Izraeli: Pavarësisht çfarë thuhet, nuk ekziston asnjë problem në marrëdhëniet tona me Turqinë

Publikuar në Dhj. 15, 2017, 3:20 a.m.

Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës Izraelite, Yisrael Katzka bërë me dije se pavarësisht deklaratave të ashpra të Presidentit Erdogan kundër Izraelit, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë në zhvillim e sipër.

Gjatë një deklarate që ka dhënë për median saudite Ilaf, Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës dhe Ministri i Energjisë Bërthamore, Yisrael Katz ka bërë me dije se po punohet për një projekt hekurudhe nga Haifa e deri në Arabinë Saudite si dhe ka njotuar se edhe mallërat nga Turqia do të kalojnë nga porti Haifa për të hyrë në rajonin e Gjirit.

Katz u shpreh se “Turqia i dërgon mallërat e saj në rajonin e Gjirit nëpërmjet portit të Haifas. Rreth 25% e mallërave turk kalojnë nga porti Haifa dhe nga Jordania për t’u dërguar më gjërë brenda gjirit.”

Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës dhe Ministri i Energjisë Bërthamore, Yisrael Katz i cili ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit e ka etiketuar Turqinë si “mike të armikut” të përbashkët që kanë me Izraelin dhe ka bërë me dije se pavarësisht deklaratave të ashpra të Presidentit Erdogan kundër Izraelit, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janëgjitnjë e më shumënë zhvillim e sipër.

Katz ka theksuar se deklratat e ashpra të Presidentit Erdogan kundër Izraelit nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit, për më tepër ai ka rikujtuar se marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Izraelit nuk janë ndikuar as kur ushtarët izraelitë vranë në ujëra ndërkombëtare 10 turq që dërgonin ndihma humanitare me anijen Mavi Marmara në Gazza.

Si shembull tjetër, Katz përmendi edhe faktin se avionët që bëjnë më shumë udhëtime drejt Izraelit duke sjellë më shumë udhëtarë se firmat e tjera janë firmat turke.

Hekurudha nga Haifa në Gjirin Persik

Yisrael Katz ka bërë me dije se ekziston një projekt për ndërtimin e një projekti hekurudhe për të lidhur Izraelin me Jordaninë, Arabinë Saudite si dhe vendet e tjera të Gjirit dhe se në projekt është parashikuar që kjo hekurudhë, që do të lidhë në rrugë tokësore vendet e gjirit me në krye Arabinë Saudite me Haifan në pjesën që do të kalojë brenda territorit të Jordanisë do të ndërtohet nga vetë qeveria e Jordanisë. Ai është shprehur se “Në këtë mënyrë shpresojmë që edhe hekurudha Hixhaz në Arabinë Saudite të hyjë në punë dhe të gjallërojë aktivitetin e saj.”

Katz është shprehur kështu në lidhje me rëndësinë që mbart ndërtimi i kësaj hekurudhe: “Kjo vepër do të ketë një kosto shumë të ulët. Ngushtica e Humuzit në Gadshullin Arabik dhe Ngushtica Bab el-Mendeb në Jemen nuk janë të sigurta për transport.”

Ndërkohë, pyetjes nga faqja e internetit saudite Ilaf, nëse “Ky projekt është në një farë mënyre një projekt i një paqeje ekonomike?” Yisrael Katz i është përgjigjur kështu: “ky projekt nuk është vetëm paqe ekonomike, ky projekt o të përforcojë edhe paqen politike me shtetet arabe. Ne duam që të ndërtojmë në port tokësor për palestinezët në afërsi të Xhenit, në el-Xhumle të cilin duam ta lidhim me hekurudhën e Izraelit. Madje edhe qeveria e Jordanisë ka miratuar përdorimin e 1000 dylym toke për këtë projekt.”

‘Sauditët janë udhëheqësit e botës arabe’

Në deklaratën që ka dhënë për faqen e internetit saudite, Ilaf Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës dhe Ministri i Energjisë Bërthamore, Yisrael Katz foli në lidhje me Arabinë Saudite duke iu drejtuar si udhëheqëse të botës arabe; ndërkohë vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit e komentoi si plotësimin e “një të vërtete të pashmangshme.”

Duke komentuar në lidhje me deklaratat e Trumpit përsa i përket Jeruzalemit, Katz tërhoqi vëmendjen se Trumpi ka njohur të gjithëJeruzalemin si të plotë kryeqytet të Izraelit dhe është shprehur se “Trumpi do t’i përcaktojë kufinjtë lindorë dhe perëndimorë të Jeruzalemit gjatë negocaiatave për paqe Palestinë-Izrael.”

