Gaza si krizë e kapitalizmit global dhe si një fushë ekperimentale për fashizmin global
Në periudhat e mëparshme të krizës kapitaliste botërore, shembja e rendit hegjemonik u shënua nga paqëndrueshmëria politike, betejat intensive klasore dhe shoqërore, luftërat dhe thyerjet në sistemin e krijuar ndërkombëtar. Kujtojmë se fillimi i Luftës së Dytë Botërore ishte Lufta Civile Spanjolle e viteve 1936-39 dhe diktatura fashiste që rezultoi. Ajo që është në rrezik në Palestinë është e ardhmja jonë globale.
Ndërsa bota shikon me tmerr rritjen e numrit të vdekjeve të civilëve palestinezë dhe Izraeli po gjykohet për krimin e gjenocidit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, masakra në Gaza na e hap një dritare të tmerrshme në krizën e përshkallëzuar të shpejtë të kapitalizmit global. Për të lidhur pikat nga shkatërrimi brutal i Gazës nga Izraeli me këtë krizë globale, ne duhet të bëjmë një hap prapa dhe të përqendrohemi në pamjen e madhe. Kapitalizmi global përballet me një krizë strukturore që rezulton nga mbiakumulimi dhe stagnimi kronik. Por, grupet dominuese po përballen edhe me një krizë politike të legjitimitetit të shtetit, hegjemonisë kapitaliste dhe shpërbërjes së gjerë shoqërore, një krizë ndërkombëtare konfliktesh gjeopolitike dhe një krizë ekologjike me përmasa të tmerrshme.
Monopolet globale dhe elitat politike janë të dehur nga shpërthimi kapitalist botëror i fundit të shekullit të njëzetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë e një. Ata i detyruan të pranonin se kriza u doli jashtë kontrollit. Në Raportin e tij Global të Rrezikut 2023, Forumi Ekonomik Botëror ka paralajmëruar se bota përballet me një “krizë të shumëfishtë” që përfshijnë ndikime në rritje ekonomike, politike, sociale dhe klimatike, të cilat “po bashkohen për të formësuar dekadën unike, të pasigurt dhe të trazuar në të ardhmen”. Elita e Davosit mund të mos ketë ndonjë ide se si ta zgjidhë krizën, por fraksione të tjera të grupeve dominuese po eksperimentojnë se si të transformojnë kaosin e pafund politik dhe paqëndrueshmërinë financiare në një fazë të re dhe më vdekjeprurëse të kapitalizmit global.
Edhe pse rezultati ushtarak i luftës së Gazës nuk është ende i qartë, nuk ka dyshim se mbështetësit e Izraelit në shtetet kryesore të sistemit kapitalist botëror e kanë humbur betejën politike për legjitimitet. Rrethimi i Gazës në muajt e parë dukej se kristalizonte një bosht Uashington-NATO-Tel Aviv të gatshëm për të normalizuar gjenocidin, qoftë edhe me kosto të madhe politike. Por, gjendja e vështirë në të cilën gjenden palestinezët ka prekur skajet nervore të masave anembanë botës, e veçanërisht të rinisë, duke i shtuar energji të re rebelimit global të klasave punëtore dhe popullore që ka marrë vrull viteve të fundit dhe duke mprehur kontradiktat politike të krizës. Në SHBA, aty ku shkruajmë këto rreshta, ka ndodhur një shpërthim i jashtëzakonshëm solidariteti me Palestinën, i udhëhequr nga brezi i ri i hebrenjve të cilët nuk identifikohen me Sionizmin dhe shtetin hebre. Flamuri palestinez, i ngritur në mbarë botën në demonstrata në rrugë, ngjarje sportive dhe platforma të mediave sociale, është bërë një simbol i zemërimit popullor kundër status quo-së aktuale dhe një intifada globale.
Shekulli i njëzetë ka parë të paktën pesë raste kur gjenocidi është nga Karta e Kombeve të Bashkuara si "një krim i kryer me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar". Ndërsa gjenocidi izraelit në Gaza po transmetohej drejtpërdrejt, rregullat e luftës – nëse kanë ekzistuar ndonjëherë – nuk vlejnë më për Tel Avivin dhe Uashingtonin. Numri i vdekjeve të civilëve të regjistruar në Gaza në dy muajt e parë, është më i madh se sa viktimat e civilëve në 20 muajt e parë të konfliktit Rusi - Ukrainë, ku humbën jetën 9614 civilë (rreth 20000). Se a do ta përfundojë rrethimi izraelit këtë gjenocid të shekullit të njëzet e një apo jo, mund të përcaktohet në fushën e betejës politike globale dhe jo në arenën ushtarake.
