DOSJA E IMAM MEHDIUT: Ajetullah Kemal Hajdari: A Janë Të Pranishme Hadithet E Imam Mehdiut Tek Buhariu Dhe Muslimi? (Pjesa E Katërt)
Ata të cilët në ditët e sotme kanë hequr pjesën “ue alihi” (dhe familjen e tij) dhe kanë shtuar thënien “ue selem” (dhe paqja) le ta dinë se iu janë bindur sunnetit të bijve të Umejjes.Shprehemi kështu sepse për emeuitët nuk ishte emundur qënë njërën anë të mallkonin Imam Aliun i cili udhëheqësi i “Ali Bejtit” (Familjes së Shtëpisë) dhe në anën tjetër të thonin “salallahu alejhi ue alihi” (përshëndetja e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij).
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi zotërinë tonë të nderuarin Muhammed Mustafanë (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij tejet të pastër (p.m.t.). Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijjeti” (Shfaqja e Imam Mehdiut). Ndërsa jemi duke filluar programin duam që t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit. Jemi të kënaqur që ju kemi në gjirin tonë Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Nëse do Allahu në këtë program ne do të qëndrojmë mbi disa çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse së bashku me Zotëri Ajetullah Kemal Hajdarin.
Prezantuesi: I nderuar imzot, miqtë tanë mund tëna drejtojnëpyetjen: “Vallë përse keni zgjedhur këtë çështje?!” Domethënë përse hetoni çështjen eMehdiut tëPritur (p.m.t.) në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit, në një kohë kur hadithet të cilat kanë të bëjnë me çështjenjanë më të tepërta dhe të pranishme në burimet e tjera, se sa hadithet të cilat ceken në dy veprat e lartpërmendura?!Pra vallë përsepërqendroheni në dy veprat e sipërcituara?!
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
I ftuari: Para së gjithash lejomëni t’iu bëjmë të qartë se ne duam që të cekim këtë çështje me qëllim që ndjekësit tanë të nderuar të mos humbin lidhjen mes programeve tona. Në programet e mëhershme kemi bërë fjalë për një dyshim në lidhje me besimin e Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Ky dyshim ishte se asnjë hadith i cili i përket Mehdiut të Pritur (p.m.t.) nuk kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Si rrjedhojë këto hadithe jo vetëm që nuk mund të merren si mbështetje por nuk janë të pranuar as në sytë e dijetarëve.
Ne kemi bërë të ditur se do ta hulumtonim këtë çështje në dy etapa si një përgjigje ndaj këtij dyshimi. Çështja që do të shqyrtojmë në etapën e parë është kjo: “Vallë a është me të vërtetë ashtu siç thuhet se një hadith i cili nuk zë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit nuk mund të merret si mbështetje?! Me lejen e Allahut (k.m.t.) ne kemi hedhur dritë mbi këtë çështje në programet e mëparshme dhe kemi shpalosur se Imam Buhariu dhe Imam Muslimi kanë cituar qartë dhe vetë se nuk kanë patur ndonjë synim si mbledhja e të tëra haditheve. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne kemi përmendur se Imam Buhariu ka mësuar përmendësh 100.000 hadithe, megjithatë kur i ka shënuar dhe rishikuar këto kanë mbetur vetëm rreth 5000 hadithe në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut.Sipas kësaj bëhet fjalë për mijra hadithe të cilat nuk ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Kur çështja shikohet në këtë këndvështrim nuk është aspak e mundur ngritja e një pretendimi të llojit se nuk është i pranuar një hadith i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit dhe se nuk mund të merret si mbështetje.
Për sa i përket etapës së dytë me të vërtetë kush iu ka thënë se në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit nuk ka asnjë hadith i cili bën fjalë për Mehdiun e Pritur (p.m.t.)?! Shumë mirë por cili është arsyetimi i përqendrimit kaq të madh në dy veprat në fjalë?! Si fillim dua që t’iu tërheq vëmendjen në këtë pikë: “Disa njerëz e pasqyrojnë gjendjen si më poshtë: “Nëse do të ishin të pranishme hadithe të vërteta ose të mira në lidhje me çështjen atëherë këto do të ishin përcjellur nga ana e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. Pra këto përcjellje nuk janë në shkallën e vërtetë, sepse nuk kanë hyrë në veprat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. Duke qenë se Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nuk i kanë zënë në gojë këto përcjellje të cilat kanë të bëjnë me besimin në Imam Mehdiun (p.m.t.) atëherë këto hadithe nuk janë hadithe të shkallës së lartë. Ja pra ky është pretendimi të cilin dua që ta shtjelloj. Tani për tani nuk dua që të prek nëse në fakt janë apo nuk janë përcjellur hadithe në lidhje me Mehdiun e Pritur (p.m.t.) në dy veprat e lartpërmendura. Them kështu sepse gjenden me qindra përcjellje të cilat ndonëse nuk kalojnë në dy veprat e sipërcituara siç është hadithi i “Asheretu’l-Mubeshshereti” (Dhjetë të Përgëzuarve me Xhennet) dijetarët i kanë quajtur si argumente. Si rrjedhojë pohojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë kusht për pranimin e përcjelljeve që të kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit.
Si fillim dua që të bëj me shenjë tek dy nga dijetarët të cilët përpiqen që të përhapin këtë dyshim dhe tek veprat e tyre.
Burimi i parë është vepra metitull: “Imamu’s-Sadiki” (Imam Sadiku) e Imam Muhammed Ebu Zehrasë. Në veprën e sipërcituar gjendet një krye me titull: “Mendimet e Imam Sadikut në Çështjet e Besimit”. Shkrimtari shënon kështu:“Disa dijetarë sunnitë kanë folur lart e poshtë për sa i përket çështjes së shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) në kohën e fundit. Citoj se gjenden njerëz të cilët janë lidhur shumë ngushtë me këtë kredo dhe e kanë shkruar këtë në veprat e tyre të fushës së besimit. Besimi në Imam Mehdiun (p.m.t.) zë vend në disa vepra të sunnetit siç është: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetet e Ebu Daudit) e Ebu Daudit, “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut) e Tirmidhiut, “Sunenu’n-Nesai” (Sunnetet e Nesaiut) e Nesaiut dhe “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) e Ibn Maxhes. Megjithatë përcjelljet në të cilat ceket emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk janë të pranishme në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Dijetarët e fushës së hadithit kanë folur keq për lajmet në të cilat kalon emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe i kanë qortuar zinxhirët e përcjelljes së këtyre lajmeve”. (1)
Atëherë ai do të thotë se ky besim nuk ka asnjë rëndësi dhe është njëra nga çështjet dytësore. Sërish sipas tij dhe hadithet të cilat bëjnë fjalë për Imam Mehdiun (p.m.t.) nuk mund të ngrihen në atë shkallën e shëndetit në të cilën mund ta përcjellin Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Sipas fragmentit të mësipërm të tëra këto përcjellje janë të qortuara, kanë mangësi dhe të meta. Ky pretendim është thuajse i njëjtë me pikëpamjen e Ibn Haldunit e cila qorton të tëra përcjelljet të cilat kanë të bëjnë me Imam Mehdiun (p.m.t.). Ndërsa për sa i përket Ibn Tejmijjes ai i beson vërtetësisë së këtyre përcjelljeve. Gjithashtu dhe pikëpamjet e Muhammed Reshid Ridait dhe Ahmed Emin Misriut janë të afërta me pikëpamjen e shkrimtarit. Si rrjedhojë nënvizojmë se nuk është e mundur se këto përcjellje të mos quhen si kredot e fiksuara të Ehli Sunnetit duke qenë se nuk kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Ky është pretendimi i këtij njeriu.
Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen dhe për thëniet e Shejh Abdullah Mahmudit i cili është kryetari i Gjykatës së Sheriatit të Katarit të cilat të sjellin në mend këto mendime. Gjithashtu dhe ky i fundit kishte ngritur të njëjtin pretendim. Ai në veprën e tij me titull: “La Mehdijje Juntadhar bade’r-Resuli Muhammedin Hajri’l-Besheri” (Nuk Ka Mehdi i Cili Pritet Pas Muhammedit më të Mirit Njeri), f përkufizon si më poshtë: “Dijetarët kanë thënë se dobësia e themelit të pretendimit të Imam Mehdiut (p.m.t.) është mbështetur në hadithet e vëna në dukje si përfundim i vërtetimit të saj. Për këtë arsye është se ndonësi mendimi i Imam Mehdiut (p.m.t.) ka qënë i përhapur në epokat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit këta të fundit nuk kanë shënuar asnjë nga këto hadithe. Arsyetimi i vetëm i mospërcjelljes së këtyre haditheve është mosqenia e vërtetë e haditheve në lidhje me Imam Mehdiun (p.m.t.) në sytë e tyre. Edhe nëse do të merret si e mirëqenë se këto hadithe janë të vërteta rishtas ato nuk arrijnë në përmasën e besimit fetar. Çështja e vetme të cilën shprehin këto përcjellje është qenia rrëfime e ngjarjeve në kohën e fundit për të cilat flasin ato pa përmendur besimin në Imam Mehdiun (p.m.t.)”. (2)
E thënë ndryshe është kuptuar se të tëra këto hadithe janë të dobëta si përfundim i hetimit dhe hulumtimit të tyre.
Pra sipas fragmentit në fjalë këto janë gjëra të llojit të rrëfimit dhe tregimit. Ne duam që t’u tërheqim vëmendjen ndjekësve të nderuar në këtë çështje. Iu lutemi shikoni fjalët e disa njerëzve të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive dhe do të vini re se ata përsërisin thëniet në formën: “Hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) janë lajme të vetme, ato nuk janë shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit, këto janë besime të kota, sikur gjoja është në bodrum dhe është duke jetuar atje deri në ditët tona”. Pika për të cilën njeriut i vjen keq është se këto fjalë kanë dalë nga njerëz për të cilët pretendohet se kanë karrierë të ditur. Vallë në cilën vepër të ditur të Shkollës së Bashkëkohësve zë vend pretendimi se Imam Mehdiu (p.m.t.) është në bodrum?!
Ne po flasim për një çështje të rëndësisë kryesore e cila ceket në sqarimet e dijetarëve muslimanë dhe është e pashkëputur. Megjithatë këta njerëz po mundohen që të largojnë nga mendimet e njerëzve besimin në Imam Mehdiun (p.m.t.). Rishtas këta të fundit me qëllim që njerëzit të krijojnë përshtypjen e mendimit se ky besim është një ndodhi larg të vërtetës janë duke u orvatur që ta paraqisin këtë çështje si një lloj irracionalizmi dhe e cila ka një anë të besimit të kotë.Arsyeja e kryerjes sime të këtyre lloj sqarimeve është bërja e mundur e kuptimit se këto fjalë u përkasin disa njerëzve të imitimit, madje një pjesë e të cilëve janë njerëz të cilët nuk e dinë se çfarë kanë thënë. Ç’është e vërteta nëse këta të fundit do ta kishin ditur se çfarë kishin thënë atëherë do ta kuptonin se fjalët e tyre do të nënkuptonin kundërshtimin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Sepse këto hadithe janë përcjellur në mënyrë të vërtetë dhe të pashkëputur nga i nderuari i dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Këta njerëz të cilët thonë se janë njerëz të diturisë në të vërtetë e meritojnë më shumë që të cilësohen si njerëz të paditurisë. Ata sillen si të mos i kishin dëgjuar aspak urdhrat hyjnorë: të Allahut të Madhëruar të cilat janë si vijon: “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo! Kini frikë Allahun!” (Sure Hashr, Ajeti: 7);“Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajeti: 3-4) dhe “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, sepse Allahufal shumë dhe mëshiron shumë”. (Sure Ali Imran, Ajeti 31) Këta janë njerëz të cilët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë lloj gjërash thonë. Arsyeja e trajtimit tonë të kësaj çështjeje në këndvështrimin e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit është asgjësimi i dyshimeve të cilat këta duan që t’i krijojnë. Shprehemi kështu sepse këta njerëz thonë fjalë të llojit: “Këto janë hadithe të dobëta, janë të pakta nuk janë në shkallën e në të cilën mund të cilësohen si të vërteta”, për përcjelljet të cilat nuk kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. dhe përpiqen që të krijojnë një përshtypje të tillë. Kjo është arsyeja e kushtimit tonë rëndësi së çështjes së Mehdiut të Pritur (p.m.t.) në dy veprat e sipërcituara.
Prezantuesi: Domethënia juaj u kuptua imzot. Tani le të kalojmë në thelbin e çështjes, në fjalëzën “Mehdi”, në thënien “Muhammed Ibn Hasani”.
I ftuari:Thënia Muhammed Ibn Hasani nuk zë vend në asnjë burim (sunnit).
Prezantuesi: Atëherë le të kalojmë në emrin Muhammed Ibn Abdullah.
