Muslimanët shia dhe sunni e falën namazin e xhumasë bashkarisht në Baku
Muslimanët e Azerbajxhanit shia dhe sunni e falen Namazin e Xhumasë bashkarisht, si lutje e unitetit, në Xhaminë Hajdar në Baku.
Muslimanët e Azerbajxhanit theksuan rëndësinë e unitetit dhe më shumë solidaritet mes sekteve të ndryshme Islame në namazin e përbashkët të xhumanë nga udhëheqësit fetarë muslimanë shia dhe sunni.
Muslimanët nga vlera të ndryshme Islame kryesisht i mbajnë namazet ditore në xhami të ndryshme në një përpjekje për të ruajtur dallimet e vogla në formën e namazit të tyre, megjithëse të dy komunitetet, muslimanët shia dhe sunni, janë bashkuar gjatë gjatë namazit që prej shpalljes së vitit, i cili quhet Viti i Multikulturalizmit.
Ky veprim është përshëndetur shumë, me mirëseardhje të gjerë në kohën kur pjesa kryesore e krizës aktuale po ndodh në Botën e Islame, Tekfirizmi, zgjerimi i Islamofobisë janë fajësuar për përçarjen në mes të muslimanëve që ju kanë ofruar këtë mundësi armiqtë e Islamit.
Imamët shia dhe
sunni e caktuan Xhaminë Hajdar
Haxhi Sabir Hasanli, nënkryetari i muslimanëve të Kaukazit, kryetar i Zyrës së Kompleksit të Xhamisë Hajdar, tha për Agjencinë e Lajmeve APA se Hafiz Abbasov u emërua përkohësisht si imam muslimanëve sunni dhe Rufat Garajev u emërua si imam i muslimanëve shiitë në xhami.
Dy imamët e
emëruar nga Zyrja e Muslimanëve të Kaukazit, nga kryetari, Shejh -ul-Islam Haxhi
Allahshukur Pashazade , janë të diplomuar nga Universiteti Islam i Baku-s.
Haxhi Sabir Hasanli, nënkryetari i muslimanëve të Kaukazit, përmendi se të dy figurat fetare
janë të përgatitur, të udhëzuar për të kryer namazet e përditshme në xhami dhe
të mbajnë hytbe apo predikime.
Pasi kemi biseduar me Shejh -ul-Islam Haxhi Allahshukur Pashazade, ne kemi vendosur të përfshihet në çdo rreth nga një Kadi për Namazin e Unitetit që do të kryhet për çdo të xhuma, tha ai.
Xhamia Hejdar konsiderohet si xhamia më e madhe e Kaukazit.
Burimi : ABNA24