Izraeli do të gjithë Jeruzalemin

Duke theksuar se Jeruzalemi i përket tërësisht Izraelit, Yisrael Katzështë shprehur se “Ne e duam Jeruzalemin të bashkuar për Izraelin. Hebrenjtë u kthyen pas 2000 viteve pikërisht për këtë. Pavarësisht sa e vështirë ishte për ne e kishim pranuar eddhe planin e ndarjes.”

Katz ka flour edhe në lidhje me çështjen e përçarjes që ekziston mes palestinezëve duke u shprehur se “Duke qënë se janë ndarë në dy grupe, aktualisht palestinezët janë shumë të dobët. Disa grupe si Hamasi kërkojnë që të krijohet Intrifada e tretë dhe të ketë protesta të armatosura. Ndërsa të tjerë si Mahmud Abbasi kërkojnë zgjidhjen e konfliktin me krijimin e dy shteteve. Palestinezët nuk janë të gatshëm për asnjërën nga këto zgjidhje.”

Katz, i cili ka kritikuar tërheqjen e Izraelit nga Gazza, është shprehur se pas vendimit të Ariel Sharon për t’u tërhequr nga Gazza në vitin 2005, palestinezët filluan që të godisnin me raketa dhe se solli si përfundim rritjen e ndikueshmërisë së Iranit në këtë rajon.

Ndërkohë, pyetjes se “Cili është propozimi i tij për zgjidhjen e këtij problemi?” i është përgjigjur se kanë pranuar një dialog në kornizat e planit të mbretit saudit Farad bin Abdulaziz; megjithatë ata kurrë nuk do të pranojnë që të kthehen në Palestinë 5 milionë refugjatë palestinezë.

‘Irani është problemi i përbashkët i arabëve dhe i Izraelit’

Duke folur në lidhje me çështjen e Iranit dhe atë të Sirisë, Katz është shprehur se Izraeli ka arritur të parandalojë Iranin që të krijojë baza ushtarake ajërore dhe detare në Siri dhe se nuk do të lejojë kurrë që të prodhojë armë bërthamore.

Duke theksuar se për arabët Irani është një problem shumë më i madh se Izraeli, Katz ka vijuar duke u shprehur se “Problematikat që kanë arabët me Iranin janë shumë më të mëdha se problematikat që Izraeli ka me Iranin. Sepse Irani nuk pretendon ta përfshijë Izraelin në revolucionin e tij; megjithatë është e mundur që t’i përfshijë venet arabe në këtë revolucion. Si shef i shërbimeve të inteligjencës, unë jam i gatshëm që të bashkëpunoj me këdo që kërkon të bashkëpunojë për të eleminuar rrezikun e Iranit.”

I kemi paralajmëruar rusët

Katz ka theksuar se Izraeli e ka pralajmëruar haptazi Rusinë në lidhje me Iranin duke i thënë se “Ne nuk do të lejojmë kurrë që Irani të vendoset në Siri dhe do të qëndrojmë përballë një gjëje të këtillë” duke parashtuar edhe se nuk do të jetë në favor të interesave ruse që Irani të ndërtojë fabrika të prodhimit të armëve dhe raketave në Siri si dhe është shprehur se “Izraeli e ka parandaluar një gjë të këtillë dhe Bashar Assadi është i vetëdijshëm për këtë gjë.”

Do ta kthejmë Libanin në periudhën e gurit

Shefi i shërbimeve të inteligjencës, që ka kërcënuar edhe Libanin është shprehur se “Nëse Hizbullahu i bindet urdhrit të Iranit dhe sulmon Izraelin, atëherë ne do ta kthejmë Libanin në periudhën e gurit.” Katz, i cili pretendon se Irani kërkon që t’i ndërtojë Hizbullahut një fabrikë për prodhimin e armëve moderne, është shprehur se “Kjo është vija e kuqe për Izraelin. Një gjë e këtillë mund të ndezë zjarrin në gjithë rajonin. Izraeli nuk do të lejojë kurrësesi që të ndodhë një gjë e këtillë.”

Në vijim, pyetjes në lidhje me prezencën e një prej komandantëve të Hashd Shabit, Kais el-Hazallit në Libanin Jugor në kufi me Izraelin dhe ekspertizave që ka kryeraty, Yisrael Katz i është përgjigjur se: “Më shumë sesa ka lidhje me Izraelin, ky është një mesazh që shkon për Libanin dhe kryeministrin e vendit, Saad Hariri dhe mme këtë veprim ka dhënë mesazhin se vendimmarrësi i vërtetë në Liban është Hizbullahu.”

Katz, i cili ka theksuar faktin se po i ndjekin me imtësi dhe se janë të informuar në lidhje me hapat që po hedh Irani në rajon dhe veçanërisht në Liban është shprehur “Është e rëndësishme që Saad Hariri të zbulojë fytyrën e vërtetë të Hizbullahut në Liban dhe që Lidhja Arabe e shpalli Hizbullahun një organizatë terroriste.”



Burimi : Yakın Doğu Haber