I ftuari: Pohojmë seas kjo thënie nuk preket. Ndonëse ata pretendojnë se ky është emri, në fakt ata nuk bëjnë të ditur se ky emër nuk zë vend në përmbledhjet e haditheve. Lejonani që t’iu bëjmë të qartë këtë se çështja jonë nuk është identiteti i Imam Mehdiut (p.m.t.). Ne do ta hetojmë më pas çështjen e trungut familjar të Imam Mehdiut (p.m.t.). Në këtë çast po mundohemi që të hulumtojmë besimin në Imam Mehdiun (p.m.t.). Ne do të shqyrtojmë më tej se kush është Mehdiu i Pritur (p.m.t.).
Prezantuesi: Vallë a kalon hapur fjalëza e Imam Mehdiut (p.m.t.) në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit?!
I ftuari: Ja pra kjo është çështja. Këtu mbështeten një pjesë e atyre të cilët mohojnë praninë e haditheve në lidhje me Mehdiun e Pritur (p.m.t.). Unë dua që të shënjoj këto dy çështje në mënyrë të përgjithshme.
Çështja e parë ka të bëjë me prekjen hapur të emrit të Mehdiut të Pritur (p.m.t.) në “Sahihajnët”?Domethënë a është i pranishëm Mehdiu (p.m.t.) në “Sahihajnët” me fjalëzën “Muntadhar” (i Pritur) e cila na lajmëron për të?
Përgjigje: Nëse do t’u japim përgjigje pyestjes së mësipërme në kornizën e veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut atëherë themi se fjalëza e Mehdiut të Pritur (p.m.t.) nuk zë vend në këtë vepër. Tani për tani lërnani që t’iu përcaktojmë këtë, më vonë do të cekim se përse emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk ka kaluar. Në këtë çast në vendet e shitjes së librit nuk haset me këtë emër në botimet e veprës së pranoshme me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut. Ndërsa për sa i përket dukurisë nëse kalonte apo nuk kalonte me këtë emër në botimet e vjetra përgjigjemi se nuk e dimë sepse kopjet e vjetra të veprës në fjalë nuk gjenden. Unë iu bëj thirrje vërtetuesve që të kërkojnë për të parë nëse emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) preket apo nuk preket në kopjet e dorëshkrimeve të veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut, sepse është e pranishme një gjasë e tillë. Shtojmë se në të ardhmen do të dalin në dritë ndryshimet në lidhje me veprën e lartpërmendur. Shprehemi kështu sepse Shejh Buhariu njëri nga dijetarët e mëdhenj të Shkollës së Bashkëkohësve e ka përmendur emrin e Imam Mehdiut (p.m.t.) në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe). Me fjalë të tjera megjithëse është e vërtetë se emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk zë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut, ky emër ceket në veprat e tjera të shkruara nga ky i fundit. Në fund të fundit ne kemi sqaruar se vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut është një vepër “muhtasar” (përmbledhëse).
Vallë si është kjo përcjellje për të cilën bëhet fjalë e përcjellur nga Imam Buhariu?! Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu njëri nga akademikët bashkëkohorë e përcjell këtë përcjellje kështu nga Buhariu. Shkrimtari citon si më poshtë pas përcjelljes së hadithit të tetë:
Sips asaj që përcillet nga Ummu Selemeja kjo e fundit ka kumtuar kështu: “Mehdiu është nga farefisi im dhe nga brezi i Fatimesë”.
Imam Buhariu e ka përcjellur këtë hadith në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe).
Pra Imam Buhariu e ka përcjellur hadithin e sipërcituar në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe) duke e përcjellur nga Abdunnesar Ibn Daudi, ky i fundit nga Rakkiu, ky i fundit nga Semmaja... Kjo e fundit nga Ummu Selemeja bashkëshortja e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) se sipas asaj që ka rrëfyer i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu është i vërtetë. Ai është nga brezi im dhe i Fatimesë”. (3)
Rikujtojmë se pika e cila është për të ardhur keq, është bërja e dallimit mes bashkëshorteve të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Dukuria për të cilën duam që të vëmë theksin është se ndonëse të tëra këto të fundit janë “ummu’l-muminini” (nëna e besimtarëve) kjo thënie është përdorur për një pjesë të tyre dhe nuk është përdorur për pjesën tjetër të tyre. Njëra nga çështjet e shpikura është dhe çështja - të cilën do ta shtjellojmë në programin me titull: “Mutaharatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos) - është thënia “halu’l-muminini” (daja i besimtarëve) e shpikur nga ana e të bijve të Umejjes dhe e përdorur vetëm për Muauijjen, në një kohë kur për asnjë tjetër nuk është përdorur thënia “haletu’l-muminini” (tezja e besimtarëve), apo “ammu’l-muminini” (ungji i besimtarëve), ose “ammetu’l-muminini” (halla e besimtarëve). Pra thënia e mësipërme është përdorur vetëm për Muauijjen. Në fakt dijetarët kanë shprehur në mënyrë të prerë se ky ofiq dhe titull nuk është i mundur të përdoret për asnjë tjetër. E thënë ndryshe ky ofiq nuk mund të përdoret për asnjërin nga të afërmit e nënave të besimtarëve dhe në rast se ato kanë një vëlla, motër, ungj ose hallë. Ky përdorim i përket vetëm Muauijjes kështu që ne vëmë re se është njëra nga shpikjet e bijve të Umejjes.
Kjo përkthehet se ndonëse Imam Buhariu nuk ka përcjellur hadithe në lidhje me Imam Mehdiun (p.m.t.) në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) ai i ka përcjellur këto hadithe në veprat e tjera të tij.
Shkrimtari tregon di adresë veprën me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe) (vëll. 2, fq. 346). Unë përcolla nga ky burim kështu që askush të mos kundërshtojë duke pyetur: “Ku është burimi?” Në këtë çast nuk po shtjellojmë kriteret të cilat kalojnë në vepër. Imam Buhariu nuk i ka përdorur të njëjtat kritere të cilat i ka përdorur në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe). Këtë mos e shikoni si një qortim në drejtim të Imam Buhariut. Unë e zura këtë dukuri në gojë me qëllim që të mos mbetem ballë përballë me një kundërshtim të stilit: “Kriteret e përcjelljeve të marra në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) nuk janë të njëjta me kriteret e përcjelljeve të marra në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe)”.
Tani le të kalojmë në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Si fillim dua që t’iu bëj të ditur ndjekësve tanë të nderuar se emri i Mehdiut të Pritur (p.m.t.) nuk kalon në kopjet e veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit të cilat gjenden në duart tona. Domethënë në këto të fundit nuk preket emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) i shprehur si “Mehdi Muntadhar” (Mehdiu i Pritur) (p.m.t.). Vallë kështu është gjendja në të vërtetë apo ka ndonjë kundërshtim në këtë?!
