ISIS-i është turpi i fondamentalizmit të vërtetë
Nga Slavoj Žižek
Është bërë diçka e zakonshme që në muajt e fundit të shohim se ngritja e Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit, (ISIS), është kapitulli i fundit i një historie të gjatë të zgjimit antikonolianlist – kufinjtë arbitrarë të hartuar pas Luftës së Dytë Botërore nga Fuqitë e Mëdha – dhe njëkohësish një kapitull në luftën kundër mënyrës së si kapitalizmi botëror dëmton fuqinë e shteteve kombe. Por, ajo që shkakton frikë të thellë dhe tmerr është një tipar tjetër i regjimit të ISIS-it: deklaratat publike të autoriteteve të ISIS-it e bëjnë të qartë se deyra kryesore e pushtetit shtetëror nuk është rregullimi i mireqënies së popullsisë (shëndetësia, lufta kundër urisë) – ajo që ka rëndësi është jeta fetare dhe shqetësimi që e gjithë jeta publike t’i bindet ligjeve të fesë. Kjo është arsyeja pse ISIS-i rrin indiferentë ndaj katastrofave humanitare brenda domainit të vet – motoja e tij është pak a shumë “Ruaje fene së mirëqënia ruhet vetë.” Këtu kemi një hendet që ndan nocionin e pushtetit të praktikuar nga ISIS-i nga nocioni modern perëndimor, të cilin Michel Foucault e ka quajtur “BioPushtet,” i cili rregullon rendin në mënyrë që të mund të rregullojë mirëqënien: kalifati i ISIS-it e refuzon krejtësisht nocionin e BioPushtetit.
A e bën kjo ISIS-in premodern? Në vend që ta shohim ISIS-in si një rast rezistence ekstreme ndaj modernizmit, duhet ta përceptojmë më tepër si një rast të modernizimit tëçoroditur, i vendosur në seritë e modernizimit konservativ, i cili fillon me restaurimin e Meijit në shek. XIX në Japoni (modernizimi i shpejtëindustrial mori formën ideologjike të “restaurimit,” apo kthimin e autoritetit të plotë të perandorit).
Fotoja e njohur e liderit të ISIS-it Ebu Bekr El-Bagdadi, me një orë të shtrenjtë zviceriane në dorëështë emblematike: ISIS-i është i mirëorganizuar me propagandën nëinternet, po ashtu edhe në marrëdhëniet financiare. Pavarësisht se këto praktika ultra-moderne janë përdorur për të përhapur dhe zbatuar një vizion ideologjik dhe politik që nukështë dhe aq konservator për të rregulluar përvijimet e qarta hierarkike. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se edhe kjo pamje e një organizate fondamentaliste strike, të disiplinuar dhe të rregulluar nuk është krejtësisht pa ambiguitet: a po funsionon shtypja fetare e praktikuar nga njesitë lokale ushtarake? Ndërsa ideologjia zyrtare e ISIS-it është kundër imoralitetit perëndimor, praktika e përditshme e bandave të ISIS-it përfshinë orgji grotestke në shkallë të plotë, duke përfshirë grabitje, përdhunime, torura dhe vrasje të pabesimtarëve.
Nga një kënvështrim më i afërt, gatishmëria në dukje heroike e ISIS-it për të rrezikuar gjithçka duket më ambigue. Kohë më parë, Frederik Niçe përcëptonte se si qytetërimi europian po lëvizte në drejtimin e Njeriut të Fundit, një krijese apatike pa pasion dhe angazhim të madh. I paaftë për tëëndërruar, i lodhur nga jeta, ai nuk ndërmerr rreziqe, kërkon vetëm rehati dhe siguri; “pak helm tani, e pak më vonë: njëëndërr e këndshme. Dhe shumë helm në fund për një vdekje të këndshme. E kanë siguruar kënaqësinë e tyre për këtë ditë, kënaqësinë e tyre për këtë natë, për një vdekje të këndshme. Ata knë kënaqësinë e tyre për ditëndhe natën, por ata kanë një kujdes për vdekjen. “Ne kemi zbuluar lumturinë,” thotë Njeriu i fundit, dhe ata e injorojnë.”
