Mos qaj palestinë! Sot jeruzalemi është kryeqyteti i gjithë njerëzisë
Nëse e kujtojmë, gjatë dy javëve të para të detyrës së tij, Presidenti Amerikan Donald Trump ka firmosur vendimin e daljes nga marrëveshja që kishte arritur presidenti parardhës Barack Obama të Aleancës Trans-Pacifike (TTP) dhe pasi ndërmorri një vendim të këtillëështë shprehur se ka bërë “atë qëështë e rëndësishme për puntorët amerikanë” dhe në këtë mënyrë ka mbajtur fjalën për atë që kishte premtuar gjatë fushatës. Kjo marrëveshje e firmosur nga shtetet që përbëjnë 40% të ekonomisë botërore kishte për qëllim që të parandalonte ndikueshmërinë ekonomike gjithnjë e më shumë nërritje të Kinës në rajonin pacifik. Që në ditën e parë që morri detyrën e tij në mënyrë zyrtare, presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë qasjen e tij për politikën në Lindjen e Mesme duke dhënë shenjat e para nëpërmjet një bisede telefonike me kryeministrin e Izraelit Netanyahu ku ka përsëritur mbështetjen e pakufishme për qeverinë izraelite. Përsëri nëse sjellim në kujtesë, Trumpi e ka përmendur edhe gjatë premtimeve të tij gjatë fushatës presidenciale se do ta transferonte ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe gjatë dhjetorit të vitit 2017 gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë e ka shpallur Jeruzalemin/ El Kudsin si kryeqytet zyrtar të Izraelit – city of Jerusalem al-Quds as Israel's capital. Si pasojë e këtyre deklaratave, Trump pati marrë një reagim kundërshtues nga e gjithë bota përfshirë edhe Turqinë, dhe pasi populli palestinez ka zhvilluar protesta për të kundërshtuar ashpër këtë vendim, Lideri i Hamasit, Ismail Hanije ka bërë thirrje për shpalljen e Intifadës kundër Izraelit.
Ka kaluar vetëm një muaj që kur Izraelit i është kërkuar që të nisë investigimet dhe ka refuzuar të bëjë një gjë të këtillë në lidhje me vrasjen e 15 palestinezëve me plumba të vërtetë, gaz lotsjellës dhe fishekë plastikë gjatë një proteste rajonale të njohur si “Protesta e Kthimit të Madh” të organizuar në muajin prill në kufirin mes Gazzës dhe Izraelit me rastin e “Ditës së Tokës” ku kërkohej kthimi dhjetra mijëra palestinezëve të mbetur refugjatë dhe të afërmve të tyre, vendbanimet e të cilëve kanë mbetur brenda territoreve izraelite.
Duke tërhequr ditë më parë deklaratën që supozohej ta bënte me 12 maj në lidhje me vendimin për të ardhmen e mmarrëveshjes së firmosur me Iranin të vendeve P5 + 1 (SHBA, Kinë, Rusi, Fancë, Britani e Madhe dhe Gjermani) është tërhequr në mënyrë të vetme dhe të turpshme nga Marrëveshja Bërthamore të njohur ndryshme edhe si Plani i Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës për Programin Bërthamor të Iranit (JCPOA) deh ka deklaruar dhe do të kthejë sanksionet ekonomike të pezulluara kundër Iranit në vitin 2015 dhe që kanë qënë më të fuqishmet ndonjëherë të cilat i ka bërë me dije gjatë një deklarate për shtyp në Shtëpinë e Bardhë duke shkelur në mënyrë të hapur dhe drejtërdrejtë të drejtën ndërkombëtare. Duket se këto lëvizje të shpejta dhe që nuk po dinë të mbarojnë të presidentit amerikan Donald Trump, i cili po bën gjithë përpjekjet për të rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe vetëm gjatë javës së parë të majit lajmet e publikuara nga mediat kryesore kanë mbërë me dije se ushtria izraelite ka spikatur “aktivitete të pazakonshme” të forcave iraniane në Siri dhe si pasojë ka vënë në pozicion gadishmërie sistemet mbrojtëse ajërore izraelite në Kodrinat Golan dhe ka dhënë urdhrin për përgatitjen e pozicioneve të bombardimeve. Në deklaratë gjenden shprehje si “duke spikatur aktivitetet e pazakonta të forcave iraniane në Siri, Ushtria Mbrojtëse Izraelite i ka dhënë urdhër udhëheqësve vendorë në Kodrinat e Golanit që të hapin pozicionet e bombave dhe përdorimin e tyre.” Më pas ushtria izraelite ka shtuar se “Për më tepër, i kemi përgatitur edhe sistemet e mbrojtjes. Ushtria Mbrojtëse Izraelite i ka përgatitur focat e saj për të sulmuar.” Ushtria izraelite është paralajmëruar për sulmet e mundhme nga Siria. Sistemet mbrojtjese në gjithë vendin janë në gadishmëri dhe janë përgatitur pozicionet e bombave në Kodrinat Golan dhe përdorimi i tyre.