Si një përgjigje ndaj pyetjes së mësipërme pohojmë se gjendet një tablo për të ardhur keq dhe për t’u çuditur rreth e rrotull kësaj çështjeje. Unë nuk e di se si mund t’i shpreh tradhtitë intelektuale të kryera gjatë historisë. Shtoj se dhe kjo çështje është njëri nga shembujt ndaj të cilit është kryer tradhti. Përsëris se emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk kalon në botimet e veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Krahas kësaj kur shikojmë sqarimet e dijetarëve të cilët kanë kryer përcjellje nga vepra në fjalë vëmë re se gjendja është e ndryshme. Vallë a ceket apo nuk ceket emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) në kopjet dhe botimet e veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit të cilat gjenden në duart e tyre?!
Ne duam që ta hetojmë dhe hulumutojmë këtë çështje.
Burimi i parë të cilin do ta shqyrtojmë është vepra me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) e Ibn Haxher Hejtemiut (v.v. 973 m.i.). Unë nuk mund të mendoj se mund të ketë një njeri i cili të pretendojë se Ibn Haxher Hejtemiu është shiit. Shkrimtari pasi shënon lutjen e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) të bërë për të nderuarin Ali (p.m.t.) dhe për të nderuarën Fatime (p.m.t.): “O Allahu im! Të mbështetem Ty për (ta mbrojtur) atë (Fatimenë) dhe pasardhësit e saj nga ligësia e shejtanit të mallkuar”, shton si më poshtë: “Me të vërtetë begatia e kësaj lutjeje së të dërguarit (p.q.m.t.) u shfaq që brezin e të dyve; kanë ardhur shumë kujdestarë nga ai brez deri më dot dhe shumë të tjerë do të vijnë në të ardhmen”. (4)
Nëse do Allahu (f.m.t.) në progamin tonë me titull: “Mutarahatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos) do të hedhim dritë mbi dukurinë se e heqjes së fjalëzave të “Ali Bejtit” (Familjes së Shtëpisë) dhe “Ehli Bejtit” (Njerëzve të Shtëpisë) dhe se ky veprim është njëra nga shpikjet e emeuitëve. Themi kështu sepse në të tëra përcjelljet e vërteta është e pranishme thënia “alihi” (familja e tij).
Ata të cilët në ditët e sotme kanë hequr pjesën “ue alihi” (dhe familja e tij) dhe kanë shtuar thënien “ue selem” (dhe paqja) le ta dinë se iu janë bindur sunnetit të bijve të Umejjes. Ai i cili nuk llogarit dhënien e “salatit” (përshëndetjes) dhe “selamit” (paqes) ndaj familjes së të dërguarit le ta dijë se iu është bindur sunnetit të bijve të Umejjes dhe jo sunnetit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shprehemi kështu sepse për emeuitët nuk ishte e mundur që në njërën anë të mallkonin Imam Aliun i cili udhëheqësi i “Ali Bejtit” (Familjes së Shtëpisë) dhe në anën tjetër të thonin “salallahu alejhi ue alihi” (përshëndetja e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij). Me të vërtetë nuk mund të ma pranojë logjika se si një njeri si Muauijje, në dyfytyrësinë e të cilit nuk ka asnjë pikë dyshimi, të jetë sjellur në vendin e dajës së besimtarëve, - në një kohë kur i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka cilësuar si dyfytyrësh, atë njeri i cili nuk ushqen dashuri ndaj Imam Aliut (p.m.t.)! Ne nuk e pranojmë atë si “daja i besimtarëve”, por e quajmë atë si njërin nga shembujt e qartë të dyfytyrësisë!
Unë nuk e di nëse ky njeri ka çuar apo nuk ka çuar përshëndetje kur ka falur namazin. Por çfarë bënte në teshehhud kur po falte namazin? Sepse është detyrë çuarja e përshëndetjes ndaj familjes së të dërguarit (p.q.m.t.). Vallë çfarë lloj kundërshtimi është ky në njërën anë do të mallkojë Imam Aliun (p.m.t.) kur ka falur namazin ndërsa në anën tjetër do t’i çojë përshëndetje atij?! Unë nuk di të ketë një dijetar të vetëm i cili shtron një pretendim se Imam Aliu (p.m.t.) është ndryshe nga “Ali Bejti” (Familja e Shtëpisë). Megjithëse ka ndasi mendimi në çështjen nëse bashkëshortet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) hynë apo nuk hynë në përfshirjen e Ali Bejtit dhe Ehli Bejtit pohojmë se nuk ka asnjë kundërshtim se Imam Aliu (p.m.t.) është nga Ali Bejti dhe Ehli Bejti.
Shkrimtari në vijim shkruan si vijon: “Madje edhe nëse nuk do të kishte njeri tjetër përveç Imam Mehdiut (p.m.t.) i cili do të vijë në kohën e fundit nga brezi i tij, përsëri do të ishte e mjaftueshme dëshmia e pranimit të lutjes së kryer nga i dërguari (p.q.m.t.) për ta. Në këtë pjesën e dytë të kreut të veprës sonë do të vijnë një sërë hadithesh fisnike të cilat përgëzojnë daljen e Imam Mehdiut (p.m.t.) në kohën e fundit. Njëri nga hadithet të cilin e ka urdhëruar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është dhe hadithi i mëposhtëm i shprehur në formën: “Mehdiu është nga brezi im. Ai është njëri nga të bijtë e Fatimesë”. Këtë hadith e kanë përcjellur Imam Muslimi, Ebu Daudi, Imam Nesaiu, Ibn Maxhe, Bejhakiu dhe shumë muhaddithë të tjerë”. (5)
Ashtu siç shihet Ibn Haxher Hejtemiu përdor thënien “imam” (udhëheqës) për të nderuarin Mehdi (p.m.t.). Ky është fragmenti i parë që kemi lexuar i cili e përkufizon Mehdiun e Pritur (p.m.t.) si imam. Deri në këtë çast nuk kemi lexuar asnjë tekst tjetër i cili përdor fjalëzën imam për Mehdiun e Pritur (p.m.t.). Këtej e tutje do të përdorim fjalën imam. Kjo përkthehet se jo vetëm “besimi” në Mehdiun e Pritur (p.m.t.) por dhe “thënia” Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) nuk i përket shiitëve. Askush të mos na thotë se shkrimtari e ka përdorur fjalëzën “imam” si një bindjeje ndaj shiitëve, sepse dhe emri i veprës përmban thëniet: “Sauaiku’l-Muhrika ala Ehli’r-Rafdi ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit (Shiitët), të Shmangurit dhe të Pafetë).
