Ekipi i mundjes greko-romake i Iranit renditet i pari në Azi

Publikuar në Korrik 18, 2019, 12:19 p.m.

Ekipi i mundjes greko-romake i Iranit me 7 medalje dhe 181 pikë renditet i pari në Kampionatin Aziatik që po zhvillohet në Nur-Sultan, Kazakistan.

Skuadra iraniane me 4 medalje ari, 2 të argjendit, 1 medalje të bronksit  dhe me 181 pikë fitoi vendin e parë.

Kazakistani me 175 pikë renditet i dyti.

Huxhat  Rezaei i Iranit në kategorinë e peshës 65 kg mori një medalje të artë.

Në kategorinë e peshës 71 kg, Reza Saki rrëmbeu një medalje argjendi.

Amir Reza Deh Bozorgi në 48 kg, Said Ismaili në 51 kg dhe Said Karimizade në 92 kg gjithashtu morën medalje të artë.

Mundësit iranianë Danial Suhrabi në 60kg dhe Shahrukh Mikaeilizadeh në 110kg morën medalje bronzi.



Burimi : IRNA