Letër imam Homeinit në ditën e Kudsit:Arabët e shitën Palestinën!

nga Abu Dharr | Publikuar në Qershor 8, 2018, 2:43 a.m.

O imam! Dua të flas hapur dhe t’ju ankohem Juve për atë që kam vërejtur nga koha kur jeni ndarë nga kjo botë e kalueshme. Më falni në rast se do të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe i hapur gjersa do të flas për 39 vitet e kaluara. Dua t’ju them që të jeni të sigurtë se trashëgimtari i juaj imam Hamenei, nga këndvështrimi im modest, është zëvendësimi më i mirë për Ju, qëndron fuqishëm dhe nuk luan politikë të ndyrë. Mbështetja  e tij e fuqishme rregullave të Kur’anit dhe Sunetit, gjersa përballet me tradhtarët e brendshëm dhe spiunët e jashtëm, është ajo që mund të pritet nga Velajati Fakih(udhëheqësi).

O imam! Dëshiroj t’ju siguroj, sipas njohurisë sime më të mirë, se vizioni i juaj i bashkimit të bllokut islam është në duart e mira. Ekzistojnë pasuesit e juaj bujar të cilët në atmosferën e tensionuar të sektarizmit, janë përkushtuar vëllazërisë islame dhe barazisë së të gjithë myslimanëve: shiitëve dhe sunitëve. Shtetin e popullit islam të cilën e keni themeluar është shtet i vetëm në botë në të cilën shkencëtarët sunit dhe shiit, aktivistët dhe zyrtarët thirren që të bashkëndjejnë dhe afirmojnë lojalitetit dhe unitetin e tyre.

O imam! Konfirmoj juve, edhe pse shumë bashkëkombësit e  juaj e kanë braktisur strategjinë dhe taktikën e juaj(hatt-ul imam), ekzistojnë  shumë bashkëkombësit juaj të cilët po bëjnë ndryshime në Irak, Liban, Jemen dhe në territoret tjera gjeopolitike islame.

O imam! Po ju drejtohem në muajin e bekuar të Ramazanit-muajit në të cilin ekziston nata e cila është më e mirë se 1000 muaj(të jetës sonë), muaj në cilin ju në urtësinë e juaj sufiste, keni caktuar xhumanë(premten) e fundit të jetë Dita e Kudsit(Jerusalemit). Dhe sa herë dëshirojë të flas me Juve për vëzhgimet e mia modeste për aktivistët mysliman të papërvojë dhe të pandriçuar të cilët i përkasin”lëvizjeve islame sunite”, dhe sa herë që dua të flas me Juve për ekspertët dhe akademikët të çuditshëm, joadekuat, kontrovers dhe sektar”shiit”, duhet të kufizohem në çështjen e cila është e dashur për zemrën e juaja, çështjen e cila është e dashur çdo myslimanit të sinqertë dhe bujar, e kjo çështje është e Kudsit(Jerusalemit) dhe Tokës së shenjtë.

O imam!Të lus më dëgjo. E di se për juve është vështir të më dëgjosh, por mua shumë më rëndë është të shpreh idetë dhe ndjenjat të cilët i kam për juve.

Imami im i dashur! Sikurse me dekada më parë ke parashikuar me mprehtësinë e personit i cili vështron gjërat nëpër dritën e Gjithëfuqishmit, sundimtarët arab e kanë shitur Palestinën sionistëve dhe imperialistëve, që të mbesin në pushtet! Çështja e Palestinës gjithnjë ka qenë në kontekstin mysliman çështje e problemit transnacional, transdenominues, bile edhe transreligjioz. Tani, trurët(e këqinjë) të kombinuar sionist-imperialist-arab, përpiqen të blasfemojnë Iranin dhe ta paraqesin, në vend të Izraelit, si armik kryesor.

O imam!. Muajin e kaluar, treshja sioniste-imperialiste-arabe(Izraeli politik, Amerika ushtarake dhe Arabia financiare) janë marrë vesh për dorëzimin e Kudsit(Jerusalemit)kriminelëve sionist izraelit të luftës. Popujt arab e kanë vështruar qetë. Asnnjëri nga këta popujt nuk ka shpreh gatishmërinë që të lejnë anash ndryshimet sipërfaqësore dhe të bashkojnë radhët, të thërrasin ministrat e vet të mbrojtjes dhe të përpilojnë strategjinë ushtarake të përbashkët e cila entitetin sionist do ta kishte hedhur në harresë. Në vend të saj, si po duket në tërësi kanë pranuar izraelizmin sionist të Kudsit(Jerusalemit).

