Mufti libian bën thirrje për ‘zbritje në shesh’
Muftiu i Libisë, Sadik el-Giryani ka thënë se: “Populli i Libisë duhet të luftoj dhe të rezistoj kundër forcave të Hafterit, në mënyrë që krimet kundër njerëzimit të kryera në Derne dhe Bengazi të mos kalojnë në Tripoli.”
Duke folur për televizionin Al Jazeera Mubasher me bazë në Katar, Giryani i bëri thirrje popullit libian të zbres në shesh, pasi, kreu i forcave ushtarake në Libinë lindore, gjenerali Khalifa Hafter filloi një sulm për të kapur Tripolin.
Giryani i cili akuzoi OKB-në se e ka mbështetur Hafterin, u shpreh se: “Nuk është më një gjë e fshehtë fakti se se misioni i Kombeve të Bashkuara në vend bashkëpunon me Hafterin.”
Giryani po ashtu akuzoi OKB-në për mos përmendjen e krimeve të Hafterit në rajone të ndryshme kundër popullit të Libisë në vend, duke u shprehur se: “Misioni i OKB-së erdhi për t’i thelluar dhe jo për t’i zgjidhur problemet në vend.”
Giryani vuri në dukje se populli i Libisë, ashtu si miliona algjerianë, duhet të zbres në shesh për të prishur planet e organizuara ndaj vendit. Giryani u shpreh se: “Populli i Libisë duhet të luftoj dhe të rezistoj kundër forcave të Hafterit, në mënyrë që krimet kundër njerëzimit të kryera në Derne dhe Bengazi të mos kalojnë në Tripoli”, duke i bërë thirrje popullit që të bashkohen kundër Hafterit.
Burimi : Sputnik News