Tani kemi një thirrje drejtuar dijetarëve dhe intelektualëve në mesin e ndjekësve tanë të nderuar. Iu lutemi këtyre të fundit që t’u drejtohen veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit për të mund të parë nëse një argument i tillë fetar është apo nuk është i pranishëm në këtë vepër. Ja pra shikoni besnikëritë e tyre ndaj detyrës intelektuale.
Në këtë pikë mund të ngrihet një kundërshtim i tillë: “Ibn Haxher Hejtemiu mund ta ketë shënuar gabimisht emrin e Imam Muslimit në veprën e tij, sepse ky i fundit nuk përmend ndonjë përcjellje në veprën e tij”. Por nuk ka gjë, sepse ne do të shohim veprën me titull: “Kenzu’l-Ummali” (Thesari i Punëtorëve) e Shejh Mutteki Hindiut (v.v. 975 m.i.). Ky i fundit pasi ka përshkruar kështu: “Mehdiu është nga brezi im. Ai është nga të bijtë e Fatimesë”, ka shënuar simbolet “d.m.” dhe ka shtuar“Ummu Seleme””. (6)
Pra kjo nënkupton se hadithi i lartpërmendur është përcjellur nga Ummu Selemeja. Shumë mirë por çfarë kuptimi ka simboli “d.m.”?!
Shkrimtari në parathënien e veprës së tij përkufizon kështu: “Unë i kam vënë emrin “Xhamiu’s-Sagiri mine’l-Hadithi’l-Beshiri’n-Nedhiri” (Përmbledhja e Vogël e Haditheve Njerëzore të Paralajmërimit)... Unë kam patur për synim bashkimin dhe mbledhjen e të tëra haditheve të lajmëtarit. Simbolet e përdorura në këtë vepër janë: “Ha” do të thotë Buhariu; “mim” do të thotë Muslimi; “kaf” do të thotë “Sahihajni” dhe “del” do të thotë Ebu Daudi”. (7)
Themi se u kuptua kuptimi i shprehur nga ky sqarim. E thënë ndryshe Ebu Daudi dhe Muslimi e kanë përcjellur hadithin e lartpërmendur nga Ummu Selemeja.
Pyetje: Tani mund të shtrohet një kundërshtim i llojit: “Vallë a mund të kenë gabuar shkrimtarët e veprave me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) dhe “Kenzu’l-Ummali” (Thesari i Punëtorëve)?! Sërish nuk ka problem.
Tani do t’i drejtohemi një burimi të tretë, përkatësisht veprës me titull: “Meshariku’l-Enuari” (Të Përbashkëtat e Dritave) e Shejh Hasan Adeui Hamzauiut (v.v. 1303 m.i.). Vepra është shtypur në gur.
Pjesa e dytë ka të bëjë me dukurinë nëse Imam Mehdiu (p.m.t.) është nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) apo i Imam Husejnit (p.m.t.), se në cilin vend do të dalë dhe se atij do t’i jepet zotimi dy herë. (8)
Nëse do Allahu (l.m.t.) ne do trajtojmë në të ardhmen çështjen nëse Imam Mehdiu (p.m.t.) është nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) apo nga Imam Husejnit (p.m.t.) ose nga farefisi i të dyve. Shprehemi kështu sepse ka ndasi mendimi në këtë çështje. Ne do ta studiojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse trungun familjar të Imam Mehdiut (p.m.t.).
Shkrimtari shkruan kështu: “Sipas shumicës së dijetarëve Imam Mehdiu (p.m.t.) është nga farefisi i të nderuarës Fatime (p.m.t.). Në një hadith të cilin e kanë shënuar Muslimi, Ebu Daudi, Imam Nesaiu, Ibn Maxhe, Bejhakiu dhe muhaddithët e tjerë kalon kështu: “Mehdiu është nga brezi im. Ai është nga bijtë e Fatimesë”.
Nga hadithi i sipërcituar kuptohet se ai është nga farefisi i të nderuarës Fatime (p.m.t.). Kjo nënkupton se ky hadith është i pranishëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. O ju njerëz dhe dijetarë, o ju intelektualë a mund ta shihni ndjenjën e përgjegjësisë intelektuale? Unë nuk po vë asnjë shënim në lidhje me çështjen. Shtojmë se hadithi në formën: “Mehdiu është nga brezi im. Ai është nga bijtë e Fatimesë” i përcjellur nga një palë e dijetarëve muslimanë shfaq ngjashmëri me sqarimet në drejtim të hadithit i cili zë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Mirëpo duke qenë se kjo e fundit është botuar me dhjetra herë, në botimet të cilat gjendet në duart tona nuk ndeshet me një hadith të tillë.
Themi se gjenden me dhjetra çështje si kjo. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne kemi shtjelluar botimet e reja të veprës me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase) e Ibn Arabiut në programet paraardhëse. Më pas kemi shtuar se bëhet fjalë për ndryshime në veprën e mësipërme. Më tej ne kemi marrë një thënie për të cilën thuhet se ka kaluar nga vepra me titull: “Jeuakit ue’l-Xheuahiri” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar) e Sharaniut në veprën me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase) e Ibn Arabiut dhe e kemi krahasuar me botimet e reja. Tani po përcillet e njëjta fjalë e Shejh Ibn Arabiut dhe në veprën me titull: “Meshariku’l-Enuari” (Të Përbashkëtat e Dritave) e cila përbën çështjen tonë. Shejh Hasan Hamzauiu citon si më poshtë: “Në veprën e tij me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase), shejh, dijetarpol, imzot Muhjiddin Ibn Arabiu kumton si vijon:titull: “Dijeni se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.) është e prerë. Ai do të shfaqet për të mbushur me drejtësi sipërfaqen tokësore pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me padrejtësi. Edhe sikur të ketë mbetur vetëm një ditë nga jeta e kësaj bote Allahu i Madhëruar do ta zgjasë atë ditë derisa ky prijës të kalojë në prijësi. Imam Mehdiu është nga farefisi i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe nga bijtë e të nderuarës Fatime (p.m.t.). Gjyshi i tij është Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). I ati i tij është Imam Hasan Askeriu (p.m.t.), i biri i Imam Ali Nakiut (p.m.t.), i biri i Imam Muhammed Takiut (p.m.t.), i biri i Imam Ali Ridait (p.m.t.), i biri i Musa Kazimit (p.m.t.), i biri i Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.), i biri i Imam Muhammed Bakirit (p.m.t.), i biri i Imam Zejnulabdiddinit (p.m.t.), i biri i Imam Husejnit (p.m.t.), i biri i Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Emri i tij është i njëjtë me emrin e të dërguarit të Allahut (p.m.t.). Muslimanët do t’i japin atij zotimit mes “ruknit” (përkuljes) dhe “makamit” (qëndrimit në këmbë)”. (9)
Gjithashtu unë dua që t’iu tërheq vëmendjen në një pikë thelbësore: “Ata të cilët duan që të hetojnë vepra si vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe atë me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit)e Muslimit duhet të kenë parasysh kopjet e larmishme të tyre. Shprehemi kështu sepse në veprat e botuara në kohët e fundit kanë nisur që të shfaqen luajtje dhe ndryshime. Madje sidomos nëse çështja e hadithit ka të bëjë me bijtë e Umejjes dhe botëkuptimin fetar emeuist atëherë këto shkatërrime janë më tepër. E thënë ndryshe shtëpitë botuese të tyre janë duke luajtur me veprat, duke hequr një pjesë të fjalive apo disa fjalë, ose duke i ndryshuar vendin fjalive para ose pas me qëllim që të ruajnë botëkuptimin fetar emeuist. Si rrjedhojë ne duhet t’i drejtohemi botimeve të vjetra dhe t’i ruajmë këto kopje. Në rast të kundërt ne nuk mund të dimë se çfarë do t’i ndodhë këtyre kopjeve të cilat i kanë në duar nën emrin e përmbledhjes dhe saktësimit pas 50 viteve. Mbase në këtë mënyrë do të zhduket shumica e të vërtetave.
