Kolaps i teorisë për sigurinë izraelite
Që nga viti 1948, Izraeli ka zhvilluar teorinë e sigurisë dhe ka punuar në implementimin e saj në bazë të cilit ka arritur shumë suksese ushtarake.
Me 14 gusht 2006 lufta sioniste kundër Libanit përfundoi. Por, hera e pare ishte që Izraeli këtë luftë nuk e përfundoi me fitore dhe me arritjen e qëllimeve të t’ia. Përkundrazi mbeti i zënë me humbje të mëdha në këtë luftë, dhe me aftësi dhe taktikë ushtarake të shkëlqyer të Hezbollahut. Izraeli kuptoi se ajo luftë nuk ishte lojë ushtarake dhe aty fitore nuk do të ketë, për atë e grumbulloi ushtrinë e vet, ajo çka ka mbet prej tankeve dhe pranoi marrëveshjen për armëpushim. Pastaj pasoi humbja e Izraelit në vitin 2008-2009, e cila u përsërit në vitin 2012. E njëjta gjë u përsërit edhe në muajt korrik dhe gusht të vitit 2014. Ushtria izraelite nuk është sikurse më pare. Betejat të cilat me lehtësi i ka udhëhequr, më nuk do të përsëriten. Situata izraelite është duke ndërruar, dhe mossuksesi po bëhet emërtimi i ri i aventurave të tyre ushtarake. Disa here ka sjell humbje arabëve, që në përfundim ka rezultuar me nënshtrimin e shumicës së shteteve arabe dhe pranimit të tyre të normalizimit të marrëdhënieve si dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Izraelin. Në rastin e disa shteteve arabe, në mes tyre edhe Palestina, ka vazhduar gjer te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Palestinezët kanë njohur Izraelin dhe kanë pranuar normalizimin e marrëdhënieve, si dhe punën në koordinimin e sistemeve të sigurisë. Megjithatë konflikti i Izraelit me rezistencën arabe, çofshin ato në jug të Libanit apo Palestinë, kanë hedhur hije të madhe në teorinë e sigurisë izraelite, duke treguar në parimet dhe themelet e padobishme të tyre.
Teoria e sigurisë izraelite bazohet në disa rregulla dhe parime, të cilët mund të përmblidhet si më poshtë:
E para: Izraeli që nga fillimi aprovoi politikën e mbështetur në forcat e veta, duke u udhëhequr në dimensionet dogmatike dhe ideologjike të përbëra në Tevrat si përvojë historike e hebrenjve, posaçërisht atë në Evropë, dhe gjithë atë çfarë e ka përcjellur atë periudhë nën shtypjen gjer tek ndjekja dhe persekutimet e tyre. Sipas mësimit nga Tevrati, hebrenjtë janë populli i zgjedhur dhe i shenjtë i Zotit, të cilit nuk i është lejuar bashkëjetesa me të huajt dhe me ata të cilët nuk e mbajnë epitetin e popullit të shenjtë dhe se përzierja e tillë me ata do të mund të kërcënojë shenjtërinë e tyre. Tevrati në duart e hebrenjve të sotshëm gjatë interpretimeve të ndryshme i orienton që ata nuk duhet të mbështeten tek të tjerët, nuk duhet të hyjnë me ta në kurorë dhe as të kenë marrëdhënie normale.
Ndoshta ky fakt i ndjek ata në izolimin e përhershëm, të mbylljes hermetike si dhe të superioritetit mbi të tjerë të cilët Zoti i urren, e këta janë të gjithë popujt tjerë. Nga përvoja historike e tyre, intelektualët sionist, njerëzit të arsimuar dhe shkrimtarët konsiderojnë që persekutimet, vrasjet dhe shkatërrimet i kanë përjetuar pikërisht nga të huajt, për këtë shkak çdo mbështetje tek ata do të rezulton me mossuksese dhe sjelljen e problemeve.
Për këtë shkak Izraeli që nga viti 1948 mbështetet vetëm në kapacitetet e veta në sferat e ndryshme të jetës, sikur në ekonominë, arsim, politikë, veprim ushtarak dhe të sigurisë etj. Lëvizja sionist është themeluar me qëllim të zhvillimit shkencor, duke marrë parasysh që ajo është bazë e zhvillimit në fushat e ndryshme. Projekti i pare ishte hapja e shkollës së bujqësisë në Jaffa në vitin 1870, ashtu që të rinjtë të mësojnë shkathtësinë në bujqësi. Pas kësaj hapin Institutin për hulumtimin shkencor në Rehovat në vitin 1910, i cili ishte pa konkurrencë në atë rajon. Gjithashtu është themeluar edhe Instituti teknologjik në Haifa në vitin 1912, dhe më tutje edhe Universiteti Hebrenj në vitin 1925. Izraeli zhvilloi edhe shumë hulumtime shkencore, të cilët në fillim ishin të fokusuara në zhvillimin e bujqësisë, pasi që ajo ishte burimi kryesor për sigurimin e ushqimit, dhe krijon vullnetin politik të pavarur ndaj të cilit nuk do të kenë ndikim ata që e kanë grurin. Pas saj u orientua në përmirësimin e aftësive të veta ushtarake nëpërmjet industrisë ushtarake dhe zhvillimin e teknologjisë ushtarake. Pastaj u orientua në prodhimin e stolive, ndërtohen fabrika dhe uzina të profileve të ndryshme dhe u bë njëri prej shteteve të para orientuara drejt eksportit. Izraeli në fillim edhe më tutje mbështetej në ndihmën financiare të shteteve të perëndimit si dhe në donacione të hebrenjve të pasur nga jashtë, por edhe përkundër kësaj qëllimi i tyre mbeti i njëjtë, të mbetesh i pavarur dhe të mbështetesh në resurset e veta ashtu që në ardhmëri prapë të mos pendohen.
