Irani dhe Hezbollahu të gatshëm për çdo sfidë të mundshme
Izraeli nëpërmjet kryeministrit të tij Benjamin Netanjahu po valëvit me flamurin e luftës para Iranit dhe Hezbollahut, duke treguar atë për të cilin theksojnë se “objekti sekret nuklear dhe depot e raketave strategjike të Hezbollahut në zemër të Bejrutit”.”Objekti sekret nuklear” është shpalosur nga ana e iranianëve të cilët jetojnë në atë hapësirë, nga fotot e incizuara doli se ajo ishte fabrika e thjeshtë e tepihëve. Në Bejrut, Lëvizja Amal, e udhëhequr nga kryetari i parlamentit libanez Nebih Beri, e ka hapur portën moti, duke mbyllur rrugën e dukshme drejt hangarit për riparimin e anijeve në Ouzai. Çfarë ka dashur Izraeli të bëjë me këtë?
Askush në Liban nuk mund të jetë i sigurt se po përgatitet lufta kundër Hezbollahut, partnerit iranian i cili ndanë ideologjinë dhe qëllimet që të “mbështes të shtypurit nëpër botë”. Izraeli dhe SHBA-të është e mundshme se po përgatisin luftë kundër Iranit dhe Hezbollahut, në të cilin rast mundësia e luftës kundër Libanit nuk është larg. Them kundër Libanit pasi që Hezbollahu së bashku me shoqërinë kryesisht shiite të cilët i mbrojnë dhe janë pjesë e organizatës, paraqesin rreth 25 gjer në 30 të popullatës libaneze, duke mos llogaritur religjionet tjera dhe partitë politike të cilët ndajnë qëllimin e Hezbollahut, e të cilët shërbejnë si balans fuqie që mbrojnë Libanin nga Izraeli.Komandantët në Liban konsiderojnë se Netanjahu ka mbajt shfaqjen e vet në Kombet e Bashkuara dhe ka prezantuar qëllimet konkrete si potencialisht të rrezikshme pasi që ai dëshiron të godas këto “caqe”. Në rast se ka qenë i sigurt në vërtetësinë e deklaratave të t’ia , pse nuk i ka bombarduar këto depo, sikurse siç thekson ka bërë gjatë shtatë viteve të luftës në Siri? Sipas burimeve në Bejrut, projektilet strategjike nuk mund të jenë të vendosura në hapësirat rezidenciale sikurse në kryeqytetin e Libanit, Bejrut apo ndonjë qytet apo fshat tjetër. Raketat janë të gatshme që të lansohen nga qindra vende, të cilat çdo njëra e ka strofullin e saj për të shmangur shkatërrimin total sikurse ka ndodhur në luftën gjatë vitit 2006 në Liban. Për më tepër lansimi i raketave balistike me rreze të gjatë ose të mesme të veprimit duhet të zhvillohet shumë larg nga qendrat urbane që të shmanget dëmi kolateral i mundshëm në rast të lansimit të josuksesshëm.Arsyet pse satelitët izraelit incizojnë aeroportin në Bejrut mund të jenë të lidhura me qëllimin që të ndërtohet aeroportii ri Qalaja, larg nga paralagjet e Bejrutit dhe në afërsi të hapësirës së aleatëve amerikan në Liban, të cilët do të mund të shfrytëzohen për qëllime të ndryshme. Ajo çka është e qartës nga prezantimi i Netanjahut është se Hezbollahu ka arritur “baraspeshën e frikës” me armikun e saj. Izraeli nuk mundet më të sjell dëme infrastrukturës së Hezbollahut në Liban, e të shmang viktima të veta, pasi që organizata do të përgjigjet me tërë fuqinë e zhvilluara të aftësive të saja ushtarake.Raketat balistike iraniane dhe sulmet e me dronat kundër caqeve në Kurdistan dhe Alba Kamal në Sirë japin sinjalin e aftësive( porosive të qarta ”eksploduese”Izraelit dhe bazave amerikane në Lindjen e Afërt dhe Arabinë Saudite) të Hezbollahut. Por, ekziston edhe një dallim i rëndësishëm: Hezbollahut nuk i nevojiten raketat me rreze të veprimi prej 500 gjer 800 km, por shumë më të shkurta. Irani, sipas burimeve të sakta, ka përpunuar raketat e Hezbollahut me rreze më të shkurta veprimi gjer në 300 km me fuqinë më shkatërruese raketore.
Për më tepër Hezbollahu ka shfrytëzuar dronat primitive me armë në Siri, duke fshehur befasi më të mëdha, kanë treguar burimet, për luftën e mundshme në Liban apo për vënien në shënjestër të armiqve më të largët kur është e nevojshme. Në Siri rregullat e luftës tani kanë ndryshuar me furnizimin e Sirisë nga ana e Rusisë me sisteme antiajrore S-300. Në rast se Damasku rrëzon avionin izraelit, a ka plane Tel Avivi për pilotët të cilët mund të bien në Liban? Dhe kujtimi për Ron Aradin a ka venitur? Hezbollahu, sipas burimi të njëjtë, nuk është e interesuar që të rrëmben ushtar izraelit sikurse e ka bërë në vitin 2006, pasi që Izraeli nuk mban asnjë të burgosur të Hezbollahut. Megjithatë, dhurata nga qielli, nuk do të refuzohet. Mijëra palestinez mund të lirohen në rast se një pilot izraelit bie në duart e Hezbollahut në Liban.
Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve vetëm do të turpëronin Netanjahun i cili po i nënshtrohet përqeshjes pasi që po luan me gazetari hulumtuese rreth kampit futbollistik në Liban dhe fabrikës së tepihut në Iran. Shfaqjet e t’ia publike nuk i ka hije një kryeministrit serioz. “ Boshti i rezistencës” për herë të parë është goditur në vitin 20016 me sulmin izraelit kundër Hezbollahut, herën e dytë në vitin 2011 në luftën në Siri, ndërsa në vitin 2018 radha është tek Irani. Dy planet e para kanë dështuar, duke përforcuar fuqinë e Hezbollahut, organizata e së cilës tani është një nga armatat më të fuqishme në Lindjen e Afërt. Në Irak ka lindur Hashb al Shaabi , forcat e sigurisë irakiane me baza të fuqishme ideologjike, e cila është e gatshme të shpor SHBA-të nga Mesopotamia. Në Siri presidenti Asad është më i fuqishëm se kurrë më parë dhe ministrat e tij po takohen me ministrat e vendeve arabe në korridoret e Kombeve të Bashkuara, gjë që tregon në ndryshimin serioz të qëndrimit arab kundrejt Sirisë.
Me çdo luftë apo me politikë të fuqishme perëndimore e cila dëshiron të sjell disfatë “boshtit të rezistencës” duke shfrytëzuar paranë nga Arabia Saudite dhe shërbimet e sigurisë të perëndimit në Levant dhe Irak, ky “bosht” po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm dhe po shton numrin e ithtarëve të saj. A do të mund që nxitësit perëndimor të luftës më në fund të kuptojnë se politika e tillë në të vërtet dobëson pozitën e Perëndimit në Lindjen e Afërt? Vështirë.
Burimi : ePogledi