Prezantuesi: Imzot ju shprehët se fjalëza Mehdi nuk ceket në “Sahihajnët”. Shumë mirë por a gjendet thënie të cilat e sjellin këtë koncept në mendje, kanë të njëjtin kuptim dhe shënjojnë këtë?!
I ftuari:Pra ju pyesni nësë janë të pranishme thënie të cilat shënjojnë Mehdiun ose çdo lloj pune e cila është e lidhur me të? Askush të mos na kundërshtojë duke thënë: “Vallë përse përdorni thënien “imam” për Mehdiun (p.m.t.)?!” Ne kemi parë më lart se Ibn Haxher Hejtemiu ka përdorur thënien “Imam Mehdiu (p.m.t.)” dhe kemi përcaktuar se Ibn Haxher Hejtemiu nuk është shiit. Askush të mos na thotë se ky njeri është akuzuar për qenien shiit, sepse ai nuk është një njeri i akuzuar për qenien shiit. Vetëm në rast se përcjellja e këtyre përcjelljeve të detyron qenien shiit ose rafidit kjo është një gjë tjetër. Kështu që ne e dimë se çdo njeri i cili zë në gojë prirjen e botëkuptimit fetar emeuist dhe virtytet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit është akuzuar me qenien shiit, rafidit dhe dhunues.
Në këtë çast le të kalojmë në dhënien përgjigje ndaj pyetjes së drejtuar nga Doktor Salimi (prezantuesi). Si fillim dua që të sqaroj këtë: “Ajo që do të bëjmë në këtë program dhe në programet pasardhëse është se do të qasemi dalëngadalë në bërjen e ditur të haditheve të cilat sqarojnë gjendjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Tani po hulumtojmë çështjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), si rrjedhojë le të mos ngrihet një kundërshtim i llojit: “Vallë përse po hulumtoni çështjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) në sytë e shiitëve?!” Jo kurrën e kurrës. Ne po hulumtojmë çështjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), si pasojë e shfaqjes së paralelizmit me sqarimet e dijetarëve muslimanë, çështje të tilla si trungu i tij farefisnor, qenia e tij e pafajshme dhe qenia i gjallë, të cilat krijojnë ndasi mendimi brenda kornizës së çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Dijetarët muslimanë kanë krijuar mendime të ndryshme në mesin e këtyre çështjeve të fundit. Megjithatë tani për tani le t’i lëmë mënjanë dhe le të mos hymë në këto tri çështjet e fundit. Çështjet të cilat mbeten pas janë të pashkëputura dhe mbi të cilat është arritur njëzëshmëria.
Unë i sfidoj ata të cilët pretendojnë se hadithet për sa i përket Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk janë të pashkëputura. Ne po e shqyrtojmë çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) duke folur në mënyrë të përgjithshme dhe në kornizën e parimeve dhe mbështetjeve të përgjithshme. Ne nuk po hyjmë në hollësitë e çështjes së sipërcituar kështu që askush të mos na thotë se ka ndasi mendimi në imtësitë. Ne po flasim mënyrë të përgjithshme në kornizën e besimit në Imam Mehdiun (p.m.t.) ashtu siç flasim për besimin në njëshmërinë. Dijetarët muslimanë janë të njëzëri se kredoja e njëshmërisë është nga besimet e detyrueshme. Për më tepër nuk ka asnjë ndasi mendimi dhe dyshim në pikën se ky besim është nga çështjet e pashkëputura. Pra askush nuk ka ndasi mendimi për asnjë nga këto parime përveç atyre njerëzve të cilët janë të paditur ose në zemrën e të cilëve është rrënjosur dashuria e botëkuptimit fetar emeuist.
Tani e tutje iu jap fjalën ndjekësve tanë të nderuar se duke filluar që nga programi i kësaj mbrëmjeje do të shtjellojmë përcjelljet, hadithet dhe argumentet fetare të cilat sqarojnë identitetin e Imam Mehdiut (p.m.t.), kohën kur do të shfaqet, veçoritë vetjake dhe kushtet e shfaqjes së tij. Në këto çështje ne nuk do të kryejmë asnjë përcjellje nga veprat e Shkollës së Ehli Bejtit por do të mbështetemi në çështjet të cilat ceken në burimet kryesore të Shkollës së Bashkëkohësve.
Si fillim dua që t’iu tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar mbi hadithet e vërteta të zbritura për kredon në Mehdiun e Pritur (p.m.t.). Shtojmë se është e mundur që këto hadithe të ndahen në përgjithësi dhe të studiohen në dy pjesë. Unë dua që të prek këtë çështje, përpara se të kaloj në dhënien përgjigje të pyetjes suaj nëse në “Sahihajnët” kalojnë apo nuk kalojnë çështje të lidhura me Imam Mehdiun (p.m.t.) megjithëse emri i këtij të fundit nuk zihet në gojë. Përcjelljet të cilat i përkasin çështjes ndahen në dy pjesë:
Pjesa e parë ka të bëjë me veprat, hadithet, argumentet fetare dhe përcjelljet në të cilat emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) përmendet qartë. Domethënë me përcjelljet në të cilat emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) përmendet qartë. Ashtu siç do të vihet në dukje dhe në të ardhmen gjenden me dhjetra ndoshta me qindra përcjellje në këtë çështje. Kur them se gjenden me qindra përcjellje me këtë nuk nënkuptoj se janë të tëra të vërteta, sepse sipas mbështetjeve të Shkollës së Bashkëkohësve një pjesë janë të vëteta, një pjesë janë të mira dhe po pohoj se një pjesë e tyre janë të dobëta. Në programet e tjera do të shfaqet kjo ndarje treshe e argumenteve fetare. Ne do të përpiqemi që të shpalosim se çfarë është nënkuptuar kur thuhet hadith i vërtetë, mirë dhe i dobët.
