Uniteti Territorial i Sirisë nga Guta Lindore deri në Eufratin Lindor

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Mars 8, 2018, 11:21 p.m.

Zhvillimet qoftë në aspektin ushtarak edhe në atë diplomatik tregojnë se kapacitetet e vetme të Amerikës dhe të aleatëve të saj në Siri janë të kufizuara vetëm me prishjen e lojës që po mundohen të ndërtojnë Damasku dhe aleatët e tij.

Me përfundimin e kontrollit të grupimeve të armatosura në rajonin e Guta lindore, ushtria siriane do të arrijë që të shënojë një fitore strategjike të këtillë që arrin deri në nivelet e fitores së Aleppos.

Fitorja e Aleppos e dhjetorit të vitit 2016 pati dhënë një efekt të konsiderueshëm përsa i përket rezultatit të gjithë luftës së Sirisë. Lufta që deri në atë kohë zhvillohej kundër strukturës përbërëse të shtetit sirian, më dhjetor të vitit 2016 u kthye në luftën për ruajtjen e unitetit territorial të gjithë vendit.

Thënë ndryshe, çështja siriane e cila që prej vitit 2011 trajtohej në kuadrin e diskutimeve në lidhje me ndryshimin e regjimit, pas dhjetorit të vitit 2016 u kthye në një zhvillim që kishte të bënte me ruajtjen e “unitetit territorial”.

Guta lindore që në vitin 2012 konsistonte në një kërcënim të rëndësishëm kundrejt qeverisë saqë mund të lëkundte nga pozicioni i tij edhe vetë presidentin, pas vitit 2015 u shndërruar 

reflektimin e burgosjes së të panevojshmëve të kryeqtetit.

Për këtë arsye, marrja e territoreve të Gutas Lindore sërisht nën kontrollin e qeverisë do të jetë vendimtare për Sirinë, dhe nuk do të jetë më një luftë kundër “regjimit” sipas terminologjisë që shprehen opozitarët e saj.

Ajo që i jep fitores në Gutan Lindore të njëjtën rëndësi që kishte edhe fitorja në Aleppo nuk ka atë bëjë me gjërësinë e ipërfaqes apo me organizatat kundër të cilave po zhvillohet lufta. Sepse ushtria siriane dhe aleatët e saj pas fitores së Aleppos ka arritur të çlirojë territore edhe më të gjera si dhe ka arritur të shpërbëë organizata edhe shumë më të forta.

Gjatë vitit 2017, ushtria ka arritur të vërë nën kontrollin e qeverisësipërfaqe që arrijnë deri në mijëra kilometra katrorë që fillojnë nga birgjet jugorë të Damaskut deri në lindje të Humusit duke u shtrirë deri në kufinjtë me Irakun dhe me Jordanina.

Janë shkatërruar po kështu edhe grupimet e armatosura të vendosura në zonën kufitare me Jordaninë, në qytezën e Suvejdës qëmbështeten nga Amerika dhe Jordanisë si dhe ISIS-i që shtrihej nga lindja e Humusit deri në kufirin me Irakun nëel-Bukemal që përbën një zonë prej mijëra kilometrash katrorë.

Ndërkohë që sipërfaqja që fillon nga provincat e jashtme të kryeqytetit të Damaskut nëGutën Lindore që gjendet në kontrollin e grupimeve të armatosura është përafërsisht deri në100 kilometra katrorë.[1]

Guta Lindore, që nga ana sipërfaqësore është aq e vogël sa nuk do të krahasohej me territoret që qeveria ka arritur të rimarrë nën kontroll gjatë vitit 2017, për nga ana strategjike është po aq e rëndësishme sa dhe çlirimi i Aleppos për faktorë të ndryshëm si:

1- Afërsia me kfyeqytetin: Pavarësisht se nga pikëpamja administrative Guta Lindore konsiderohet si një “Provincë e Damaskut” nuk ndodhet tërësisht në brendësi të Damakut. Grupet e armatosura, tashmë që prej vitit 2015 nuk i kërcënojnë më drejtpërsëdrejti qendrat kryesore të administrimit qeveritar; megjithatë nga kjo hapsirë 100 kilometrash katrorë ku kanë mbetur të rrethuara kanë mundësinë që të venë me lehtësi në objektiv kryeqytetin nëpërmjet raketave apo edhe armë tjera me rreze të gjatë.

2- Përqënëdrimi i popullësië: Popullësia e Aleppos Lindor ndërkohë që ndodhej nën pushtimin e grupimeve të armatosura deri në dhjetor të vitit 2016 mendohej që arrinte përafërsisht deri 

nnë 170 mijë banorë. Ndërsa në Gutan Lindore mendohet të jetojnë një popullësi prej 350 deri në 400 mijë banorësh.