Tepricë kapitali , Tepricë Pune, Gjenocidi
Kriza e kapitalizmit botëror në vitet 1930 i hapi rrugë ngritjes së fashizmit në Evropë, kolapsit të dhunshëm të rendit ndërkombëtar politik dhe ekonomik dhe një lufte të dytë botërore që solli shkatërrim të paimagjinueshëm më parë. Para Depresionit të Madh u përjetua një epokë verbuese e teprimit kapitalist mes pabarazive në rritje dhe pakënaqësisë masive në rritje. Kapitali i pakufizuar që nxitonte drejt krizës së mbiakumulimit që shkaktoi kolapsin e gjithçkaje në 1929 bëri që periudha të quhej "epoka e praruar". Përplasja financiare globale e vitit 2008 shënoi fillimin e një krize të re të mbiakumulimit dhe recesionit kronik.
Kapitali i pakufizuar që nxitonte drejt krizës së mbiakumulimit që shkaktoi kolapsin e gjithçkaje në 1929 bëri që periudha të quhej "epoka e praruar". Përplasja financiare globale e vitit 2008 shënoi fillimin e një krize të re të mbiakumulimit dhe recesionit kronik. Korporatat kryesore transnacionale dhe kompanitë financiare arritën fitime rekord në një kohë kur investimet e korporatave ishin në rënie. Klasa kapitaliste transnacionale (KKT) ka grumbulluar shuma monstruoze pasurie, shumë përtej asaj që mund të riinvestojë. Përqendrimi ekstrem i pasurisë së planetit në duart e pak njerëzve, dhe varfërimi dhe shpronësimi i shpejtë i shumë njerëzve, e ka bërë gjithnjë e më të vështirë për KKT-në gjetjen e rrugëve të reja për të shkarkuar sasitë e mëdha të tepricës së akumuluar. Kapitalistët transnacionalë dhe përfaqësuesit e tyre në shtete mbështeten në rritjen e shtyrë nga borxhi, spekulimet e egra financiare, plaçkitjen e financave publike dhe akumulimin e militarizuar të organizuar nga shteti për të mbajtur në këmbë ekonominë globale përballë recesionit kronik. Ndërsa kanalet për shkarkimin e kapitalit të tepërt të akumuluar thahen, duhet të krijohen kanale të reja me dhunë.
Politika ekonomike e Izraelit është simbolike. Rrethimi i Gazës dhe Bregut Perëndimor është një formë akumulimi primitiv që synon të hapë një hapësirë të re për akumulimin transnacional. Në fund të muajit tetor, ndërsa bombardimet izraelite u intensifikuan, Izraeli ka filluar t'u japë licenca kompanive transnacionale të energjisë për kërkimin e gazit dhe naftës në brigjet e Mesdheut, si pjesë e planit të tij për t'u bërë një prodhues i madh rajonal i gazit dhe qendër energjitike, si dhe një alternativë ndaj gazit rus për Evropën Perëndimore. Një kompani izraelite e pasurive të paluajtshme e famshme për ndërtimin e vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze, në muajin dhjetor publikoi një reklamë për të ndërtuar shtëpi luksoze në lagjet e bombarduara të Gazës, ndërsa të tjerë kanë folur për ringjalljen e Projektit të Kanalit Ben Gurion, i cili ka qenë jo aktiv që kur u propozua për herë të parë në vitet 1960. Projekti përfshin ndërtimin e një kanali që do të shtrihet nga Gjiri i Akaba deri në Mesdhe përmes shkretëtirës së Negevit dhe Gazës, si një alternativë ndaj Kanalit të Suezit të operuar nga Egjipti. E vetmja gjë që e ndalon këtë projekt të rishikuar të kanalit është prania e palestinezëve në Gaza.
