Lindja e Hamasit / A e themeluan Hamasin sionistët?
Për shkak të rolit qendror të Hamasit në Operacionin Al-Aksa Flood, që nga 7 tetori, është zhvilluar një luftë propagandistike duke nënkuptuar se organizata ishte krijuar ose mbështetur nga sionistët.
Termi "Hamas" është një shkurtim për Ḥaraketü'l-Mukavemeti'l-İslamiyye dhe mund të përkthehet thjesht si "Lëvizja e Rezistencës Islame". Me fjalë të tjera, tashmë rezistenca është pjesë e emrit të organizatës.
Hamasi lindi si rezultat i drejtpërdrejtë i shkëndijës që ndezi zjarrin e Intifadës së Parë.
Njerëzit të cilët themeluan Hamasin u mblodhën një ditë pasi forcat pushtuese përplasën makinën e tyre në një pikë kontrolli në Gaza, duke vrarë katër punëtorë palestinezë.
Edhe pse pranohet se shfaqja e parë publike e lëvizjes u bë gjatë thirrjes për rezistencë me një deklaratë të datës 14 dhjetor 1987, emri "Hamas" nuk u përdor deri në fillim të vitit 1988.
Ashtu si lëvizja e Xhihadit Islamik, e cila është aleati më i rëndësishëm i organizatës në rezistencën palestineze, edhe Hamasi po ashtu e ka origjinën nga Vëllazëria Muslimane.
Edhe pse Vëllazëria Muslimane qëndron e heshtur politikisht, Hamasi dhe Xhihadi Islamik po sfidonin në mënyrë aktive dominimin e Fatahut, grupit nacionalist laik që në atë kohë kishte vendosur hegjemoninë në mes të palestinezëve.
Kur Fatah pranoi ekzistencën e "shtetit të Izraelit" dhe hoqi dorë nga lufta e armatosur, kjo situatë u përqendrua më shumë dhe u shndërrua në një detyrë për Hamasin.
Kur shikojmë prapa, po bëhet i qartë fakti se Intifada e Parë shënoi një udhëkryq në mes të atyre që besonin se kompromisi do të sillte përparim dhe atyre që argumentonin se fitorja mund të arrihej vetëm përmes rezistencës.
Hamasi u themelua në fillim të vitit 1988, një muaj pas shpalljes së një deklarate të udhëhequr nga FKÖ (Organizata për Çlirimin e Plestinës), e cila mbron bashkëjetesën me regjimin sionist.
Pas Marrëveshjes së Oslos dhe tërheqjes së mëvonshme të sionistëve nga Gaza në vitin 2005, Hamasi fitoi zgjedhjet në Gaza dhe u bë qeveri de facto.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, janë njohur si organizatë terroriste nga Perëndimi për më shumë se 20 vjet.
Nga ana tjetër, në fund të vitit 2021, Mbretëria e Bashkuar e shpalli Hamasin plotësisht të paligjshëm, duke përfshirë edhe krahun e tij politik.
Për shkak të rolit qendror të Hamasit në Operacionin Al-Aksa Flood, që nga 7 tetori, është zhvilluar një luftë propagandistike duke nënkuptuar se organizata ishte krijuar ose mbështetur nga sionistët.
Ky pretendim bazohet në një analizë të gabuar historike, për shkak se ngatërron mbështetjen e sionistëve për Vëllazërinë Muslimane, e cila preferonte të qëndronte politikisht e heshtur në atë kohë, me politikat më militante të Hamasit për të minuar FKÖ.
Hamasi nuk përfitoi kur Ariel Sharon u përpoq të likuidonte FKÖ, por me fitoren e Hamasit në zgjedhjet e vitit 2006, nuk vonoi shumë dhe sionistët e kuptuan se Hamasi ishte bërë armiku i tyre kryesor.
Që nga ajo kohë ka pasur periudha kur fraksione të ndryshme të Rezistencës kanë qenë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën. Megjithatë, vitet e fundit, të gjitha grupet e Rezistencës kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe po formohet një rezistencë e bashkuar.
Burimi : Press TV