Gjakova në Ditën e Flamurit – 28 Nëntor – 1941

Publikuar në Nën. 27, 2018, 12:33 a.m.

Parakalim me rastin e Ditës së Flamurit nëpër Çarshinë e Madhe të Gjakovës, nëpër Urën e Islam Begut, pranë Kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Djaloshi që mbanë lartë  Flamurin Kombëtar është Tasim (Hysen) Babolli (1916-1988).

Në rreshtin e parë, me veshje kombëtare është kryetari i Gjakovës, Sylejman Begu-Kryeziu (1893-1960), kurse nga hoxhallarët dallohen Hafiz Selim Efendi Yvejsi (1913-2001), Hafiz Hysni Efendi Yvejsi (1911-1954), Hasan Efendi Dashi (1892-1962), Haxhi Jahja Efendi Bakalli (1908-1987).

Afër hoxhallarëve, me sheshir në kokë është Beqir Maloki, Shefi i Policisë në Gjakovë…

Pasi parakaluen nëpër qytet, u ndalën tek Fusha e Bajram Pashës, në qendër të Gjakovës, ku ishte ngritur bina solemne e stolisur me flamuj kombëtarë dhe u mbajtën fjalimet me rastin e Ditës së Flamurit, për herë të parë  publikisht që nga viti 1918.