Por, që gjenocidi të bëhej një opsion, duhej të ndodhnin dy gjëra. Së pari, duhej të zgjidhej roli i punës palestineze në ekonominë izraelite. Nakba i vitit 1948, e cila e themeloi shtetin hebre, përfshinte dëbimin e dhunshëm të palestinezëve dhe shpronësimin e tokës së tyre, si dhe punësimin e qindra mijëra punëtorëve "të nënshtruar" palestinezë për të punuar në fermat izraelite, kantieret e ndërtimit, industritë, kujdesin dhe punë të tjera shërbimi, si dhe transformimin e Bregut Perëndimor në një treg të robëruar për kapitalistët izraelitë. Kjo situatë tregoi një tension në mes të përpjekjes për të pastruar etnikisht shtetin hebre dhe nevojës për fuqi punëtore, të kufizuar etnikisht. Duke filluar nga vitet 1990, Izraeli filloi të zgjidhte këtë tension midis shpronësimit/super-shfrytëzimit dhe shpronësimit/mërgimit në favor të këtij të fundit. Lëvizshmëria dhe rekrutimi transnacional i fuqisë punëtore ka bërë të mundur që kapitalistët në mbarë botën, duke përfshirë edhe Izraelin, të riorganizojnë tregjet e punës dhe të punësojnë një fuqi punëtore të përkohshme që është e privuar nga e drejta e saj dhe që është e lehtë për t'u kontrolluar. Në këtë mënyrë, Izraeli gradualisht po zëvendëson fuqinë punëtore palestineze me fuqi punëtore emigrante.
Izraeli zbatoi politikën e tij të "mbylljes" në vitin 1993, pas Intifadës së Parë, e cila ishte një përshkallëzimi i mprehtë i izolimit palestinez, spastrimit etnik dhe kolonializmit të kolonëve në territoret e pushtuara. Qindra mijëra punëtorë migrantë nga Tajlanda, Kina, Sri Lanka, India, Filipinet, Afrika e Veriut, Evropa Lindore dhe vende të tjera punojnë aktualisht në ekonominë izraelite (Në sulmin e Hamasit, u vranë të paktën 30 shtetas tajlandez, katër filipinas dhe 10 nepalezë dhe disa u morën peng). Ata nuk kanë nevojë t'i nënshtrohen sistemit të aparteidit të aplikuar për palestinezët, pasi që statusi i tyre i përkohshëm i imigrimit mundëson kontrollin social dhe privimin nga të drejtat e tyre në mënyrë më efektive. Për më tepër, ata nuk duan kthimin e tokave të pushtuara dhe nuk kanë kërkesa politike për shtet. Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Izraeli dërgoi mijëra punëtorë palestinezë në Gaza, ndërsa rreth 10,000 punëtorë të huaj bujqësor u larguan nga vendi. Kompanitë izraelite të ndërtimit po i kërkojnë qeverisë t'i lejojë ata të punësojnë 100,000 punëtorë indianë për të zëvendësuar palestinezët.
Për Izraelin dhe kapitalin transnacional, masat palestineze janë transformuar nga të shërbyerit si një forcë punëtore e kontrolluar shumë dhe e shfrytëzuar në masë të madhe, në një "njerëzim të tepërt" (tepricë njerëzore), duke qëndruar në rrugën e një raundi të ri të zgjerimit kapitalist. Në këtë mënyrë, Gaza tani po bëhet një simbol i fuqishëm i gjendjes së vështirë të njerëzimit në mbarë botën. Globalizimi dhe neoliberalizmi që zgjatën me dekada, kanë dënuar masa të mëdha njerëzish në një ekzistencë margjinale. Teknologjitë e reja të bazuara në inteligjencën artificiale; të shoqëruara me zhvendosjen e krijuar nga konfliktet, kolapsi ekonomik dhe ndryshimet klimatike, do të zgjerojnë në mënyrë eksponenciale radhët e njerëzimit të tepërt. ILO ka raportuar se afërsisht një e treta e fuqisë punëtore globale ishte bërë e pa nevojshme në fund të shekullit. Një studim i vitit 2020i bërë nga Akademia Kombëtare e Shkencave e SHBA-së parashikoi se për çdo shkallë Celsius rritje të klimës mesatare globale, një miliard njerëz do të duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të duronin nxehtësinë e padurueshme.
Izraeli ekspozon në mbarë botën tensionin në mes të nevojës ekonomike të grupeve dominuese për punë super-shfrytëzuese dhe nevojës së tyre politike për të neutralizuar rebelimin aktual dhe potencial të "njerëzimit të tepërt". Strategjitë e rrethimit të klasës sunduese po bëhen parësore dhe kufijtë në mes të juridiksioneve kombëtare po shndërrohen në zona lufte dhe vdekjeje. Palestina është një zonë e tillë vdekjeje, ndoshta më e tmerrshmja; sepse është e lidhur me okupimin, aparteidin dhe spastrimin etnik. Por edhe dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur po ashtu përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, në korridoret Afrikë Veriore - Lindje e Mesme - Evropë dhe në zona të tjera kufitare midis rajoneve të akumulimit të dendur të ekonomisë globale dhe tepricës njerëzore. Vetëm dy muaj para sulmit të Hamasit, rojet kufitare saudite hapën zjarr pa paralajmërim dhe vranë me gjakftohtësi qindra emigrantë etiopianë të cilët po përpiqeshin t'i bashkoheshin 750,000 qytetarëve që tashmë punonin në Mbretëri.
