Jugu i Sirisë: ‘Militantët kanë filluar të heqin mjekrën’

Publikuar në Tet. 7, 2018, 11:46 p.m.

Ndërsa ushtria siriane po vazhdon të përparojë në pozicionet e militantëve në rajonin  Tulum es-Safa në shkretëtirën Suvayda, militantët po largohen nga pozitat e tyre dhe po i dorëzojnë armët. Përveç kësaj, u raportua se militantët në raste nevoje, kanë hequr mjekrat e tyre për t’u përzier me popullin vendas.

Sipas raportit të gazetarit të Sputnik nga Suvayda, militantët e ISIS-it janë dobësuar shumë pasi kanë humbur burimet e tyre kryesore të ujit dhe nuk janë në gjendje t'i rezistojnë sulmeve të ushtrisë siriane. Kontrolli i më shumë se 6 kilometrave të terrenit malor u morë nga forcat qeveritare. Po ashtu janë konfiskuar pozitat e fortifikuara të militantëve atje, si dhe një pikë e ndihmës mjeksore dhe një depo e armëve dhe ushqimeve.

Sipas informacioneve të ofruara nga gazetari, në zonat e shpëtuara, janë gjetur shumë fasha dhe ambalazhe mjeksore dhe kjo tregon se ka pasur shumë të lënduar në rradhët e armikut. Gjithashtu ushtarët panë flokë dhe mjekra të prera. Ndoshta militantët po planifikojnë të drejtohen në qytet dhe të përzihen me popullin civil.



Burimi : Sputnik News