3- Larmishmëria Organizative: Brenda Gutas Lindore gjenden terroristë të ardhur nga të gjitha anët nga organizata që kanë lidhje me ISIS-indhe Nusran, organizata që mbështeten nga sauditët të këtilla si “Ushtria Islame” që njihen ndryshe edhe si organizata “të moderuara”. Pavarësisht se herë pas here zhvillohen luftra mes organizatave që njihen si terroriste dhe aty që përkufizohen si të moderuara, është e vërtetuar nga shembuj të ndryshëm si “Ushtria Fatihut” se mes këtyre organizatave mund të ekzistojnë marrëveshje.

4- Mbështetja Ndërkombëtare: Grupimet e armatosura që gjenden në Gutan Lindorenga pikëpamja e afrimitetin me Damaskun janë ndër elementët më të rëndësishëm për t’u përdorur në planin për ndryshimin e regjimit që gëzojnë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Është mëse e kuptueshme nga vetë sjelljet e këtyre organizatave që mbështetja që marrin nga ndërkombëtarët nuk është e kufizuar vetëm me ndihmë në para dhe armatosje.

Për shembull, këto organizata menjëherë në kufi të kryeqytetit kanë mundësinë që të bëjnë parada ushtarake me tange dhe mjete të tjera ushtarake të cilat më pas publikohen edhe nëpër mediat sociale.[2]

Ky vetëbesim në këto përmasa të mëdha të këtyre grupimeve të armatosura, që burgosin nëpër kafaze dhe i shëtisin nëpër rrugët e qytetit dhe i publikojnë këto ngjarje pa asnjë problem nëpër mediat sociale, sigurisht që buron nga mbështetja e madhe që gëzojnë nga ndërkombëtarët.[3]

Rëndësia e Gutas Lindore

Operacioni i Gutas Lindore i shkurtit të vitit 2018 është i rëndësishëm po aq sa operacioni i Aleppos në dhjetor të vitit 2016 dhe është një pikë kthese përsa i përket këndvështrimit të shndërrimittë luftës së Sirisë nga një luftë për ndryshimin e regjimit në një luftë për ruajtjen e unitetit territorial të Sirisë.

Fakti që media e cila nuk i ka dhënë asnjë hapësirë faktit se gjatë vitit 2017 ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë arritur të rimarrin kontrollin e e territoreve qindra herë më të gjëra sesa sipërfaqja që përfshin Gutan Lindore tashmë po i jep rëndësi ngjarjeve në Guta dhe fakti që OKB-ja ka marrë një vendim për armëpushim buron pikërisht nga kjo rëndësi.

Guta Lindore ka fituar një rëndësi të konsiderueshme edhe për shkak të afërsisë me kryeqytetin 

edhe për faktin se aty gjenden organizata të ndryshme që mund të përdoren nga ndërkombëtarët për të vazhduar edhe më tej luftën në Siri.

Thënë ndryshe, Damaskut dhe aleatëve të tij i ntereson Guta Lindore për t’u përqëndruar në frontet për mbrojtjen e unitetit territorial të Sirisë; ndërkohë që Amerikës dhe aleatëve të saj ju intereson Guta Lindore në mënyrë që të mos humbin mjetin e vetëm për të kërcënuar “qëndrueshmërinë e regjimit”.

Pse Guta Lindore?

Ushtria siriane e cila gjatë vitit 2017 arriti që ta neutralizojë tërësisht ISIS-in nga kontrolli i territoreve të saj, në vitin 2018 gjendet në përballje me tre fronte të ndryshme.

1- Zonat periferike të Idlibit, Aleppos dhe Hamas që ndodhen përgjatë kufirit me Turqinë.

2- Zonat periferike të Kunejtra dhe Dera që ndodhen përgjatë kufirit me Izraelin dhe Jordaninë.

3- Guta Lindore që gjendet në qytezat në dalje të kryeqytetit,  Damaskut.

Fronti Nusra dhe aleatët e tij që gjenden në Siri, pas ISIS-it janë konsideruar nga të gjitha palët si terroristë dhe gëzojnë një kontroll të gjërë territorial i cili shtrihet pikërisht në tre frontet që u përmendën më lart përballë të cilave është ushtria siriane.

Që prej janarit të vitit 2018, ushtria siriane dhe aleatët e saj i janë drejtuar zonës kufitare që i ndan me Turqinë dhe më 9 shkurt u bë e mundur që të pastroheshin nga grupimet e armatosura trekëndëshi Idlib, Aleppo dhe Hama.[4] megjithatë, me anë të përpjekjes për të mbrojtur unitetin territrial të vendit është arritur që të preken pikërisht nervat kryesore të palëve kundërshtare të luftës.