O imam! Ka ekzistuar koha kur arabët janë përgjigjur në thirrjet për t’u çliruar Palestina! Tani i ka ngurtësuar ose pasuria ekstreme ose varfëria ekstreme. Gjatë muajit të kaluar janë vrarë më shumë se 200 palestinez të paarmatosur dhe të pafajshëm, ndërsa me mijëra janë plagosur nga plumbat e sionistëve vrastar, qindra mijëra palestinez të pambrojtur jetojnë prapa barrierave të betonit dhe gardheve elektrik, ndërsa njerëz të pambrojtur në Gaza janë viktima të bombave dhe bombardimeve çdo dy javë apo muaj. Gaza u shndërrua në hapësirën më të madhe të hapur në botë. O imam! Për të gjithë këto, askund në botën arabe nuk janë mbajtur protestat.

Këto regjime arabe të cilët mbajnë marrëdhënie diplomatike me Izraelin kriminel nuk kanë pas burrëri të mjaftueshme që të ndërpresin marrëdhëniet e tyre diplomatike, as që kanë pasur humanitet të mjaftueshëm që të shporin ambasadorët dhe diplomatët  izraelit nga kryeqendrat e tyre! As që të dërgojnë ftesë ambasadorëve dhe diplomatëve të tyre nga Palestina e kolonizuar!

O imam! Asnjë mbret arab, kryetar apo zyrtar nuk ka pas guxim publikisht të dal dhe të dënojë krimet e luftës dhe mizorit e kryera të ushtrisë izraelite! Vetëm Irani i juaj islamik, dhe në një masë të vogël Turqia janë marrë me të drejtat  e të shpërngulurve  të njerëzve të Palestinës. Madje edhe mediat masive në botën arabe nuk kanë dhënë prioritet në lajmet e tyre për masakrat e palestinezëve të parrezikshëm, e as që janë fokusuar në atë që mund të konsiderohet sulm dhe shkelje e të gjithë myslimanëve në botë, gjegjësisht të transferimit të ambasadës amerikane në Kuds(Jerusalem).

A janë arabët të shtangur nga frika? A janë ”lëvizjet islame” të tyre të dezorientuara? A janë liderët e tyre”popullor” gjakftohtë? A i ka verbëruar bindja e kuptimit të tyre ”të islamit sunit” dhe nuk po shohin torturat dhe çrrënjosjen e bashkëkombasve të tyre”sunit” në Tokën e shenjtë të Palestinës? A kanë ardhur gjer në pikën e “vetëmohimit”? A janë bërë aq të pashpresë dhe janë dorëzuar imperializmit dhe janë nënshtruar sionizmit? Në këtë natë të errët arabe e cila vetveten e mbulon me mbulesën ”e superioritetit sunit”, para ose më vonë do të korrin atë që e kanë mbjellë.

O imam! Më lejo që detajisht të ekspozojë vizionin  e juaj për çlirimin e Palestinës  pasi i keni dëbuar izraelitët nga Irani pas ardhjes së juaj, e keni mbyll ambasadën e tyre dhe e keni dorëzuar palestinezëve, dhe nga ajo kohë nxënësit dhe pasuesit e juaj kanë vazhduar udhën e shenjtë në Kuds(Jerusalem).

Fakti i pashprehur është se mushrikët e Mekës i kanë dëbuar myslimanët në mënyrë të njëjtë sikurse sionistët i kanë dëbuar myslimanët(dhe krishterët) e Palestinës. Myslimanët të cilët kanë dalë nga Meka kanë mbet pa vatrat dhe pa shtetësi, sikurse palestinezët të kohës sonë. Dallimi është në atë se myslimanët nga koha e të dërguarit Muhamed kanë pasur ensaritë(medinasit), gjersa sot palestinezët nuk kanë ensaritë  e tyre. Në rast se do të mund të kuptojmë drejtë historinë tonë, Pejgamberi a.s ka qenë refugjatë i parë(palestinez). Vëllazëria myslimane ka dëshmuar qëndrueshmërinë e vet kur Ai(pejgamberi a.s.) ka filluar vëllazërimin në mes muhagjirëve (refugjatëve) dhe ensarive(medinasve të cilët i jepnin shtëpitë  e tyre refugjatëve).

