“Ylli i Davidit” kundër “Gjysëmhënës shiite”

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Nën. 10, 2018, 10:06 p.m.

Ndryshimi i përceptimit të kërcënimit me argumente sektare, ka ndriquar “Yllin e Davidit” kundër “Gjysëmhënës shiite”.

Vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Oman u cilësua si një “surprizë”.

Në fakt, kur marrim parasysh historinë e marrëdhënieve në mes të Omanit dhe Izraelit, jo vet vizita, por qëllimi i pa sqaruar i saj mund të konsiderohej surprizë.

Sepse Omani ka marrëdhënie shumë më të vjetra dhe të hapura me Izraelin sesa vendet e tjera të Gjirit. Vizitat e hapyra zyrtare në mes të këtyre dy palëve kanë një histori 24 vjeçare.

Titujt në lidhje me qëllimin e vizitës së 26 tetorit janë si më poshtë:

1- Çështja palestineze dhe Marrëveshja e Shekullit

2- Normalizimi Arabi - Izrael

3- Përpjekja që Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite t’i gjunjëzohen Iranit

4- Fakti që për shkak të polarizimit Katar – Saudi dhe vrasjes së gazetarit në Konsullatën saudite në Stamboll, ekuilibri ndërkombëtar ka flluar të kthehet në favor të Katarit

Çështjet e mësipërme janë të kufizuara me aktorët që mund të krijojnë ndikimin të cilin e kërkon Izraeli në rajon, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin;  ndërsa roli i vetëm i Omanit në rajon është 'ndërmjetësimi’.

Atëherë pse Netanyahu e zgjodhi Maskatin, e jo Rijadin, Abu Dhabin apo Dohën?

Vizita e Netanjahut në Oman nuk tregon forcë por dobësi

Për shkak se vizita e Netanyahut në Oman kishte një përmbajtje shumë të ndryshme nga ajo që u tha më lart. Për dallim nga parashikimet e mësipërme, Izraeli trokiti në derën e Omanit, jo për çështjet e mësipërme, por për të kërkuar pajtim me Iranin.

Regjimi izraelit e ndjen vetën mjaft të fortë dhe të qetë sa për të folur me ‘shtetet arabe sunite’ rreth çështjes së Iranit dhe Palestinës.

Në këtë kontekst, shkuarja e sportistëve izraelit në Katar dhe shkuarja e Ministrës së Kulturës, Miri Regev në Abu Dhabi mund të vë në dukje fuqinë dhe ndikimin e regjimit izraelit në rajon. Por shkuarja e Netanjahut në Oman, gjë e cila konsiston me ndërmjetësim dhe me të qenurit në dialog me të gjitha palët në konflikt, tregon se Izraeli është në kërkim të pajtimit.

Në shtyp nuk është transmetuar ndonjë detaj konkret në lidhje me përmbajtjen dhe rezultatin e takimit Sulltan Qaboos – Netanjahu.

Megjithatë, me rrjedhën e zhvillimeve, është e mundur të thuhet se Netanjahu shkoi në Oman për të kërkuar pajtim me Iranin bazuar në pozicionet, rolet dhe kapacitetet e vendeve të rajonit.

Omani më parë ishte marrë me dy çështje të cilat e shqetësonin Izraelin.  E para ishte se ai ishte bërë ndërmjetësues për bisedime të drejtpërdrejta në mes të Amerikës dhe Iranit dhe ky dialog ishte kurorëzuar me marrëveshje bërthamore.

Ndërsa e dyta ishte se sipas shtypit izraelit, ndërhyrja ushtarake që do ta bënte Amerika në Siri, me arsyetimin se ka përdorur armë kimike në vitin 2013, u pengua nga Irani përmes ndërmjetësimit të Omanit.

Prandaj, nuk ka asnjë arsye pse Omani, një urë e marrëveshjes në mes të Iranit dhe Amerikës, nuk duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe në mes të Izraelit dhe Iranit.

Sepse regjimi izraelit i cili më nuk ka mundësi të përdorë opcionin e këcënimit në Siri, për shkak të sistemeve S-300 të dhëna nga Rusia, tani kërkon pajtim me Iranin.

Izraeli, lideri i “shteteve arabe sunite”

‘Vendet arabe sunite’ në rajon, në fillim e pranuan Izraelit për 40 vjet vitet e fundit, pastaj ranë dakord, pastaj u bënë aleatë dhe më në fund e bënë atë një udhëheqës në vetvete.

Ato e pranuan Izraelin gjatë viteve 1980, duke filluar me marrëveshjen Camp David në vitin 1978.

Që nga viti 2015, arabët filluan ta shohin Izraelin si një aleat. Sepse ata besonin dhe frikësoheshin nga fakti se Teherani ka më shumë ndikim në Irak se sa Uashingtoni.