E dyta: Të njihen si fuqi e parë ushtarake në rajonin arabo-islamik me qëllim të dominimit ndaj shteteve arabe islame individualisht dhe kolektivisht. Ushtria izraelite përherë ka përsëritur moton se mbijetesa e Izraelit është ngushtë e lidhur me aftësitë e ti’a ushtarake të fuqishme. Ushtria e tyre duhet të jetë fuqia më e fortë në rajon, me mundësin e veprimit të shpejtë dhe efikas në beteja. SHBA-të e kanë miratuar këtë moto duke punuar në trajnimin e Izraelit gjersa të bëhet fuqi ushtarake të cilit nuk mundet askush t’i rezistojë. Nga kjo lindi edhe parulla për pathyeshmërinë e ushtrisë izraelite si formë e luftës psikologjike, me mbështetjen e saj në terren në luftë kundër arabëve dhe aleatëve të tyre.
Izraeli nuk kënaqej vetëm me ndihmën ushtarake të Perëndimit, por po punon edhe në përmirësimin e armatimit të vet të nevojshëm. Zhvillon modelet e reja të tankeve, avionëve luftarak dhe fluturakeve pa pilot(droneve), raketave, anijeve luftarake, pushkëve automatike etj. Pastaj shkohet një hap përpara, duke sjellë vendimin për furnizimin e armëve për shkatërrim masiv dhe punën në zhvillimin e kapaciteteve të mëdha nukleare e cila kundërshtarëve të tyre do të mohohet.
E treta: Strategjia e udhëheqjes së luftërave në territorin e huaj, me qëllim që efektet e luftës të largohen nga territori nën kontrollin izraelit. Izraeli e ka formuar ushtrinë shumë të madhe të aftë dhe të pajisur me armatimin më bashkëkohor. Kjo ushtri është dalluar nga ushtritë tjera botërore me mënyrën e posaqshme të luftimit, ardhjes në vendin e tensioneve dhe konflikteve, pastaj aftësisë së grupimit dhe sulmeve të rrufeshme vendimtare. Izraeli përpiqet të mbrojë vendbanimet e veta, sikurse të mëdha ashtu edhe të vogla, nga e gjithë ajo që lufta sjell me vete, duke reduktuar aksionet e veta luftarake në territoret fqinje arabe, e ndonjëherë edhe në shtetet e largëta arabe, sikurse Tunizia dhe Sudani. Izraeli ka shkatërruar vendbanimet arabe dhe me tanke ka shkretuar token e tyre, me sulme të shumta nga ajri i shkatërroi institucionet dhe qendrat e shumta, në ndërkohë ushtria arabe nuk ka pas force të mbrojë dhe të ndalojë këto sulme të vazhdueshme të ushtrisë izraelite.
E katërta:Inicimi i luftërave me qëllim të mbledhjes së informatave për armikun, aftësive të tyre ushtarake, planet, armatimet dhe të gjitha të tjera. Izraeli pandërprerë punon në angazhimin e bashkëpunëtorëve dhe spiunëve nga radhët e arabëve në të gjitha shtetet, e posaçërisht në Palestinë dhe në shtetet përreth tij. Fokusohet në futjen e spiunëve në radhët e oficerëve arab, bile e edhe tek ministrat dhe pushtetarë arab, për të shpërndarë agjentët e vet në institucionet e ndryshme civile dhe të sigurisë, që të jetë i njoftuar me detaje më të imta.
E pesta: Lufta preventive është opsioni më i mire dhe sjell më së paku humbje. Që nga themelimi i tij Izraeli zbaton këtë strategji e cila mund të përshkruhet me thënien: “Ngrëje atë për drekë para se ai të të ngrënë për darkë”. Me fjalë tjera domosdoshmërish duhet fokusuar sulmin në çdo force arabe dhe të shkatërrohet, para se ajo të bëhet e aftë ushtarakisht të kërcënojë Izraelin. Për atë Izraeli në vitin 1948 me aktivitetet ushtarake ka provokuar konfliktin me ushtritë arabe, me ç’rast i ka shkatërruar para se ato të forcoheshin dhe të jenë të afta për t’iu kundërshtuar atij.
