Izraeli, Greqia dhe Qiproja do të ndërtojnë gazsjellës të përbashkët
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar të enjten se shteti i tij së basku me Greqinë dhe Qipron në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit nga Mesdheu lindor gjer në Evropë, ndërsa SHBA-ja ka premtuar mbështetje këtij projekti ambicioz me vlerë 7 miliard dollar.
Pritet se do të jetë e nevojshme 7-8 vite që ky projekt të përfundojë ashtu që rajoni të bëhet furnizues i energjisë dhe të zvogëlojë dominimin rus në tregun evropian. Poashtu do të mund të pengojë ambiciet e Iranit që të përdor Sirinë si dalje në detin Mesdhe për ndërtimin e gazsjellësit të tij.
Poashtu duke folur në samit me liderët e Greqisë dhe Qipros, Netanjahu ka thënë se të tria vendet kanë konfirmuar angazhimin për gazsjellësin dhe kanë debatuar për”aspektet e rëndësishme të projektit”. Italia poashtu është partnere në planifikimin e këtij gazsjellësit.
Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades ka thënë se projekti prêt” dritën e gjelbër” nga Bashkimi Evropian, duke konfirmuar se marrëveshja zyrtarisht do të nënshkruhet për disa muaj. Ambasadori i SHBA-së në Izrael David Friedman ka lavdëruar gazsjellësin si “pjesë integrale të stabilitetit dhe prosperitetit të Lindjes së Afërt dhe Evropës”, dhe ka apeluar të gjitha shteteve në rajon që të sigurojnë sukses këtij projekti.
Për Washingtonin Mesdheu prap u bë i rëndësishëm në takimin me ministrin grek të punëve të jashtme gjatë këtij muaji me sekretarin shtetëror të SHBA-ve Mike Pompeun i cili tha thënë se rajoni është”i rëndësishëm dhe strategjik për Washingtonin” i cili punon në forcimin e këtyre lidhjeve” me aleatët demokratik sikurse që janë Greqia, Qiproja dhe Izraeli”.
Izraeli zhvillon pellgjet e gazit natyror në detin Mesdhe në dekadën e fundit. Fusha “Tamar veç është funksionale, ndërsa pritet që fusha më e madhe”Levijatan” të bëhet funksionale vitin e ardhshëm. Edhe pse shumica e gazit shfrytëzohet për nevojat e brendshme, Izraeli ka nënshkruar marrëveshjen me Egjiptin dhe Jordaninë dhe po planifikon që të depërtojë edhe në tregun më të madh evropian.
Projekti propozuar do të mundësojë Izraelit dhe Qipros të eksportojnë rezervat e posa zbuluara Italisë dhe eventualisht edhe shteteve tjera të Evropës nëpërmjet Greqisë. Në samitin e mbajtur të ënjtën liderët nuk kanë shpallur afatet e ndërtimit. Tri shtetet kanë paralajmëruar edhe bashkëpunimin në sigurinë kibernetike, ndërsa Izraeli dhe Qiproja kanë nënshkruar marrëveshjen paraprake për bashkëpunim teknik, gjersa Izraeli dhe Greqia kanë arritur marrëveshjen për teknologjinë satelitore.
Burimi : Al Jazeera