Lufta e Gazës i dha një goditje të rëndë edhe korridorit të planifikuar ekonomik Indi-Izrael
Ky projekt shënon edhe kulmin e përpjekjeve të Amerikës për të sfiduar Kinën dhe për të penguar planet e saj në mbarë botën. Me ndërtimin e këtij korridori, Uashingtoni synon të arrijë qëllimet e tij, veçanërisht mbrojtjen e sferave të tij të influencës kundër Kinës. Për më tepër, përmes këtij plani, Uashingtoni synon të integrojë regjimin izraelit në rajonin arab dhe të forcojë pozicionin e Indisë kundër Kinës.
Në botën tonë gjithnjë e më të ndërlidhur, të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve gjeopolitike ndikojnë në ekonominë globale. Lufta e vazhdueshme e Izraelit në Gaza gjithashtu pritet të ketë efekte negative në ekonominë botërore.
Pasojat e para të Luftës së Gazës mund të shihen në një nga projektet strategjike ekonomike të mbështetura nga SHBA-ja për rajonin e Azisë Perëndimore. Nisma e 'korridorit ekonomik', e cila do të lidhë Indinë me Azinë Perëndimore dhe Evropën, përballet me vështirësi të mëdha për shkak të luftës së Izraelit në Gaza dhe ka shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e saj.
Projekti u njoftua gjatë samitit të G20 të organizuar në Nju Delhi në shtator, dhe SHBA, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Franca, Gjermania, Italia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje për krijimin e këtij projekti. Ky korridor, i cili përfshin ndërtimin e hekurudhave, tubacionet për transferimin e energjisë dhe kabllot për transmetimin e të dhënave, ka një rëndësi të madhe ekonomike.
Faqja e lajmeve Khaleej Online publikoi një artikull lajmesh që trajton sfidat dhe pengesat në këtë korridor ndërkombëtar pas Luftës së Gazës. Pasi të zbatohet, projekti pritet të reduktojë kostot e transportit për afërsisht 40 për qind dhe të rrisë mundësitë e zhvillimit në rajonin të cilin e mbulon. Ky projekt përbëhet nga dy korridore: Korridori Lindor, i cili lidh Indinë me vendet arabe në Gjirin Persik dhe Korridori Verior, i cili lidh vendet e Gjirit me Evropën nëpërmjet Jordanisë dhe Izraelit.
Në deklaratën e tij më 17 shtator, ministri saudit i Investimeve, Khalid bin Abdulaziz Al-Falih e përshkroi korridorin si një projekt historik dhe u shpreh se: "Njerëzit flasin për Rrugën e Mëndafshit dhe Rrugën e Erëzave Indiane përmes Gadishullit Arabik, por korridori i ri është më i rëndësishëm; sepse do të lidhet me energjitë e reja, të dhënat, komunikimin, burimet njerëzore, rrugët e fluturimit dhe harmoninë në mes të vendeve me të njëjtin mentalitet dhe vizion."
SHBA po përpiqet të sfidojë planet e Kinës
Që nga viti 2021, Administrata e Presidentit Joe Biden ka propozuar projekte të mëdha infrastrukturore për të kundërshtuar ndikimin global kinez në rritje, veçanërisht në rajonin e Azisë Perëndimore. Ky projekt shënon gjithashtu edhe kulmin e përpjekjeve të SHBA-së për të sfiduar Kinën dhe për të penguar planet e saj në mbarë botën. Me ndërtimin e këtij korridori, Uashingtoni synon të arrijë qëllimet e tij, veçanërisht mbrojtjen e sferave të tij të influencës kundër Kinës. Për më tepër, përmes këtij plani, Uashingtoni synon të integrojë regjimin izraelit në rajonin arab dhe të forcojë pozicionin e Indisë kundër Kinës.