Pjesa e dytë ka të bëjë me përcjelljet në të cilat ndonëse emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk përmendet qartë, punët e shënjuara në to mund t’i komentohen vetëm Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Fjala vjen në shumicën e përcjelljeve ceket shfaqja e Dexhxhalit. Krahas kësaj shfaqja e Dexhxhalit do të jetë e mundur vetëm në epokën e Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Me fjalë të tjera njeriu i cili do të vrasë dhe do t’i japë fund atij është pikërisht Mehdiu i Pritur (p.m.t.). Pra këto përcjellje të cilat hetojnë çështjen e daljes së Dexhxhalit në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe atë me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit)e Muslimit hetojnë në mënyrë të prerë dhe të detyrueshme dhe çështjen e Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Për shembull vrasja e Dexhxhalit është nga punët e Imam Mehdiut (p.m.t.). Një shembull tjetër është se përcjelljet bëjnë të ditur se i dërguari Isa (p.m.t.) pasi do të zbresë në sipërfaqen tokësore do të falë namaz pas një imami nga kjo bashkësi muslimane. Ky imam është i nderuari Mehdi (p.m.t.). Këtu pohojmë se dijetarët muslimanë janë të njëzëri se i dërguari Isa (p.m.t.) do të falë namaz vetëm pas Imam Mehdiut (p.m.t.). Megjithëse në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe atë me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit)e Muslimit të cilat gjenden në duart tona nuk ka ndonjë përcjellje e cila përmend në mënyrë të prerë emrin e Imam Mehdiut (p.m.t.), sërish shtojmë se këto të fundit përmbajnë pëcjellje të cilat mund t’i komentohen vetëm Imam Mehdiut (p.m.t.). Ja pra dhe kjo është dhe pjesa tjetër.
Miqtë e mi të nderuar mendoj se tanimë u kuptua se në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut, nuk ceket emri i Imam Mehdiut (p.m.t.), ndërsa në veprën me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit)e Muslimit, ndonëse ka kaluar emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) ky i fundit është hequr në botimet e fundit. Kështu që mbetet pas vetëm kjo pyetje: “Vallë a gjenden përcjellje në “Sahihajnët” të cilat hetojnë dhe na vënë në dijeni për punët e Imam Mehdiut (p.m.t.) pavarësisht se emri i tij nuk zë vend?! Përgjigjje: “Po madje janë të pranishme një numër i madh përcjelljesh. Pohoj se në kundërshtim me fjalët e Ibn Haldunit, Ahmed Emin Misriut, Abdullah Ibn Mahmud Katarit, Muhammed Ebu Zehrasëdhe Muhammed Reshid Ridait në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në veprën me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit)e Muslimit, gjenden përcjellje të shumëllojshme të cilat hetojnë dhe na vënë në dijeni për punët e Imam Mehdiut (p.m.t.). Përsëris se në “Sahihajnët” jo vetëm që zënë vend përcjellje të ndryshme, të cilat hedhin poshtë fjalët e shumë njerëzve të cilët pretendojnë se janë dijetarë dhe vënë në dukje të kundërtën, por mund t’u përshtaten vetëm Imam Mehdiut (p.m.t.).
Unë dua që të prek një çështje metodike të rëndësishme përpara se të paraqis pëcjelljet, hadithet dhe argumentet fetare të cilat ceken në “Sahihajnët”. Ajo që dua të prek është çështja se në gjirin e dijetarëve muslimanë ka një diskutim për sa i përket se cilës vepër duhet t’i japim përparësi, veprësme titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut apo veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit)e Muslimit?! E thënë ndryshe ka një diskutim intelektual se cila nga dy veprat e mësipërme është më e besueshme, më e sigurtë dhe më e përpiktë.
Pra në mesin e dijetarëve muslimanë ka dy drejtime dhe dy mendime në lidhje me këtë. Ne do të paraqisim sqarimet e atyre të cilëve besojnë se “Sahihajnët” janë burimet më të vërteta të cilat vijnë menjëherë pas Librit të Allahut. Sigurisht se ne nuk kemi të njëjtim mendim, kështu që ne do ta trajtojmë çështjen sipas mbështetjeve të Shkollës së Bashkëkohësve. Shejh Shuajb Arnauti na fton që të shohim një shënim të gjatë cilin e ka vënë në veprën me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) e Hafidh Dhehebiut. Shënimi është një faqe e gjysmë.
Shejh Shuajb Arnauti atje citon kështu: “Ibn Kethiri kumton si më poshtë në lidhje me gjendjen intelektuale të Imam Muslimit: “Ai është EbuHusejn Kushejri Nishaburiu i cili është njëri nga hafidhët dhe imamët e mëdhenj e fushës së hadithit. Sipas shumë dijetarëve ai është shkrimtari i veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit), i cili është libri më i madh i hadithit i cili vjen pas veprës me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut. Sipas muslimanëve lindorë dhe Ebu Ali Nishaburiut nga shteti i lindjes vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit qëndron më lart se sa vepra me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut”. (10)
Sipas fragmentit në fjalë shumica e dijetarëve i jep përparësi veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut, ndërsa Ebu Ali Nishaburiu dhe disa dijetarë këmbëngulin në të kundërtën. Lejomëni që t’iu bëj të qartë se çështja jonë nuk është se cila nga dy veprat qëndron më lart ose cilës duhet t’i jepet përparësi. Unë doja që të shënjoja krahasimin mes këtyre dy përmbledhjeve të haditheve të vërteta. Nga ana tjetër edhe nëse dijetarët e disiplinimit dhe klasifikimit të fushës së hadithit nuk i japin përparësi Imam Muslimit ndaj Imam Buhariut rishtas ata sqarojnë se ai zotëron dy veçori dalluese. Me fjalë të tjera ata nënkuptojnë se në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit gjenden dy veçori të cilat nuk gjenden në veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut.