Gjuha politike e zhvilluar nga Irani dhe aleatët e tij përmes opozitës së Amerikës dhe Izraelit me ‘Aksin e Rezistencës’, mund të veçohet vetëm me një etiketim sektar.

Kjo ishte arsyeja pse menjëherë u pranua emërimi i ‘Aksit të Rezistencës’ si ‘Gjysëmhëna shiite’, nga mbreti i Jordanisë, Abdullah.

Fakti që shtetet arabe aleate të Amerikës e shohin Iranin si një kërcënim, e jo Izraelin, ka bërë që në nivelin social të formohet një besim se “shiitët janë më të rrezikshëm se hebrenjët”.

Shtetet arabe aleate të Amerikës arritën tri përfitime të rëndësishme falë këtij perceptimi të kërcënimit:

1 - “Boshti i Rezistencës” është emëruar me një etiketë sektare, “Gjysëmhëna shiite”.

2 - Asimetria e etiketës sektare e përdorur kundër armikut është shndërruar në një burim legjitimiteti fetar për ta. Kështu, emiratët ose mbretëritë, qeveritë e të cilave ishin borxhli ndaj Amerikës, u kthyen në “shtete sunite” dhe morën një mbështetje të madhe që nuk do ta kishin kurr.

Për shembull, familja al Saud me ndikimin e saj mbi organizatat paraardhëse, familja al Sani me ndikimin e saj mbi Vëllazërinë Muslimane dhe madje edhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, kanë luajtur rolin udhëheqës të botës sunnite.

3 - Izraeli është bërë aleat i "shteteve arabe sunite” falë perceptimit të ndryshuar të kërcënimit.

Rruga e udhëheqjes izraelite kaloi nga Damaku

Pas pranverës arabe në vitin 2011, sidomos pas krizës siriane, Izraeli tashmë nuk është më aleat i shteteve arabe sunite, por udhëheqës i tyre.

Islamistët ushtarë vullnetar apo marcenar të shteteve arabe sunite të cilët hynë në garën për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, nuk kërkuan rrugën nga Tunizia, Libia dhe Egjipti për në Jeruzalem.

Në vend të kësaj, ata kërkuan urtësi në deklaratën e presidentit Muhamed Mursi në Camp David.

Sipas islamistëve, “Rruga për në Jeruzalem nuk duhej të kalonte nëpër shtetet ‘sunite’ të cilat kanë marrëdhënie zyrtare apo të fshehta me Izraelin, por nëpër Damaskun ‘alevi’, i cili nuk e njeh Izraelin.

Sidoqoftë, aktorët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar të luftës së Sirisë, kurrë nuk e fshehën faktin se dëshirojnë që Damasku të normalizohet me Izraelin.

2011: Burhan Galyun, kryetari i parë i organizatës opozitare të Sirisë, e themeluar me iniciativën e Katarit, Turqisë dhe Amerikës, duke marr për model “revolucionin e Libisë”, ka premtuar një Siri të përshtatshme për interesat e Izraelit në të ardhmen.

Duke folur për gazetën Wall Street Journal, Galyun thoshte se Turqia është shembulli i vetëm në rendin politik në rritje në botën arabe dhe theksonte se modeli iranian ka falimentuar.

Galyun u shpreh se: “Të gjitha lëvizjet islame tani duan të kopjojnë modelin turk”, duke shtuar se Siria e re, të cilën ata do ta themelonin pas “revolucionit” nuk do të ketë një marrëdhënie të ‘veçantë’ me Iranin dhe se mbështetja e dhënë për organizatat si Hamasi dhe Hezbollahu do të ndërpriten.

2012: Në fillim të krizës siriane nuk kishte koordinim organizativ ndërmjet organizatave politike dhe atyre të armatosura të opozitarëve sirianë; por ka pasur një paralelizëm interesant në çështjen e Izraelit. Udhëheqësit e lartë të dy organizatave po konkurrojnë me njëri - tjetrin për marrëdhëniet me Izraelin, njëjtë si vendet të cilat i mbështesin ata; por në momentin e kofliktit, këtë e kthenin në një akuzë.

 Për shembull, zëdhëndësja e Ushtrisë së Lirë Siriane, Lama Atassi e akuzonte zëdhënësen e Këshillit Kombëtar nën udhëheqjen e Burhan Galyun, Besma Kudmanin se është “shërbëtore e Izraelit”, dhe në të njëjtën kohë,  edhe Kudmani e akuzonte Atassin për të njëjtën akuzë, duke vënë në dukje se ka marrëdhënie të ngushta me Bernard Henri Levin.