Integrimi i Izraelit në Azinë Perëndimore është një çështje e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe korridori ekonomik përfaqëson një hap të madh në arritjen e këtij qëllimi. Sepse projekti pritet të arrijë në Mesdhe nga territoret e pushtuara palestineze. Prandaj, kabineti izraelit e mirëpriti këtë ide dhe e cilësoi atë si "projekti më i madh i bashkëpunimit në histori" i cili do të ndryshonte fytyrën e Lindjes së Mesme, Izraelit dhe Evropës dhe do të prekte të gjithë botën. Përveç avancimit të projektit të normalizimit diplomatik të Izraelit me vendet arabe dhe muslimane, me ndihmën e investimeve të mëdha nga Adani Shipping Private Limited të Indisë, korridori ekonomik do ta shndërrojë portin e Haifës në një nga qendrat e rëndësishme të tranzitit detar.
SHBA dëshiron të integrojë vendet e Gjirit Persik në projektin e saj, por këto vende janë gjithashtu pjesë e Iniciativës kineze Rruga dhe Brezi (RBI) dhe kanë mirëpritur gjithashtu iniciativën e Pekinit. Tani do të shohim se cilën anë do të zgjedhin. Nëse projekti i Kinës përfundon më shpejt, nuk ka dyshim se përpjekja e Uashingtonit për ta mposhtur atë me një projekt rival do të dështojë, pasi vendet arabe nuk mund të bashkojnë dy korridore në të njëjtën kohë.
Shqetësime në lidhe me të ardhmen e korridorit ekonomik
Ndërkohë që korridori të cilin Amerika ka vendosur është ende në fazat e para dhe nuk kanë kaluar as dy muaj nga shpallja e tij, ndryshimet të cilat po ndodhin në Azinë Perëndimore kanë shkaktuar shqetësime për realizueshmërinë e korridorit.
Ndërsa ekonomia botërore ende po luftonte me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe pasojat e luftës Rusi-Ukrainë, lufta e Gazës filloi të hedhë hije mbi ekonominë botërore, duke bërë që analistët të mendojnë se zbatimi i korridorit në fjalë ishte më i vështirë se më parë. Më 15 nëntor, ministrja indiane e financave, Nirmala Sitaraman u shpreh se: "Korridori nuk është pa sfida gjeopolitike dhe konflikti i vazhdueshëm me Izraelin në Gaza është një shembull shqetësues i tyre."
Lufta e Gazës ndërpreu edhe trafikun ajror dhe shumë fluturime dhe transporte ajrore në territoret e pushtuara u anuluan. Kjo situatë bën që shumë kompani investuese në mbarë botën të vënë në dyshim sigurinë e këtij korridori.
Pas Luftës së Gazës, u rritën edhe çmimet globale të naftës , duke shkaktuar kështu një rritje të kërkesës për ar, ndërkohë që aksionet e shumë kompanive të mëdha ranë në mënyrë të paprecedentë. Për shembull, aksionet e kompanisë Adani, e cila ndërton edhe hekurudhat, ranë 5-6 për qind pasi planet për të lidhur rrjetin hekurudhor të Indisë me Azinë Perëndimore u prekën nga lufta.
Sipas Iras Times of India, lufta e Gazës ngriti shqetësime për sigurinë e korridorit, duke bërë që kompanitë dhe investitorët të humbin besimin në suksesin e projektit dhe heqjen e pengesave paraprake, duke përfshirë edhe kundërshtimin nga Irani, Egjipti dhe Turqia. Sipas Institutit Global të Kërkimeve, Lufta e Gazës mund të vonojë ose të ndalojë planet për të nisur një korridor ekonomik pasi efektet e saj afatgjata në Azinë Perëndimore nuk mund të injorohen. Deklarata e Indisë për solidaritet të plotë me Izraelin dhe përcaktimi i Hamasit si organizatë terroriste buron nga zemërimi i Nju Delhit ndaj Hamasit mbi efektet e luftës në korridor.