Trumpi, i cili ka shkelur haptazi të drejtën ndërkombëtare, është shprehur se për vite të tëra tashmë regjimi iranian ka financuar terrorizmin dhe kaosin në botë dhe ka përdodur pasurinë e popullit të tij për një gjë të këtillë. Në lidhje me këtë marrëveshje, Trump është shprehur se nuk mund të parandalohet programi bërthamor iranian nëpërmjet kësaj marrëveshje të mangët, se do të tërhiqen nga kjo marrëveshje dhe se do të fillohet një periudhë e re në luftën kundrejt ‘rrezikut bërthamor të Iranit’. Ai është shprehur se “me tërheqjen nga kjo marrëveshje, jemi në përpjekje për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të përhershme kundrejt rrezikut bërthamor të Iranit. Këto përpjekje përfshijnë edhe zhdukjen e programit raketor të Iranit dhe aktivitetet e tij terroriste.”
Më 12 maj të këtij viti, Press Tvka publikuar një lajm nën titullin Israel doubling troop deployments ahead of US embassy opening”, në të cilin ka bërë me dije se ushtria izraelite ka vendosur që të dyfishojë numrin e forcave izraelite që rrethojnë Rripin e Gazës dhe Rripin Perëndimor si hapë paraprake me rastin e transferimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem – El Kuds. I njëjti burim, në lajmin e publikuar ka theksuar si më poshtë: Në një deklaratë që ka bërë ditën e shtunë, një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka dekaruar se përpara transferimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem – El Kuds do të hapen edhe tre baza të reja të oficerëve në zonat e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor. Më pas ai ka shtuar se përveç numrit aktual të ushtarëve do ë shtohen edhe të tjerë që do ta çojnënumrin të paktën deri në dy milici.
Në lajmin ku bëhet me dije se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në cermoninë hapëse në Jeruzalem, por ka theksuar se vajza e tij, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner do të jenë prezentë, është theksuar gjithashtu se gjatë ditës së rrezikut të transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem – El Kuds me qindra mijëra palestinezë që jetojnë në zonat palestineze Rripi i Gazës dhe Shiriti Perëndimor do të zhvillojnë protesta të mëdha. Ka tërhequr vëmendje gjithashtu edhe fakti se kjo protestë e madhe, që do të përfshijë edhe qytetet ku protestat vdekjeprurëse kanë tashmë javë të tëra që zhvillohen pa ndërprerje, do të zhvillohet gjatë ditës që njihet si Dita e Tragjedisë (Dita Nakba) e cila shënon70 vjetorin e përpjekjeve të vitit 1948 të krijimit të entitetit izraelit.
Si rezultat i njohjes së Jeruzalemit, i cili përfaqëson një vend të shenjtë për të treja fetë nga presidenti amerikan Donald Trump si kryeqytet të Izraelit ka ardhur edhe shpërngulja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, e cila është hapur dje (14 maj). Në cermoninë hapëse,pranë kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu gjendej edhe vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe këshilltari i babait të saj, Jared Kushner e cila ka transmetuar nëpërmjet videos gjithë cermoninë është shprehur se vendi i saj ka për qëllim arritjen e një paqeje të përhershme dhe se “me vendim që kemi marrë sot po tregojmë se do të jemi gjithnjë në mbështetje të popullit izraelit”, e cila përkundrazi në fakt me transferimin e ambasadës në Jeruzalem e ka ndezur edhe më shumë fitilin e tensioneve
Ndërkohë që organizohej cermonia hapëse për ambasadën, ushtarët izraelitë kryejnë masakra kundrejt palestinezëve. Ushtria izraelite ka përdorur fishekë të vërtetë plumbi kundrejt protestuesve palestinezë për transferimin e amabasadës në Jeruzalem.
Edhe njëherë tjetër, ndërhyrja e Izraelit duke përdorur forcë në mënyrë joproporcionale, duke përdorur fishekë të vërtë mbi protestuesit, duke shkaktuar cvdekjen e 59 palestinezëve në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë dhe pladosjen e 2270 të tjerëve, duke hedhur gaz-lotsjellës kundrejt protestuesve me drone kundër protestave paqësore të orgganizuar në kuadër luftës së popullit palestinez për çlirim dhe rezistencës popullore janë pritur me urrejtje dhe me shqetësim të thellë nga opinioni publik në gjithë botën.
Edhe në raportin e Organizatës Ndërkombëtare Amnisty, janë përdorur shprehje si ngjarjet që p ozhvillohen në Gaza janë nëmospërputhje të plotë me të drejtën ndërkommbëtare dhe përbëjnë krime lufte. Edhe unë si individ, përballë një masakre të cilësuar si të këtillë dënoj ashpër këto barbaritete që nuk njohin humanizëm në masakrimin e këtillë të palestinezëve të pafajshëm dhe që nuk njohin limite, që janë organizuar edhe më parë, të këtilla si sulmet vdekjeprurëse që vrasin me paramendim ose gjymtojnë palestinezët. Po kështu dënoj ashpër edhe ata që i kam përkufizuar si Të Përtejmit, që bashkëpunojnë, që përgëzojnë, të paperekur nga gjku dhe loti i derdhur që duan të nxisin konflikt mes feve duke shkatërruar Xhaminë Aksa dhe ndërtimin e Tempullit të Sulejmanit dhe që pretendojnë të përftojnë nga këto tensione. Unë mbështes çdo humanizëm të bërë me ndërgjegje të plotë dhe paqësore pa polarizuar dhe ndarë shoqritë duke përdorur fetë dhe sektet e ndryshme.