Të ardhurat e pafituara të Diyanetit: 256 mijë e 806 lira

Publikuar në Tet. 8, 2018, 12:07 a.m.

Sipas raportut të Gjykatës Turke të Llogarive, në vitin 2017, Drejtoria e Çështjeve Fetare mori  514.1 milion lira të ardhura. Në raport u tha se të ardhurat e pafituara të Diyanetit janë 256 mijë e 806 lira e 46 kurush.

Sipas zëdhënësit Ali Ekber Erturk, në mesin e të ardhurave të Diyanetit bënë pjesë edhe ‘interesi’.

Në vitin 2015, Diyanet mori interes prej 197 lira, ndërsa në vitin 2016, i ngriti këto të ardhura deri në 255 mijë e 881 lira e 37 kurush.

Ndërsa në vitin 2017, të ardhurat e pafituara arritën në 256 mijë e 806 lira e 46 kurush.

Kryetari i Çështjeve Fetare, prof. Ali Erbash me 1 qeshor 2018, kishte lexuar hutben dhe kishte udhëhequr namazin e xhumasë në xhaminë Ahmet Hamdi Akseki në Ankara.

Deklarata e tij ka qenë kështu:

- Duke mohuar të drejtën e robit, interesi hap rrugë për mashtrimin e njerëzve me lehtësi. Kur mendon se po fiton, në fakt ti humb dhe kjo e dërgon në fatkeqësi popullin që ka humbur besimin tek njëri tjetri. Interesi humbet jo vetëm begatinë e pasurisë, por edhe të jetës. Falimentimet, vetëvrasjet, familjet e shpërndara dhe koha e shpenzuar kot  janë rezultat i interesit.



Burimi : Sputnik News