Marrëdhëniet Iran-Siri: Një model politik moral dhe parimor
Në këtë kontekst, Kemal Dîb shprehet në librin e tij "Mbi historinë e Sirisë" se një nga arsyet e afrimit të presidentit të ndjerë Hafiz Assad me Iranin ishte se ai besonte se "Revolucioni iranian bartë virtyte morale dhe ka mundësi të arrihet një marrëveshje me udhëheqjen e tij”.
Vizita e Presidentit iranian në Siri hodhi edhe një herë dritë mbi marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve që janë zhvilluar që nga fitorja e Revolucionit Islamik në Iran dhe kanë vazhduar për më shumë se 40 vjet në kushtet e ndërlikuara në rajon.
Autori britanik Patrick Seale, në librin e tij Al-Assad: The Struggle over the Middle East[Assad: Lufta për dominim në Lindjen e Mesme], e përshkruan veçantinë e kësaj aleance me këto fjalë: "Karakteristika më e guximshme e politikës së jashtme të Asadit, të cilën ai e ristrukturoi për t'u përballur me botën e Camp David, ishte padyshim se ai mbajti anën e Revolucionit Iranian, i cili krijoi një realitet krejtësisht të ri në rajon.’’
Ngjarjet kanë vërtetuar vlefshmërinë e kësaj deklarate. Kjo marrëdhënie krijoi shumë fakte të reja pasi të dyja palët arritën të përballonin një sërë sfidash me qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Për këtë flet shkrimtari libanez Kemal Dîb në librin e tij Historia Bashkëkohore e Sirisë: Nga mandati francez deri në verën e vitit 2011. Autori e përshkruan këtë aleancë në veprën e tij, duke thënë se "Marrëdhënia e Sirisë me Iranin ka marrë një karakter të thellë dhe të qëndrueshëm që nga viti 1979".
Ky proces i vështirë ka lënë pas stacionet më të rrezikshme si lufta Iran-Irak, pushtimi i Izraelit në Liban, pushtimi i Kuvajtit, pushtimi i SHBA-ve në Irak dhe lufta kundër Sirisë që nga viti 2011.
Kulmin e shfaqjes së ndryshimit në këtë marrëdhënie e përfaqësonin dy faza: E para ishte anashkalimi i Sirisë me Iranin në luftën Iran-Irak dhe e dyta ishte mbështetja e Iranit për Sirinë me të gjitha mjetet e saj gjatë sprovës së fundit të saj.
Presidenti Assad e shprehu këtë çështje në pritjen e homologut të tij me këto fjalë: ‘’Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi besnikërinë. Kur u zhvillua një luftë e padrejtë kundër Iranit, Siria nuk hezitoi të qëndronte pranë Iranit pavarësisht kërcënimeve dhe tundimeve në atë kohë. Edhe kur filloi lufta kundër Sirisë, Irani nuk hezitoi të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes politike dhe ekonomike pavarësisht kërcënimeve dhe provokimeve.” Presidenti Assad vazhdoi fjalët e tij si më poshtë: “Irani na ofroi gjakun e tij dhe gjaku është gjëja më e vlefshme që një person mund t'u ofrojë njerëzve të tjerë.’’
…
Pas 13 vitesh, vizita e Presidentit Ibrahim Reisi në Damask ka konotacione të pasura në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik. Megjithatë, më e rëndësishmja është se kjo vizitë përkoi me një periudhë transformimesh rajonale dhe globale dhe kjo i dha vizitës një dimension tjetër dhe të jashtëzakonshëm. Pas gjithë këtyre viteve, marrëdhëniet Iran-Siri duket se janë një nga konstantat më të rëndësishme në rajon mes shumë fenomeneve që ndryshojnë vazhdimisht.
Kjo çon në përfundimin se marrëdhënia nuk bazohet vetëm në interesa, por një marrëdhënie parimore e karakterizuar nga një nivel i lartë i etikës reciproke. Në këtë kontekst, Kemal Dîb shprehet në librin e tij "Mbi historinë e Sirisë" se një nga arsyet e afrimit të presidentit të ndjerë Hafiz Assad me Iranin ishte se ai besonte se "Revolucioni iranian bartë virtyte morale dhe ka mundësi të arrihet një marrëveshje me udhëheqjen e tij”.
Burimi : Al Mayadeen