Mund të duket se ndarja mes Botës së Parë tolerante dhe reagimi fondamentalist ndaj saj shkon gjithnjë e më shumë përgjatë vijave të opozitës mes të udhëhequrit me një jetë të gjatë e të kënaqshme plot me të mira materiale dhe kulturore dhe mes dedikimit të jetës ndaj dikujt për arsye transhendenciale. A është ky një antagonizëm midis asaj që Niçe e ka quatur nihilizmi “pasiv” dhe “aktiv”? Ne në perëndim jemi Njeriu i Fundit i Niçes, të zhytur në kënaqësitë e kota të përditshme, ndërkohë që radikalët janë të gatshëm të rrezikojnë gjithça, të angazhuar në një luftë vetëshkatërruese. NdërsaWilliam Butler në“Ardhja e Dytë” duket se e bën të tashmen tonë krejtësisht të parashikueshme: Mungesa më e mirëështë bindja, ndërsa më të këqijat janë plot me pasion.” Ky është një përshkrim i shkëlqyer i ndarjes së tanishme mes liberalëve anemikë dhe fondamentalistëve të apasionuar. “Më të mirët” nuk janë më të aftë të angazhohen, ndërsa “më të këqinjtë” merren me fanatizma racor, fetar dhe seksist.
Por, a janë terroristët fondamentalistë, me të vërtetë fondamentalistë, në kuptimin autentik të termit? A e besojnë ata me të vertetë? Ajo që u mungon atyre është një tipar lehtësisht dallues për të gjithë fondamentalistët autentikë, që nga budistët tibetianë, deri te Amishët në Shtetet e Bashkuara – pakënaqësia dhe zilia, indiferenca e thellë ndaj menyrës së jetesës së jobesimtarëve. Nëse të ashtuquajturit fondamentalistët e sotëm, besojnë se me të vërtetë e kanë gjetur rrugëne tyre për te e Vërteta, pse duhet të ndihen të kërcënuar nga jobesimtarët? Pse duhet të kenë zili ndaj tyre? Kur një budist takon një hedonist perëndimor ai nuk e dënon atë. Ai vetëm vëren me mirësjellje se mënyra se si hedemonisti kërkon lumturinëështë vetë-shkatërruese. Në kontrast me fondamentalizmin e vërtetë, terroristët pseudo-fondamentalistë janë thellësisht të shqetësuar, të intriguar dhe të besdisur nga jeta mëkatare e jobesimtarëve. Njeriu mund të mendoj se ata janë duke luftuar mëkatarët, por në fakt janë duke luftuar tundimet e veta. Kjo është arsyeja pse të ashtuquajturit fondamentalistë të ISIS-it janë një fatkeqësi për fondamentalizmin e vërtetë.
Këtu diagnoza e Yeats-it duket pak e papërshtatshme për realitetin e tanishëm: pasioni plot intensitet i një turme dëshmon për një mungesë të një bindjeje të vërtetë. Thellë ne veten e tyre, terroristët fondamentalistëkanë mungesë besimi të vërtetë–shpërthimet e tyre të dhunshme janë një provë e kësaj. Sa i brishtë duhet të jetë besimimi i një muslimani që ai të ndihet i kërcënuar nga një karrikature idiote në një gazetë daneze me volum të vogël. Terrorizmi fondamentalist nuk është i bazuar në bindjen e tyre të të qënit superior, apo në dëshirën e tyre për të ruajtur identitetin e tyre fetaro-kulturor nga bombardimi i civilizimit botëror konsumist.
Problemi me terroristët fundamentalistë nuk është se ne i konsiderojmë ata inferiorë ndaj vetes, përkundrazi ata vetë fshehtazi e quajnë veten inferiorë. Kjo është arsyeja e mospërfilljes tonë që na bën të ndjehemi superior ndaj tyre dhe kjo vetëm se i bën ata më të zemëruar dhe ushqen pakënaqësinë e tyre. Problemi nuk është dallimi kulturor (përpjekjet e tyre për të ruajtur identitetin e tyre), por e kundërta: ata tashmë na pëlqejnë ne, që, në mënyrë të fshehtë, ata kanë përvetësuar tashmë standardet tona dhe po ruajnë vetet e tyre nga vetë ato. Në mënyrë paradoksale, ajo që fundamentalistët e ISIS-it dhe ata si puna etyre janë pikërisht një dozë e asaj bindjes së vërtetë të dikujt për superioritetin e vet.
Slavoj Žižek është një filozof, psikoanalist, dhe sociolog sllovak në Fakultetin Juridik të Birkbeck-ut, Universiteti i Londrës. Ai është autori i librave të ndryshëm duke përfshirë dhe librin që pritet të dalë në botim “Absolute Recoil.” (Zbrapsja Absolute).