Lama Atassi e cila publikoi në rrjetet sociale fjalimin e Besma Kudmanit ku shihej së bashku me shkrimtarët izraelit dhe ku thoshte se “Bota arabe ka nevojë për praninë e Izraelit”, ishte organizatore e Konferencës së Parisit së bashku me socialistin më të zjarrtë të Francës, Bernard Henri Levin.

2013: Edhe opozitarët sirian kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në “Konferencën Rajonale për Bashkëpunim dhe Siguri në Lindjen e Mesme” e zhvilluar në Pragë dhe në të cilën gjysma e pjesëmarrësve ishin zyrtar të lartë.ushtarak dhe politik izraelit.

Ndërsa pjesëmarrës në ftesë ishte përfaqësuesi i Koalicionit Kombëtar Sirian, Najib Gadban.

Najib Gadman ishte nipi i ish udhëheqësit të Vëllazërisë Muslimane dhe në këtë konferencë morri pjesë me kërkesën e Mustafa Sabbag, i dërguari i Katarit në koalicion.

2014: Opozitarët sirian ishin aq “të guximshëm”  sa të takohen me izraelitët jo vetëm në Evropë, por edhe brenda Izraelit. Udhëheqësi i Koalicionit Kombëtar, Kemal Lebvani mori pjesë në konferencën për luftën kundër terrorizmit në Herzliya.

Ai tha se “për Sirinë nuk paraqet kërcënim Izaeli, por regjimi dhe Hezbollahu”, dhe se kërkoi nga izraelitët që të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri dhe të krijonin një zonë jo fluturuese prej 100 kilometrash në jug dhe në këmbim të kësaj, kishte premtuar që Golanin t’ia jap Izraelit.

Ata të cilët kishin marrëdhënie të ngushta me Izraelin nuk ishin vetëm opozitarët politik. Nga grupet më të moderuara e deri tek ato më radikale, të gjitha grupet e armatosura përfituan nga mbështetja e Izraelit dhe regjimi izraelit e përdori atë si një propagandë filantropie.

Për shembull, organi i komunitetit hebre në Turqi, Shalom, vizitën e Netanjahut tek militantët e plagosur të grupeve të armatosura e njerëzoi në vetvete duke thënë se “Netanjahu vizitoi spitalin e bërë për sirianët” si dhe vuri në dukje deklaratën e Netanjahut ku tha se “Është Irani ai i cili siguron armë dhe pajisje për ata që bëjnë masakër në Siri.”

2015: Ndërsa gazeta britaneze Daily Mail, në lajmin e saj në lidhje me terroristët e trajtuar në Izrael, ka dhënë detaje në lidhje me të plagosurit të cilët Shalom po përpiqej të jepte një pamje civile. Gazeta tregoi me dëshmi se në mesin e grupeve të armatosura të plagurosur e të cilëve i ka trajtuar regjimi izraelit, ishin edhe militantët e Al Nusra-s, pra të al Kaidës.

Në këtë lajm të muajit dhjetor 2015, fakti që Izraeli e kishte vazhduar këtë mbështetje për 3 vjet, kishte zgjuar interes pasi kishte zbuluar se regjimi izraelit kishte qenë brenda luftës së Sirisë që nga fillimi.

Roli i Izraelit në Ushtrinë ‘Fetih’

Shtypi izraelit kishte njoftuar se regjimi izraelit kishte mbështetur 7 grupe të ndryshme të armatosura në Siri, veçanërishtë në Kunejtra.

Prandaj, marrëdhëniet e gjera të Izraelit me al Kaidën nuk janë më sekret për askënd. Por roli i marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe al Kaidës në strukturën e koalicionit të quajtur Ushtria ‘Fetih’, ka mbetur pak i mbuluar.

Para se të kalojmë në detajet e Washington Post të muajit maj 2015, është e dobishme të rikujtohet procesi i formimit dhe funksionimin të Ushtrisë ‘Fetih’ brenda kronologjisë.

Janar 2015: Pas vdekjes së Abdullahut, Salman bin Abdulaziz u bë mbret i Arabisë Saudite. Burimet e afërta me Ihvanin kanë thënë se për dallim nga Abdullahu, mbreti Salman do të përmirësoj marrëdhëniet me Ihvanin, duke u kthyer në opsionin e një lufte të re në Siri.

Mars 2015: Sauditët filluan luftën e Jemenit, duke formuar një koalicion që premtonte mbështetjen e inteligjencës dhe atë logjistike dhe të Turqisë.

Mars 2015: Arabia Saudite, Turqia dhe Katari kanë bashkuar grupet e armatosura me frontin al Nusra. Grupet e armatosura të quajtura Ushtria ‘Fetih’ pushtuan Idlibin me 30 mars.

Prill 2015: Sauditët dhe Turqia të cilët ishin të shqetësuar nga fakti se Amerika u tërhoq nga lufta e Sirisë në vitin 2014, filluan të përgatitin ndërhyrje ushtarake në Siri. Një burim saudit i cili bëri një deklaratë për shtypin amerikan, u shpreh se: “E vetmja mënyrë për të bërë SHBA-në të lëviz së bashku me ne është të tregojmë dhëmbët.”

Maj 2015: Në shtypin amerikan u tha se në mënyrë që Fronti al Nusra të mbështes Ushtrinë ‘Fetih’, Izraeli dhe Jordania kanë zhvilluar takime të fshehta me organizatën.

Në lajm u tha kështu: “Burimet thanë se një grup i Frontit al Nusra në ditët në vijim do të largohet nga al Kaida dhe do ti bashkohet Ushtrisë ‘Fetih’. Në këtë pikë, formimi i një aleance të gjerë koalicioni edhe kundër Assadit, edhe kundër ISIS-it, mund të jetë kalim i kufirit. Ata kishin zhvilluar kontakte të fshehta me anëtarët e Frontit al Nusra përgjatë kufijve jordanezë dhe izraelitë.”

Izraeli e sheh Sirinë si një omletë, bën aleanca strategjike me sauditët

Që nga viti 2015, roli i mbretit Salman dhe i djalit të tij i cili është ministër i mbrojtjes, është i madh. Por zbulimi në mënyrë agresive i marrëdhënieve strategjike të palëve, jo vetëm ndaj vendeve armike si Siria dhe Irani, po edhe ndaj vendeve mike, që nga viti 2015, buronte nga fakti se dosjen e Sirisë e shihnin në favor të tyre.

Pra, në zbulimin e marrëdhënieve në mes të sauditëve dhe Izraelit, ky vetëbesim ishte arsyeja që sauditët i premtuan Izraelit rënien e regjimit në Iran dhe formimin e shtetit të Kurdistanit në Irak, Turqi, Iran dhe Siri.

Sepse ministri i atëhershëm i mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon thoshte se: “Ne nuk i japim Sirisë mundësinë për t'u bërë një shtet i bashkuar si më parë. Siria tani ishte një omletë. Dhe veza nuk mund të kthehet më nga omleta.”

“Ylli i Davidit” kundër “Gjysëmhënës shiite”

Perceptimi i kërcënimit që shtetet aleate amerikane e kanë kthyer në favor të Izraelit dhe kundër Boshtit të Rezistencës, mundëson që pasuria e rajonit të rrjedh në kasën e atyre të cilët ushqehen nga këto luftra të brendshme.

Prandaj për këtë arsye pse mbështetet hapur ose injorohet fakti se që nga viti 2015, shtetet më të pasura në rajon kanë dënuar me uri, sëmundje, vdekje dhe shkatërrim Jemenin, i cili është një nga shtetet më të varfra në rajon.

Nuk është rastësi që ata të cilët shkatërruan Sirinë, Irakun, Jemenin dhe Hezbollahun ushtarakisht dhe Iranin, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, janë vendet rajonale që kanë marrëdhënie zyrtare me Izraelin ose po përpiqen të normalizohen me të.

Ndryshimi i përceptimit të kërcënimit kundër Boshtit të Rezistencës dhe në favor të Izraelit, siguron mbijetesën e elitave qeverisëse në “shtetet sunnite”.

Për shembull, izraelitët theksojnë vlerën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite për rolin e tij si “partner strategjik”. Ata po lobojnë për Princin e Kurorës, duke thënë se duhet të injorohet tmerrimi që vjen nga coptimi i gazetarit në Konsullatë.

Ndryshimi i përceptimit të kërcënimit me argumente sektare, ka ndriquar “Yllin e Davidit” kundër “Gjysëmhënës shiite”.

Për këtë arsye, madje as masat fetare nuk i shqetëson fakti se ata që kanë marrëdhënie zyrtare me Izraelin ose që përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me të, janë “shtetet sunite”, ndërsa ata të cilët i rezistojnë Izraelit dhe Amerikës, janë shtete “shiite, alevi, rafizi dhe të pafe”.

Pagesa prej 65 milionë dollarësh ndaj lobuesve e Izraelit në SHBA, për të përmirësuar marrëdhëniet me Izraelin, nuk dëmtojnë më as sunizmin, as lokalizmin, e as kombësin.

Sepse fal përceptimit të ri të kërcënimit, islamizmi, konservatorizmi, lokalizmi dhe kombësia besojnë se e vetmja gjë që shteti mund të bëjë për Palestinën është të organizojë tubim; dhe prandaj, një ditë pas tubimit mbështetës për Jeruzalemin në Yenikapi, transferimi i naftës nga Ceyhan në Izrael nuk është në interesin e tyre.



Burimi : Yakın Doğu Haber