Ashtu ka filluar lufta dhjetëvjeçare që të zbutet tragjedia arabe humanitare: shpërngulja e dhunshme e myslimanëve të nënshtruar nga Meka. Gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare, jahuditë(sionistët e atëhershëm) dhe mushrikët( paganët arab) kanë punuar së bashku në fshehtësi  dhe më vonë në publik kundër shtetit islam në Medine të cilën e ka udhëhequr Muhamedi a.s. Sot dëshmojmë dinamikën e njëjtë dhe zhvillimin e njëjtë të ngjarjes.

Kur udhëheqja e Turqisë ka bërë thirrje për takimin e përbashkët të shefave të shteteve islame që të diskutojnë  dhe të zbatojnë politikën e re kundër torturave izraelite, të gjithë kanë  munguar përveç udhëheqësve kuvajtiane dhe jordaneze. Sundimtarët bojkotues kanë dërguar zyrtarët të rangut të ultë që të jenë prezent në vend të tyre. Në krahasim me pulsin humanitar të shteteve joislame të cilët kanë kundërshtuar agresionin izraelit ashtu që i kanë tërhequr zyrtarët  e tyre sikurse që kanë bërë p.sh. Afrika Jugore, Irlanda, Bolivia dhe Belgjika. Mushkrikët e Mekës, sionistët e Medinës në atë kohë ishin fuqi dhe kanë arritur “marrëveshjen e shekullit”. Dhe kanë menduar se së bashku do të mundë të shkatërrojnë Medinën me sanksione dhe me rrethim. E dimë pastaj se çfarë ka ndodhur me këta.

O imam! Marrëveshja e atij shekulli, dhe marrëveshja e këtij shekullit, të dytë janë të mallkuara. Barra e rëndë bie në supet e ithtarëve tënd të përkushtuar nga Libani, Siria, Iraku si dhe ithtarëve besnik në Jemen. Aleanca e arritur e sionistëve, imperialistëve dhe mynafikëve  arabe është e gabueshme. Disa raporte  flasin se çfarë po përgatitej së shpejti: paraja hynë në Gaza, Gazës i bashkëngjitet 720 km2 të bregdetit të Sinajit, po ndërtohen aeroportet dhe limanet detare, Egjipti do të merr tokën palestineze në al-Naqaba, po ndërtohet qyteti i zhvilluar teknologjik(Neom) në territoret të cilët i përkasin Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë, vjen pajisja e vlefshme 500 miliard dollar që të çrrënjoset papunësia, ekonomia egjiptiane do të fitojë rimëkëmbjen e shumëpritur.

Në rast se palestinezët dhe lëvizjet e tyre të rezistencës refuzojnë ofertat të tilla, atëherë ajo çka pritej është se do të ngushtohet laku rreth qafës dhe jo vetëm ndërprerja e 200 milion dollarëve në buxhetin e saj por edhe humbja e 65 milion dollarëve nga Kombet e Bashkuara, si dhe humbjen e çfarëdo ndihme financiare nga shtete arabe. Mediat masive  zyrtare arabe , posaçërisht në Arabin Saudite dhe në Gjirin Persik, po i nënshtrohen propagandës anti palestineze.

Qëllimi më i rëndësishëm e treshes sioniste-imperialiste-arabe janë pasuesit e imamit nga Horasani gjer te  Halila, planet ushtarake izraelit kundër Sirisë, kufizimi juridik dhe financiar i para ca kohësh për individët nga Hezbollahu apo atyre që janë të lidhur me Hezbollahun, si dhe vendosja e krahut politik dhe ushtarak të Hezbollahut në listën e organizatave terroriste, etj...

O imam!Prehu në paqe, marrëveshja e tyre gjatë shekullit të kaluar dhe marrëveshjet e tyre të këtij shekulli kanë rezultuar për asgjë. Gjenerata jote po vjen, e atyre po shkon. Ushtria jote po lufton për paqe dhe drejtësi, e tyre po përhap frikë dhe dhunë. O imam!Nuk kemi harruar përgjegjësit tona. Lufta po vazhdon.

Dhe paqja e Allahut të jetë edhe e jotja.

”Me të vërtetë, ne kemi realizuar fitore të madhe(O Muhamed)....”(48:1) Kur’an.



Burimi : ePogledi