Do të dëbojmë palestinezët në Jordani

Publikuar në Dhj. 15, 2017, 3:17 a.m.

Në thirrjen e dukshme për spastrim etnik, gjenerali i pensionuar i ushtrisë okupatore izraelite  i cili po përpiqet të bëhet personaliteti kyç i partisë punëtore izraelite ka thënë se në rast se Palestinezët vazhdojnë të shkelin marrëveshjen me Izraelin, ushtria do të duhej në luftën e ardhshme “të shkatërrojmë palestinezët  në copa copë” dhe  me dhunë t’i ndjekim në anën tjetër të lumit jordanez.

Amiram Levin, i cili 33 vite i kaloi në shërbim të ushtrisë okupatore izraelite, ka thënë për gazetën Maariv:” Palestinezët meritojnë okupimin, ata nuk meritojnë kurrgjë pasi nuk kanë pranuar kufijtë e ndarjes sipas vitit 1948 dhe e kanë filluar luftën në vitin 1967. Ne kemi të drejtë të përvetësojmë Judenë dhe Samaranë(Bregun perëndimor të okupuar)”, ka deklaruar ai:”Duhej të marrim qëndrim të fuqishëm në bisedime të cilat nuk do të na kthejnë në kufijtë e vitit 1967”, ka thënë Levini.

“Palestinezëve do të japim karotën në formë të shtetit, e në rast se nuk e duan, do t’i shkatërrojmë në copa copë”, ka thënë ai.”Më herët shumë herë kam thënë se herën tjetër kur do të zhvillojmë luftë, këtu më nuk do të jenë, do t’i dëbojmë në anën tjetër të lumit jordanez. Ashtu duhet të luftojnë. Ishim shumë të butë në vitin 1967”, ka thënë Levin.

“Gjenerali i pensionuar i cili në periudhat e ndryshme ka udhëhequr komandën veriore të ushtrisë okupatore izraelite, ka komanduar me njësinë elite Sayeret Matkal dhe poashtu ishte edhe zëvendës drejtori i Mossadit, ka thënë në intervistën e dhënë gazetës Maariv, se i mbështet përfundimin e kontrollit izraelit mbi miliona palestinez të cilët jetojnë në Bregun perëndimor të okupuar, por jo edhe shqetësimin për Palestinezët.

“Ata nuk meritojnë kurrgjë, ka thënë ai.”Problemi është se kontrolli ynë mbi ata neve na prish, dhe paraqet për neve kërcënim, e ne dëshirojmë të ruajmë shoqërinë tonë”. Poashtu ka thënë se Izraeli duhet të zgjerojë kontrollin e tij në hapësirat e caktuara në Bregun perëndimor ashtu që të kufizojë territorin e shtetit të ardhshëm palestinez.

Nuk mund të paramendojë se demontimi i dhunës në Izrael do të shkaktojë mirëpritjen. Njerëzit këtu jetojnë, kjo është shtëpia e tyre, dhe ne aty i kemi dërguar. Përkundër, në saje të kolonëve ne duhet të ruajmë kontrollin mbi vendbanimet në çfarëdo çoftë marrëveshje. Qyteti i Davidit do të jetë i yni”, ka thënë ai. “Sot Jerusalemi është i ndarë. Shumica e vendbanimeve palestineze nuk është kyçur. Them, se i kundërshtojë kufijtë e vitit 1967, do të duhej të zgjerohemi në hapësirat në të cilat po zgjerohemi, do të duhej të jenë tonat”.



Burimi : Islambosna