Veçoria e parë është se Imam Muslimi i mbledh argumentet fetare në një vend të caktuar teksa i përcjell. Ai nuk i shpërndan argumentet fetare në krerë të ndryshëm të librit. Fjala vjen nëse ai do të përcjellë hadithe të cilat kanë të bëjnë me të nderuarin Mehdi (p.m.t.) atëherë ai i shënon të tëra këto në një vend. Por Imam Buhariu nuk sillet në këtë mënyrë. Për shembull nëse ai do të përcjellë dhjetë hadithe në lidhje me të nderuarin Mehdi (p.m.t.) ai i shpërndan këto në vende të ndryshme të librit të tij. Si përfundim i kësaj dukurie kur hetoni një përcjellje në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut, tek ju nuk krijohen ndenja si kënaqësia dhe koncepte si përhapja dhe pashkëputshmëria. Por tek Imam Muslimi panorama është plotësisht e ndryshme. Si pasojë e mbledhjes së tërësisë së haditheve në një vend të krijohet ndjenja e sigurisë ndaj hadithit, sepse ky i fundit është përcjellur nga udhë të ndryshme.
Veçoria e dytë e cila dhe kjo është tejet e rëndësishme është se nëse gjendet një hadith në lidhje me çështjen dhe nëse ky hadith përmban të dhëna të ndryshme atëherë Imam Muslimi e përcjell atë në një vend të vetëm. Ndërsa Imam Buhariu pasi e ndan hadithin në pjesë dhe në krerë të ndryshëm, përcjell një pjesë të ndryshme të hadithit. Si rrjedhojë lexuesi humbet një pjesë të përmbajtjes së hadithit. Ja pra me këto dy veçori vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit ndahet dhe qëndron më lart se sa vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut.
Ibn Kethiri përkufizon si vijon: “Disa dijetarë duke thënë se në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit nuk gjenden imitime - përveç disa përjashtimeve të pakta - dhe se Imam Muslimi i ka shpalosur të tëra hadithet për sa i përket të njëjtës çështje dhe se nuk i ka ndarë hadithet në krerë të ndryshëm si në veprën e Imam Buhariut, kanë dashur që të thonë se vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit qëndron më lart se vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut”. (11)
Kjo çështje është një veçori e cila duhet të kihet parasysh.
Shejh Shuajb Arnauti në veprën me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimit) e Ibn Haxher Askalanit pohon si vijon: “Muslimi ka një meritë të madhe cilën nuk e ka askush tjetër përveç tij. Domethënë Imam Muslimi ka përparësi ndaj Muhammed Ibn Ismailit (Imam Buhariut) duke qenë se ai i ka mbledhur në një vend tërësinë e udhëve të ardhjes së përcjelljes së një pjese të dijetarëve dhe duke qenë se ai ka ruajtur trajtën e fjalëzave pa e ndarë hadithin në pjesë dhe pa e përcjellur atë si kuptim”. (12)
Tani në linjë telefonike kemi zonjën Ummu Abdulazizi nga Kuvajti. Urdhëroni zonjë.
Ummu Abdulazizi: Paqja qoftë mbi ju. Vallë a ka çështje të veçanta në komentimet e Kur’anit Famëlartë të Ehli Sunnetit të cilat dëshmojnë për praninë e Imam Mehdiut (p.m.t.)?!
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja. Përgjigjja jonë është po. Nëse do Allahu (l.m.t.) në çështjet pasardhëse ne do të kryejmë përcjellje nga Fahruddin Radiu dhe nga komentuesit e tjerë. Pavarësisht kësaj ne këtu po përmendim vetëm përmbledhjet e haditheve të vërteta, zinxhirët e përcjelljeve dhe sunnetet me të rëndësishme në të cilat mbështetet Shkolla e Ehli Sunnetit. Nëse ne do të kryenin përcjellje nga ai apo nga ky komentim i Kur’anit Fisnik, atëherë njëri nga vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit do të mund të shtronte kundërshtimin duke thënë: “Ne nuk pranojmë çdo gjë e cila preket tek Radiu ose tek Zemhasheriu”. Mirëpo ata i pranojnë të dhënat të cilat zënë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe në atë me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit.
Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ne iu shprehim falenderimet tona dhe ju vëllezërve dhe motrave tona të nderuara. Allahu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Muhammed Ebu Zehra, “Imamu’s-Sadiki Hajatuhu ue Asruhu Arauhu ue Fikhuhu” (Imam Sadiku Jeta dhe Shekulli i Tij Mënyra dhe Jurisprudenca e Tij), fq. 186, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fikri’l-Arabi” (Vendi i Mendimit Arab), Kajro, Egjipt.
2- Shejh Abdullah Mahmudi, “La Mehdijje Juntadhar bade’r-Resuli Muhammedin Hajri’l-Besheri” (Nuk Ka Mehdi i Cili Pritet Pas Muhammedit më të Mirit Njeri), fq. 43.
3- Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhar fi’d-Daui’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha ue Akuali’l-Ulemai ue Arai’l-Firaki’l-Muhtelife” (Mehdiu i Pritur në Ftesën e Haditheve dhe Çështjeve të Vërteta dhe Fjalët e Dijetarëve dhe Mënyra e Ndarjes së Ndryshme), fq. 196, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mekkijje” (InstitutiMekkas), “Daru’l-Ibni’l-Hazmi” (Vendi i Ibn Hazmit).
4- Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika ala Ehli’r-Rafdi ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 472, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu dhe Kamil Muhammed Harrati, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.
5- Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika ala Ehli’r-Rafdi ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 472, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu dhe Kamil Muhammed Harrati, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.
6- Shejh Alauddin Ali Mutteki Ibn Husamuddin Hindi, “Kenzu’l-Ummali fi’s-Suneni’l-Akuali ue’l-Efali” (Thesari i Punëtorëve në Sunnetet e Fjalëve dhe Veprave), vëll. 14, Hadithi Nr: 38662.
7- Shejh Alauddin Ali Mutteki Ibn Husamuddin Hindi, “Kenzu’l-Ummali fi’s-Suneni’l-Akuali ue’l-Efali” (Thesari i Punëtorëve në Sunnetet e Fjalëve dhe Veprave), vëll. 1, fq. 5.
8- Shejh Hasan Adeui Hamzeuiu, “Meshariku’l-Enuari fi’l-Feuzi’l-Ehli’l-Itibari” (Të Përbashkëtat e Dritave në Fitimin e Njerëzve Autoritarë), fq. 119.
9- Shejh Hasan Adeui Hamzeuiu, “Meshariku’l-Enuari fi’l-Feuzi’l-Ehli’l-Itibari” (Të Përbashkëtat e Dritave në Fitimin e Njerëzve Autoritarë), fq. 119.
10- Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 12, fq. 566, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti.
11- Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 12, fq. 566, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti.
12- Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 12, fq. 566, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak