kuneitran dhe juglindjen e provincave të Damaskut.” Në zona të tjera,si pjesë të ndryshme të Damaskut, Guta lindore dhe Kassab, forcat e Hezbollahut kanë qënë të angazhuara në luftime direkte përkrah forcave të ushtrisë siriane, duke ua përmirësuar përformancën këtyre të fundit. Në Homs, Alepo dhe Golan, Hebollahu ka vendosur forca speciale për të ndihmuar në trajtnim, këshillim dhe organizim forcat e rregullta siriane dhe paramilitarët. Duke marrë parasysh eksperiencën luftuese të Lëvizjes në luftën jokonvensionale dhe trajnimin e saj në luftën urbane, njësitë e forcave speciale të Hezbollahut kanë shërbyer si një forcë shumëzuese domethënëse për trupat siriane.

Operacione të tilla jashtë territoriale, zakonisht kanë qënë kompetencë e fuqive të mëdha dhe jo aktorëve jo-shtetërore, të cilët zakonisht kanë qënë ata që kanë marrë një ndihmë të tillë. Sipas përcaktimi të bërënga Komanda e Forcave Speciale Operative të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, lufta jokonvencionale, zakonisht “përfshin palë të jashtme nëndihmë të aktorëve vedas kundër qeverisë. Kjo ndihmë përfshin trajnim, organizim, rekrutim, këshilla operative...”Me fjalë të tjera, forcat operative speciale të lidhura me ushtrinë shtetërore konvencionale zakonisht janë përdorur për të ndihmuar forcat jokonvencionale, e jo e kundërta. Ndërhyrja ushtarake e Hezbollahut në Siri dhe Irak e ka ndryshuar rrënjësisht rolin klasik të rezistencës dhe e ka vendosur atënë të njëjtën anë me mentorin e tij të vjetër, forcat speciale operativetë Kudsit, edhe këto të fundit një partner aktiv në Siri dhe Irak. 

Boshti i rezistencës

Në fazën pas rezistencës, politika e rezistencës është zëvendësuar me politikën e boshtit të rezistencës. Aleanca strategjike midis Iranit, Hezbollahut, Sirisë dhe Irakut, tani karakterizohet nga një bashkim i forcave ushtarake dhe një bashkim i teatrit ushtarak vis-à-vis me ISIS-in dhe Izraelin.

Në Siri, integrimi i forcave midis Ushtrisë së Rezistencës së Hebollahut, Gardës Revolucionare të Republikës Islamike(IRGC), Forcave të Armatosura Siriane dhe milicisë irakene, kanëçuar në krijimin e një fronti të vetëm. Vetëm disa ditë përpara vrasjes së luftëtarëve të Hebzollahut dhe një komandanti iranian nga Izraelinë Lartësitë Golan, Nasrallahu kërcënoi se do t’i përgjigjej sulmeve të Izraelit ndaj objektivave në Siri, duke e konsideruar si një sulm ndaj të gjithë Boshtit të Rezistencës.” Më vonë Nasrallahu deklaroi se “përzierja e gjakut libanez dhe iranin në tokën siriane [në Kuneitra], reflekton unitetin e kauzës dhe unitetin e fatit të vendeve të Boshtit të Rezistencës.” Muhammed Ali Xhafari, komandant i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, i bëri jehonë kesaj ndjenje kur la të kuptohej se sulmi hakmarrës i Hezbollahut në Shebaa, përfaqësonte një përgjigje të tëgjithëve. “Ne jemi një me Hezbollahun. Kudo qëdo të derdhet gjaku i martirëve tanë në vijën e frontit, përgjigia jonë do të jetë një.”

Bashkë me mbrojtjen e Sirisë dhe Irakut nga forcat xhihadiste, hakmarrja e Hezbollahut për sulmin e Izraelin në Golan me anë të një sulmi në Shebaa në pjesët libaneze të pushtuar, nënkupton se territori i Boshti të Rezistencës tani përbën një front të vetme. Nasrallahu e paraqiti këtë doktrinë të re sigurie kur lamëroi se rezistenca “nuk do të merrte më parasysh asnjë rregull angazhimi [me Izraelin]. Ne nuk e njohim më ndarjen e arenave të fushëbetejës.”

Kjo arkitekturë e re rajonale mbi sigurinë  ka implikime të rënda për Izraelin. Në luftën e ardhshme, Izraelit do t’i duhet të luftojë jo vetëm me anë të operacioneve ushtarake sulmuese në Galile dhe “përtej Galilesë” siç premtoi Nasrallahu kohët e fundit, por duhet të përballet edhe me një përfshirje të mundshme të anëtarëve të tjerë të Boshtit të Rezistencës, në mënyrë të veçantë me Iranin. Siç ka treguar edhe lufta e gjërë rajonale kundër xhihadistëve tekfiristë, çdo sulm izraelit ndaj Sirisë, Libanit apo Iranit, do të shihet si luftë kundër të gjithë Boshtit të Rezistencës.

 

Amal Saad është një akademike dhe analiste politike libaneze. Ajo është autore e librit “Hezbollahu: Politikat dhe Rajoni.” Publikuar nga Pluto Press.  



Burimi : Al Akhbar