Sulmi kundër Libisë ishte gabim fatal
Pesë vjet kaluan nga çasti kur Libia është shkatërruar nga agresioni ushtarak i NATO-së, ndërsa kryetari libian kolonel Muamer el Gadafi ishte vrarë nga ana e militantëve islamik të cilit kishin përkrahje dhe mbështetje direkte nga Perëndimi.
Tri shtete ishin kyçe në agresionin mbi Libinë, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca. Por, tani pesë vite më vonë , si duket një numër i madh i zyrtarëve konsiderojnë se ky ishte gabim fatal. Pikërisht, deputetët britanik kanë publikuar raportin në të cilin ceket se sulmi në Libi, ishte përkrahur në mes tjerash edhe nga ana e ish kryeministrit britanik David Cameron dhe ishte nisur në bazë të ”shënimeve të gabuara të sigurisë”, dhe se ky sulmi ka sjell ”gjer te kolapsi politik dhe ekonomik” të këtij shteti afrikano-verior.
Raporti, të cilin e ka publikuar Këshilli parlamentar britanik për punë të jashtme, cek se David Cameron duhet të mbaj përgjegjësi për luftën në Libi. “Aksioni britanik në Libi ishte pjesa e intervenimit të filluar gabimisht i cili ka rezultuar me situatën e ndjerë e cila është aktuale edhe tani”, ceket në raport. “Politika britanike ndaj Libisë para dhe pas intervenimit e cila ka nis në mars të vitit 2011 ishte e bazuar në supozimet e gabuara dhe në kuptimin jo të plotë të situatës në atë vend”, ceket në mes tjerash në raport.
Ky është pranim i hidhur prej të cilit populli libian, për fat të keq, nuk do të ketë kurrfarë dobie. Analistët e shumtë objektiv kanë paralajmëruar Perëndimin se me sulmin mbi Libinë po marrin anën e islamistëve ekstremist dhe kanë dashtë të rrëzojnë Gadafin kryesisht për shkak të qëllimeve të tyre gjeopolitike dhe imperialiste. Shumë vetave edhe atëherë ishte shumë e qartë dhe nuk ka pas kurrfarë” supozime të gabuara” apo” kuptim jo të plotë” të situatës në atë vend. Këto pranime tani përkujtojnë atë me çështjen e Irakut dhe informatave të gabuara të sigurisë në bazë të cilit atëherë është shkatërruar edhe ai vend. Cameroni dhe pjesëmarrës tjerë të sulmit kundër Libisë do të duhet të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për t’u gjykuar për agresionin kundër Libisë, por kjo as që mund të paramendohet, kur kemi të bëjmë me personalitete politike të Perëndimit.
Burimi : advance.hr