Gjëja e dytë që nevojitet për ta bërë gjenocidin një opsion të përputhshëm me imperativët e akumulimit të kapitalit global është një marrëveshje e re politiko-diplomatike për integrimin e Izraelit në Lindjen e Mesme dhe ekonominë globale. Pas pushtimit dhe okupimit të Irakut nga SHBA-ja, në vitin 1997, u nënshkruan Zona e Madhe Arabe e Tregtisë së Lirë dhe një sërë marrëveshjesh dypalëshe dhe shumëpalëshe rajonale dhe jashtërajonale të tregtisë së lirë. Ndërsa Lindja e Mesme globalizohet, investimet transnacionale të korporatave dhe financiave në financa, energji, teknologji të lartë, ndërtim, infrastrukturë, konsum luksoz, turizëm dhe fusha të tjera shërbimi, janë rritur. Këto investime bashkuan kapitalin e Gjirit, duke përfshirë triliona dollarë fonde të pasurisë, me kapital nga e gjithë bota, si BE, Amerika Veriore dhe Latine dhe Azia. Kina është bërë partneri kryesor tregtar i rajonit dhe një investitor i madh në Izrael. Korridori Lindje e Mesme - Azi tani është një kanal i rëndësishëm për kapitalin global.
Falë këtij globalizimi kapitalist, kapitali me bazë në Izrael është ndërthurur me qarqet globale të akumulimit, duke u integruar me kryeqytetet në të gjithë Lindjen e Mesme. Shprehja "konflikti arabo - izraelit" është dëshmuar të jetë një kornizë e prapambetur politiko - diplomatike e pa sinkronizuar me strukturën ekonomike globale kapitaliste në zhvillim. Në vitin 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera nënshkruan "Marrëveshjet e Abrahamit" me Izraelin, duke normalizuar marrëdhëniet në mes të shtetit hebre dhe nënshkruesve arabë. Ndërsa qindra mijëra turistë izraelitë mbushën brenda një kohe të shkurtër hotelet në Dubai dhe vende të tjera, edhe grupet e investimeve të Gjirit kanë derdhur po ashtu qindra miliona dollarë në ekonominë izraelite. Do të ishte normalizimi saudito - izraelit ai që do të sinkronizonte marrëveshjen politiko - diplomatike me realitetin ekonomik. Por palestinezët e shpërndanë partinë!
Shpërblimi i valës së re të investimeve financiare në Lindjen e Mesme u mbështet në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve të Gjirit si skela politike për një integrim më të thellë rajonal nëpërmjet zgjerimit të kapitalit transnacional. Ky normalizim duhet të mbetet në pritje për sa kohë që palestinezët vazhdojnë rezistencën e tyre. Dy javë pas luftës së Gazës, elitat globale të korporatave dhe ato financiare të cilat u mblodhën në Riad për takimin e tyre vjetor "Davos në shkretëtirë" kanë shprehur shqetësimin se lufta e Gazës po përshkallëzon më tej tensionet gjeopolitike që kanë kontribuar në paqëndrueshmërinë financiare afatgjatë dhe stanjacion në mbarë botën.
Barbarizmi Është Fytyra e Krizës Globale Kapitaliste
Përveq kësaj, ka një skenë të ndritshme për disa brenda klasës kapitaliste transnacionale në rajon që është në përputhje të përkryer me gjenocidin: akumulimi ushtarak dhe akumulimi me detyrim. Kaosi politik dhe paqëndrueshmëria kronike mund të krijojnë kushte shumë të favorshme për kapitalin. Peizazhet distopike të ferrit mund të shndërrohen në fusha eksperimentimi për një raund të ri ristrukturimi hapësinor për strategët politikë dhe korporatistët e luftës. Izraeli është simboli i ekonomisë globale të luftës. Në qendër të ekonomisë së Izraelit bënë pjesë një kompleks global teknologjish ushtarake - të sigurisë - inteligjencës - mbikqyrjes - antiterrorizëm që ushqehet me dhunën, konfliktin dhe pabarazitë lokale, rajonale dhe globale. Korporatat më të mëdha të vendit janë të varura nga lufta dhe konfliktet në Palestinë, Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën dhe inkurajojnë konflikte të tilla përmes ndikimit të tyre në sistemin dhe shtetin politik izraelit.
