Kujtimi i Mesud Barzanit për Dëshmorin Kasim Sylejmani / Nesër pas namazit të sabahut do të jem në Erbil

Publikuar në Jan. 18, 2023, 1:47 a.m.

Nga një intervistë e dhënë nga ish-presidenti i Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Mesud Barzani në vitin 2015:

“Në vitin 2014, ISIS mbërriti në Erbil dhe ekzistonte frika se qyteti do të binte menjëherë. Kam kontaktuar me amerikanët, turqit, britanikët, francezët, madje edhe me sauditët. Udhëheqësit e të gjitha këtyre vendeve më thanë: 'Ne nuk mund t'ju ndihmojmë tani.' I telefonova Haxhi Kasim Sylejmanit dhe i shpjegova me kujdes situatën. Më tha: ‘Nesër pas namazit të sabahut do të jem në Erbil!’ I thashë: 'Koha po ikën, ejani menjëherë!' Mu përgjigj: ‘Mesut Bej, mbroje qytetin për sonte!’ Të nesërmen në mëngjes, Haxhi Kasim ishte në aeroportin e Erbilit, kështu që unë shkova ta takoj. Ai shoqërohej nga 50 apo 60 forca të tij speciale. Ata u shpërndanë menjëherë në zonat e konfliktit dhe riorganizuan forcat kurde Peshmerge. Brenda pak orësh, ekuacioni në fushë u kthye në favorin tonë.

Pastaj ne kapëm një nga liderët e ISIS-it. Ai na tha: 'Agjentët tanë në Erbil na thanë se Kasim Sylejmani është në qytet. Morali i luftëtarëve tanë ra për shkak të kësaj dhe ne u tërhoqëm.”



Burimi : Medya Şafak