Irani si udhëheqës i luftës kundër Izraelit

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Jan. 28, 2019, 12:23 a.m.

Analiza e kujdesshme e sulmeve raketore izraelite në Siri gjatë ditëve të kaluara ka zbuluar një zhvillim të rëndësishëm të ngjarjeve. Ato mund të përmblidhen në pesë pika:

E para- Irani shpejt po shndërrohet në shtet i cili është udhëheqës i luftës kundër okupimit izraelit. Hera e parë pasi që konflikti arabo-izraelit ka filluar gati para një shekulli, Irani u bë fuqia ushtarake të cilën liderët izraelit, çofshin ata politik apo ushtarak e trajtojnë atë me seriozitet më të madh. Kjo nuk është vetëm për shkak të kapaciteteve ushtarake të t’ia por edhe atë që Teherani posedon rrjetën e kapaciteteve ushtarake jozyrtare të cilët mund të udhëheqin luftëra jo konvencionale.

E dyta- Qëndrimi i Rusisë së vitit 2019 mund të ndryshojë nga ai i vitit 2018, kur do të përballet me kritika që nuk ka reaguar në sulmet e përsëritura izraelite kundër territorit sirian. Heshtja ruse gjuan hije në statusin e Rusisë së aleat i besueshëm në rajon, dhe për këtë mund të presin ndryshimin e madh të pashmangshëm të Moskës.

E treta- nuk është rastësi që udhëheqja ruse  ka zbuluar shënimet e sigurisë gazetës Kommersant të martën duke konfirmuar që forcat e Sirisë në sulmet mbrojtëse do të jenë të gatshme për përdorimin e sistemit të zhvilluar raketor S-300 gjer në mars të këtij viti, pas përfundimit të stërvitjes së nevojshme. Kjo ishte përgjigje indirekte në të gjitha pyetjet pse këto sisteme nuk janë shfrytëzuar në përballje me sulmet e avionëve ushtarak izraelit të cilët e kanë sulmuar Sirinë .

E katërta, të gjitha kuptimet ruso-izraelite se forcat iraniane do të qëndrojnë 80 km në largësi nga kufijtë jugor të Sirisë me Palestinën e okupuar, konkretisht të rrafshnaltës së Golanit, ka ra në ujë. Zyrtarët izraelit ushtarak theksojnë në shtyp se forcat iraniane tani janë të vendosura vetëm disa kilometra nga kufiri.

E pesta, tani ekziston perspektiva e fuqishme e hakmarrjes për sulmet izraelite. Raketa me rreze të mesme veprimi me koka prej 500 kg, të cilët janë shkrepur në rrafshnaltën e Golanit si përgjigje në sulmin më të ri izraelit konfirmojnë se nuk ka më hezitim. Forcat e Kudsit në krye të së cilëve është gjenerali Kasim Sylejmani, nuk do të bijnë vendimin për lansimin e raketave pa këshillim me lidershipin suprem iranian, ajatullah Ali Hamenein. Me fjalë tjera ky vendim do të jetë e natyrës strategjike dhe mund të përcaktojë rrjedhën e fazës.

Zyrtarët izraelit janë lavdëruar tej mase në suksesin e sulmeve raketore për të cilat kanë thënë se kanë goditur depot e armëve dhe bazave të Gardës Revolucionare Iraniane në Siri. Kjo ka shkaktuar dyshime bile edhe në mesin e ekspertëve ushtarak izraelit, jo vetëm se këto theksime ishin tej mase por edhe pse fshihet vendimi shumë i rëndësishëm strategjik që gradualisht të hapet fronti në rrafshnaltën e Golanit dhe të hapet fronti jugor kundër okupimit.

Besojmë që viti vijues do të jetë dëshmitar i rritjes së befasishme kualitative në aftësitë siriane për mbrojtjen kundërajrore kur S-300 bëhet operativ në fushën e betejës. Në rast se sistemet ruse më pak të sofistikuara siç janë Pancir dhe Buk të aftë të parandalojnë shumicën e raketave të shkrepura nga avionët izraelit mbi hapësirën ajrore izraelite dhe mbi territoret e fushave të Galilesë së okupuar dhe liqenit Tiberijad, pasi që këto avion luftarak nuk po guxojnë më të infiltrohen në në hapësirën ajrore siriane për shkak të frikës mos po qëllohen, mund të paramendoni se çfarë do të ndodh kur sistemet S-300 do të hyjnë në përdorim. Kur të ndodh kjo, avionët ushtarak izraelit mund të sulmohen edhe brenda hapësirës ajrore libaneze. Rusët këtë e kanë paralajmëruar më shumë se njëherë pasi që kanë humbur durimin me sjelljen provokative të Izraelit.

Është e  vërtetë se udhëheqja siriane nuk dëshiron luftë. Prioriteti i tyre është marrë nën kontroll të atyre qyteteve të cilët akoma nuk janë nën kontroll të tyre , sikurse që është krahina e Idlibit dhe hapësirat e pasura me gazë dhe naftë në lindje të Eufratit. Por Irani mund të ketë konsideratë tjetër. Garda revolucionare tani mund të nis sulmet hakmarrëse kundër Izraelit jo vetëm na Siria jugore, por edhe nga territori irakian. Kjo mund të sqarojë kërcënimet e paradokohshme izraelite kundër Irakut. Pasi që kryeministri izraelit Netanjahu ishte kritikuar për shkak të udhëheqjes së fushatës ushtarake kundër Sirisë e cila ka shkel jo zyrtarisht armëpushimin i cili ka zgjat më shumë se një dekadë, ka përsëritur tri herë se pa kurrfarë arsye të veçantë, se Izraeli ka aftësitë ofensive mbrojtëse më të sofistikuar në botë, dhe të kundërvihet të gjithë atyre të cilët duan. Kjo tingëllon si fjalët e dikujt që është i shqetësuar dhe i mërzitur dëshiron të bind emigrantët e tij se tani janë të rrethuar me raketa nga tri anët, veri, jug dhe lindje.Atë që disa Arab kanë lëshuar rastin të kuptojnë se transformimi i Iranit në shtetin e parë në frontin kundër okupimit izraelit e plotëson boshllëkun strategjik të shkaktuar me tërheqjen e tyre. Kjo do të jep Iranit rolin udhëheqës në tërë botën arabe, duke luftuar kundër imazhit negativ të cilën Arabët janë përpjekur të krijojnë gjatë këtyre viteve të kaluara me propagandën shpifëse dhe sektare. Ndikimi iranian po rritet në Jemen, Irak, Siri, Palestinë dhe Liban, dhe së shpejti do të kthehet edhe në Sudan, ndërsa regjimet arabe kërkojnë shpëtimin e tyre në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Izraelin.



Burimi : Epogledi