Vlen të përmendet se që nga fillimi i Operacionit të Përmbytjes Al-Aksa më 7 tetor, grupet e rezistencës palestineze kanë gjuajtur mijëra raketa në territoret e pushtuara, veçanërisht në portet e Tel Avivit dhe Haifas, dhe se disa anije tregtare refuzojnë të ankorohen në këto porte për shkak të mungesës së sigurisë në territoret e pushtuara. Sipas zyrtarëve në Tel Aviv, kjo luftë, e cila do të zgjasë me muaj, mund të ndalojë zbatimin e planeve ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
Fati i paqartë i projektit
Duke qenë se regjimi izraelit është palë në këtë korridor, pasiguria e vazhdueshme në territoret e pushtuara e bën enigmatik zbatimin e planit të korridorit. Në një deklaratë të bërë për Khaleej Online, ekonomisti arab Usama Ahmad Mowud tha se Lufta e Gazës ndikoi drejtpërdrejt në fillimin dhe fizibilitetin e punës së korridorit ekonomik dhe se ajo do të rriste kostot e projektit në afat të shkurtër, duke zvogëluar atraktivitetin e tij për investitorët.
Nuk ka nevoj të thuhet se investitorët e huaj investojnë në korridore të të cilat janë të sigurt për sigurinë e tyre, por në situatën aktuale, çdo përpjekje për të realizuar këtë projekt nuk do të shkojë askund, pasi nuk ka një perspektivë të qartë për të ndalur konfliktet në Gaza. Ikja e dhjetëra miliarda dollarëve të kapitalit nga territoret e pushtuara në muajt e fundit ka treguar se vazhdimi i përplasjeve mes Tel Avivit dhe grupeve të rezistencës palestineze do të vështirësojë rrugën e investimeve të huaja.
Mawud u shpreh se roli i Izraelit në këtë projekt është jetik pasi që korridori është planifikuar të lidhet me Evropën përmes portit të Haifës dhe më pas portit të Pireut në Greqi.
Ky ekspert beson se vazhdimi i luftës dhe zgjerimi i unazës së konfliktit mund të ndryshojë drejtimin e korridorit nëse ai zbatohet pa qenë Izraeli. Kjo duket e pamundur për momentin, por për të kufizuar ndikimin e Kinës, ka ende një shans që mund të zbatohet pa qenë Izraeli.
Ai gjithashtu theksoi se Pekini munden edhe të luajë një rol aktiv diplomatikisht për të lehtësuar konfliktin në rajon ose për të kufizuar shtrirjen e tij, por ndikimi i Kinës në zbatimin e projektit të korridorit ekonomik ose vonimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i zbatimit të tij do të ishte një goditje për regjimin izraelit dhe Shtetet e Bashkuara.
Edhe ky ekonomist konfirmon se korridori është në radhë të parë një hap strategjik për SHBA-në: “Edhe pse emri i tij nuk përmendet në vendet nëpër të cilat kalon kjo rrugë, Uashingtoni ka një rol të madh në projekt si mbështetës i një kampi që do të kundërshtojë përhapjen e ndikimit të Kinës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe atë global. Prandaj projekti ka edhe aspekte politike."
Nga ana tjetër, fakti që pjesa më e madhe e aksioneve të portit të Pireut, që është destinacioni përfundimtar i tranzitit detar të korridorit ekonomik, është në pronësi të Kinës, përbën një tjetër sfidë për Uashingtonin dhe Nju Delhin. Sipas Arabi 21, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në mes të Pekinit dhe Athinës në vitin 2008, terminalet e kontejnerëve në portin e Pireut do të funksionojnë për kompaninë China Ocean Shipping Company (COSCO), dhe çdo dërgesë nga ky port do të kërkojë miratimin e Kinës, si një aksioner i madh. Prandaj, nuk ka gjasa që Pekini të mos lejojë që anijet që operojnë në korridorin Indi-Evropë të shkarkojnë apo ngarkojnë në këtë port. Prandaj, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të gjejnë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet korridori si në pikën e nisjes, ashtu edhe në atë të destinacionit.
Burimi : Al Waght