Çdo konflikt i ri në mbarë botën krijon mundësi të reja fitimi për të kompensuar recesionin. Valët e pafundme të shkatërrimit dhe rindërtimi pasues korrin fitime jo vetëm për industrinë e armëve, por edhe për inxhinierinë, ndërtimin dhe firmat e lidhura me furnizimin, teknologjinë e lartë, energjinë dhe një mori sektorësh të tjerë, të gjithë të integruar me konglomeratet transnacionale të menaxhimit financiar dhe investimeve në qendër të ekonomisë globale. Këto janë stuhi shkatërrimi krijues të ndjekur nga shpërthime rindërtimi. Aksionet e kompanive ushtarake dhe të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe vende të tjera janë rritur me pritshmëritë që shpenzimet ushtarake globale do të rriten në mënyrë eksponenciale në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës. Lufta e Gazës siguroi një nxitje të re për akumulimin e militarizuar, me miliarda dollarë që rrjedhin në Izrael nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dhe tregtarët ndërkombëtarë të armëve. Porositë nga shumë prej kompanive më të mëdha të armëve në botë kanë arritur nivele rekord. Siç tha një zëdhëndës i Morgan Stanley: "Duket se rrethimi i Gazës i përshtatet [portofolit tonë] mjaft mirë".
Ndërsa ekonomia globale është bërë thellësisht e varur nga zhvillimi dhe zbatimi i sistemeve të luftës, kontrollit social dhe shtypjes si një mjet për të gjeneruar fitime dhe për akumulimin e vazhdueshëm të kapitalit përballë recesionit kronik dhe ngopjes së tregjeve globale, ekziston një konvergjencë midis nevojës politike për të kontrolluar tepricën e njerëzimit dhe nevojës ekonomike për të hapur me dhunë zona të reja për akumulim. Historikisht, luftërat kanë ofruar stimuj ekonomikë kritikë dhe kanë shërbyer për të shteruar tepricën e kapitalit të akumuluar, por me ngritjen e shtetit policor global ne jemi dëshmitarë të diçkaje të re për nga cilësia. Kufijtë e rritjes po kapërcehen nga teknologjitë e reja të vdekjes dhe shkatërrimit. Barbarizmi shfaqet si fytyra e krizës kapitaliste.
Akumulimi i militarizuar, i zbatuar për të kontrolluar dhe frenuar të shtypurit dhe të margjinalizuarit dhe në të njëjtën kohë për të ruajtur akumulimin përballë krizës, është i prirur ndaj tendencave politike fashiste. Në kontekstin e kapitalizmit transnacional në krizë, gjenocidi bëhet fitimprurës në masën që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me krijimin e mundësive të reja për akumulim nëpërmjet dhunës. Palestina është bërë një zonë shembullore për ekzekutimin e një projekti të tillë në një nivel më të gjerë global, një vend për zbatimin e formave të reja të pushtetit absolut despotik që nuk kërkojnë legjitimitet politik. Ky është më shumë se një kolonializëm kolonialist i modës së vjetër; Është fytyra e re e sistemit global kapitalist që mund të riprodhohet vetëm me anë të gjakderdhjes, çnjerëzimit, torturës dhe shkatërrimit.
Kriza po copëton sistemet politike dhe po minon stabilitetin kudo. Qendra po shembet. Ndërsa grupet në pushtet i kthehen autoritarizmit, diktaturës dhe fashizmit, mekanizmat e kompromisit të dominimit kthehen përmbys. Linjat e betejës të tërhequra në Lindjen e Mesme pasqyrojnë linjat globale të betejës. Gaza është një zile alarmi në kohë reale se, në dekadat e ardhshme, gjenocidi mund të bëhet një mjet politik për kapitalin për të zgjidhur kontradiktën e tij të pazgjidhshme në mes të kapitalit të tepërt dhe njerëzimit të tepërt. Në periudhat e mëparshme të krizës kapitaliste botërore, shembja e rendit hegjemonik u shënua nga paqëndrueshmëria politike, betejat intensive klasore dhe shoqërore, luftërat dhe thyerjet në sistemin e krijuar ndërkombëtar. Kujtojmë se fillimi i Luftës së Dytë Botërore ishte Lufta Civile Spanjolle e viteve 1936-39 dhe diktatura fashiste që rezultoi. Ajo që është në rrezik në Palestinë është e ardhmja jonë globale.
Burimi : The Philosophical Salon