Rezistenca dhe fati i ndryshueshëm i Gazës

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Nën. 27, 2018, 1:32 a.m.

Po të vazhdonte lufta, këto raketa do të fillonin të arrijnë në Tel Aviv dhe vendbanime të tjera, miliona izraelit do të dërgoheshin në strehimore, do të bllkohej trafiku ajror në Aeroportin Ben Gurion, dhe në fund të procesit, shumë investime të mëdha që ndodhën në Izrael, do të nxiteshin të lëvizin në Londër, Nju Jork, Frankfurt ose në ndonjë vend tjetër.

Shpagimi për raketat e Gazës ka ndryshuar dhe u krijua një kriz për Izraelin

Të mërkurën e kaluar kam  zhvilluar një bised telefonike me Hilmi Musa nga Gaza. Ai është një mik dhe koleg i vjetër i imi i cili ka qenë në robëri në burgjet izraelite për më shumë se dhjetë vjet, dhe më pas, ka punuar për gazetën El Sefir në Bejrut për një kohë të gjatë përpara se të kthehet në Rripin e Gazës. "Mos më pyesni se si jam", -  tha ai. "Unë jam më mirë se të gjithë ju. Gaza jep mësim nderi për të gjithë botën.” Ai tha se kishte vënë re se njerëzit që lëvizin drejt vendbanimeve në Izrael, ishin të pakënaqur kur sulmi me raketa ndalej.

Skena e përshkruar nga Hilmi pati shumë shpejt jehonë në gjeografinë arabe dhe islame, edhe pse situata e përshkruar nuk zgjati më shumë se një ditë e gjysmë dhe rezultoi në një armëpushim të pashembullt gjatë gjithë historisë së luftës arabo-izraelite.

Përkundër okupimit, urisë dhe fatkeqësive të tjera të shkaktuar nga disa vende arabe dhe Izraeli, populli i Gazës kishte kthyer të gjitha rrugët në festë, duke i bërë të tjerët të thonë se: “Duket sikur ata dëshirojnë që lufta të zgjas më shumë, se sa që duan që ajo të përfundoj!” Ata përgëzonin njëri-tjetrin në çdo cep të rrugës dhe shërbenin ushqime të ëmbëla. Kjo tregon se deklarata e Benjamin Netanjahut që "armiqtë e Izraelit u lutën për armëpushim" ishte një gënjeshtër. Kryeministri izraelit tha se po dëgjonte zërat e kolonëve në Izraelin jugor, të cilët ishin të ekspozuar ndaj bombardimeve dhe shtoi se: “Unë dhe shefat e mi të sigurisë e shohim çështjen e sigurisë së Izraelit si një terësi. Njerëzit ndonjëherë nuk mund të jenë faktori vendimtar në marrjen e vendimit përfundimtar. Njerëzit duhet të fshihen nga armiku…”

Netanjahu gënjeu. Ata që u “lutën” për armëpushim dhe ata veshët e të cilëve ishin të goditur nga zhurma e sirenave dhe e raketave, në fakt ishin kolonët në Gaza.

450 raketat si dhe plumbat ajror binin pothuajse si shi mbi kokat e kolonëve.  Deri në 60 kolonë përfunduan në spital. Raketat kishin tronditur ekspertët ushtarakë izraelitë me aftësinë e tyre të zhvilluar të goditjes, saktësi të lartë të goditjes dhe me aftësi të lartë shkatërruese.

Faktori kryesor që u nënshtrua këtij vendimi të Netanjahut për armëpushim  ishte ky skenar i mundshëm: Po të vazhdonte lufta, këto raketa do të fillonin të arrijnë në Tel Aviv dhe vendbanime të tjera, miliona izraelit do të dërgoheshin në strehimore, do të bllkohej trafiku ajror në Aeroportin Ben Gurion, dhe në fund të procesit, shumë investime të mëdha që ndodhën në Izrael, do të nxiteshin të lëvizin në Londër, Nju Jork, Frankfurt ose në ndonjë vend tjetër. Miti që Izraeli ishte pushtet absolut u zhduk. Kontrolli ajror i Izraelit nuk është më i fortë. Ai e kishte humbur ndikimin e tij duke formuar barazh për raketat e ardhura nga Gaza.

Lufta 48 orëshe në Gaza ndryshoi shumë supozime. Çfarë lloj reagimi parandalues? Ata që posedojnë raketat Kornet të cilat me pikë goditje mund të godasin një autobus i cili bartë personel ushtarak me siguri mund të shkatërrojë ndërtesat që ata kanë mbushur në strehimore të tyre në Jaffa, Haifa, Lidda, Ramallah, Ashtot dhe Askalan. Ndërsa për Sderotin as që bëhet fjalë…

Raketat e “jashtëzakonshme” të Gazës kanë shfaqur një kriz e cila do ta turpëroj Benjamin Netanjahun para izraelitëve, do të vë në rrezik qeverinë e tanishme për rënie, madje  edhe ta vëjë Benjamin Netanjahun në burg ashti si paraardhësi i tij Ehud Barak.

Këto valë nderi sigurisht do të arrijnë në Bregun Perëndimor (nëse ende nuk kanë arritur). Ndoshta pak kohë pasi Netanyahu dhe udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas kishin shpresuar. Pavarësisht nga të gjitha presionet, ne dyshojmë se forcat e sigurisë të Abbasit mund ta ndalojnë këtë valë.

Pishtari i rezistencës në vendet arabe të pushtuara mund të dobësohet për një kohë; por ajo kurrë nuk do të shuhet. Kjo është një situatë që disa ndërmjetësues arabë nuk mund ta kuptojnë. Ata fatkeqësisht besonin se mund të zhdukin këtë pushtim duke vendosur qilim të kuq për izraelitët, udhëheqësit e tyre ose ekipet e tyre të futbollit. Populli palestinez kurrë nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë të rezistojë me mbështetjen e të gjithë njerëzve të nderuar. Dhe ata do të vazhdojnë të tregojnë sukses të madh pa u lodhur.



Burimi : Medya Şafak