E gjashta: nga krijimi i tij Izraeli realizon programet edukative, ngrit vetëdijen e qytetarëve të vet dhe zgjon të menduarit shkencor, duke ndërtuar ndërgjegjësimin në popull sipas vështrimeve të tyre të çështjes së konfliktit arabo-izraelit.
E shtata: Plani përfundimtar izraelit i sigurisë është që të bëjë Izraelin oazë sigurie për të gjithë hebrenjtë e botës. Retorika sioniste edhe më tutje është e orientuar në theksin se nuk ka siguri për hebrenjtë përveç në shtetin izraelit të fuqishëm dhe të sigurt.
Sulmi i pare i madh në ushtrinë izraelite ka ndodhur në vitin 2006 në luftë me Hezbullahun në Liban. Kjo ishte goditje në tërë aparatin e sigurisë së Izraelit. Hezbollahu e ka bombarduar Izraelin me raketa të cilët kanë paralizuar jetën e qytetarëve. Janë raketuar qytetet izraelite dhe vendbanimet e kolonëve, njerëzit kanë qenë të detyruar të largohen në vend strehimore. Rrugët dhe sheshet e Izraelit më nuk ishin të sigurt, rreziku nga raketat i ka përfshirë të gjithë. Nuk kanë qenë të sigurt as pjesët veriore të territorit izraelit, njerëzit kanë humbur sigurinë dh besimin se shteti do të jetë në gjendje të i shpëtojë. Hezbollahu gjatë viteve ka zhvilluar sistemin mbrojtës të suksesshëm në luftë kundër spiunëve dhe agjentëve dhe në atë mënyrë ka parandaluar rrjedhën e informatave Izraelit. Është e vërtet se Izraeli posedon teknologjinë bashkëkohore për mbledhjen e informatave, porse edhe Hezbollahu ka arrit të sigurojë pajisjet e përafërta, duke mbajt qëndrimin se njeriu është elementi më i rëndësishëm në mbledhjen e informatave. Hezbollahu i ndjek spiunët dhe agjentët me ndihmën e metodave të ndryshme për të hyrë në gjurmët e tyre, për këtë arsye Izraeli hyri në luftë i papërgatitur dhe i befasuar me aftësinë ushtarake të Hezbollahut dhe taktikën dhe gjendshmërin e tij në terren. Njëra prej taktikave themelore e Hezbollahut ishte kufizimi i sulmeve të aviacionit izraelit dhe atë duke hapur tunele nëntokësore për fshehje, ashtu që aviacioni të mos mund të sulmojë luftëtarët. Për atë shkak aviacioni izraelit u hakmor me sulmet e veta kundër civilëve dhe duke shkatërruar infrastrukturën e popullit të thjeshtë. Këtu është e rëndësishme të theksohet se lufta nuk është udhëhequr vetëm në token e Libanit, dhe se Izraeli nuk e ka befasuar Hezbollahun, por të kundërtën e saj Izraeli ishte ai që ka përjetuar befasinë. Është kryer sulmi në oazën e sigurisë izraelite dhe ashtu përfundoi teoria e mos humbjes ushtarake, besimi izraelit në ushtrinë e vet ka përjetuar një goditje të rëndë.
Hamasi dhe forcat palestineze të rezistencës në Gazë vazhduan me këtë rrugë të filluar nga Hezbollahu, duke befasuar tërë botën me aftësinë e tyre për përparim, zhvillim dhe prodhim edhe përkundër faktit se Gaza është e rrethuar dhe nuk ka potencialet themelore për zhvillim. Mbrojtja palestineze aktivizoi një rrebesh raketa sulmuese në të gjitha pjesët e okupuara të Palestinës. Njerëzit nuk kishin zgjidhje tjetër përball këtij sulmi, përveçse të strehohen në strehimore dhe të kuptojnë faktin se çdo vend tjetër është më i sigurt se vet Izraeli.
I tërë Izraeli tani është i vetëdijshëm, këtë e kanë kuptuar qytetarët, shërbimet e sigurisë, ushtria dhe të gjithë përgjegjësit tjerë, se Izraeli më nuk është një vend i sigurt dhe se Izraeli nuk ka më fuqi të udhëheq luftërat si më parë. Gjëja kryesore në këtë luftë të zhvilluar në vitin 2014, është sepse është udhëhequr në tokën palestineze. Palestinezët më nuk duhet të mbrohen nga territoret fqinje gjer më tani, por kanë ofruar rezistencë nga territori i vet dhe se jo vetëm kjo, por kësaj here banorët e bashkësisë hebrenjve në jug të Palestinës punojnë në atë drejtim që të largohen përherë nga frika e sulmeve palestineze mbi ta.
Prandaj para rezistencës palestineze në Gazë po i ofrohet rasti për zgjerimin e territoreve në një të ardhme. Gaza ka ndërtuar urët e suksesit ushtarak të cilin rezistenca palestineze mjaft mirë e ka shfrytëzuar. Para tyre është një e ardhme të cilin duhet shfrytëzuar.