Amerika, Izraeli dhe Turqia të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo në mënyrë të ndërsjelltë kanë bërë të mundur të qëndrojnë brenda luftës së Sirisë gjatë periudhës nga viti 2011 deri në vitin 2014 me pretendimin e rrëzimit të regjimit dhe nga viti 2014 deri në vitin 2017 me pretendimin e nevojës së luftës kundër terrorizmit e kanë treguar me anë të veprimeve të këtilla reflektuese shqetësimin e tyre për sigurimin e unitetit territorial të Sirisë.

Amerika e ka theksuar faktin se do të vazhdojë të qëndrojë në territoret siriane edhe pas shkatërrimit të ISIS-it.[5] Duke përdorur YPG-në është munduar që të krijojë një zonë autonome 

në lindje të Eufratit.

Izraeli e ka shprehur haptazi entuziazmin për krijimin e njëzone të sigurtë[6] brenda territorit sirian me një rreze prej 40 kilometrash dhe i ka shtuar sulmet kundrejt Sirisë; megjithatë më 10 shkurt ka humbur një avion.

Ndërkohë qëTurqia, duke u munduar të bëjë me Ushtrinë e Lirë të Sirisë të njëjtën gjë që ka bërë edhe Amerika me YPG-në ka filluar nëAfrin një operacion me emrin “Dega e Ullirit.”

Sepse zgjidhja e problematikës së sigurimit të unitetit territorial të Sirisë do të nënkuptojë që Amerika të dështojë nëprojektin e saj për Eufratin Lindor, do të nënkuptojë që Izraeli do të bëhet vend fqinj me Iranin, ndërkohë që për Turqinë do të thotë qëtë kalojë në popullësinë e saj dhjetra mijëra militantë.

Guta Lindore, Aleppo e Dytë

Fakti që uniteti territorial filloi të shihej si një mundësi e realizueshme për Sirinë në dhjetor të vitit 2016 nuk ka të bëjë vetëm me madhësinë e Aleppos apo me rolin e tij ekonomik. Ka të bëjë deri diku edhe me ndikueshmërinë strategjike që solli fitorja e shënuar në Aleppo.

Duke qënë se fitorja në Aleppo e Sirisë dhe aleatëve të saj ka krijuar ndryshime shumë radikale si në aspektin ushtarak dhe në aspektin diplomatik i ka hapur rrugën që të shkatërronte ISIS-in në vitin 2017 dhe Nusran dhe aleatët e saj në vitin 2018.

Ndryshimi më dramatik që ka shkaktuar në aspektin diplomatik fitorja e Aleppos ka qënë fakti që Turqia kaloi në frontin e Rusisë dhe Iranit. Ndërkohë që deri në ato momente Turqia ishte në marrëdhënie kritike me Amerikë duke qënë se Amerika nuk pranonte të ndërhynte në mënyrë ushtarake në Siri.

Fakti që grupimet e armatosura që Turqia arriti t’i përfshinte në procesin e Astanës u detyruan të mos qëndronin më në të njëjtin front me Nusran krijoi një ndryshim radikal në terren. Sepse bërja e ndryshimit me frontit të “terroristëve” nga fronti i “moderuarve” ka qënë një gjë që Damasku ka dashur ta arrijë që prej bisedimeve për paqe Gjeneva-2 gjatë vitit 2014 por që nuk ka mundur duke qënë se opozitarët nuk e pranonin një gjë të këtillë.

Sigurisht, grupimet e armatosura edhe pse që prej vitit 2012 herë pas here kanë luftuar kundër njëri-tjetrit, duke përjashtuar ISIS-in që pas fitores që u shënua në Aleppo në dhjetor të vitit 2016 i janë drejtuar alternativës që me mbështetjen e palëve të jashtme të mund të krijonin 

aleanca mes njëri-tjetrit.

Për shembull, “Ushtria e Fatihut” e cila u dëbua nga Idlibi pasi në prill të vitit 2015 kontrollin e kësaj zone e mre shteti ka qënë një vepër e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit e përbërë nga një bashkim i elementëve të ‘të moderuarë’ dhe të ‘terroristëve’.

Megjithatë, fitorja në Aleppo dhe procesi i Astanas e kanë bërë gjithënjë e më të vështrië bashkëpunimin dhe aleancën mes ‘të moderuarë’ dhe ‘terroristëve’ dhe ka bërë gjithnjë e më të thellë konfliktin mes tyre.

Ndikueshmëria strategjike e përmendur më lart në lidhje me fitoren e Aleppos me shumë mundësi do të jetë gjithnjë edhe më efektive pas fitores së Gutas Lindore më së shumti për arsyet e mëposhtme:

1- Me çlirimin e Gutas Lindore do të bëhet e mundur që “kokat kryeosre” që udhëheqin luftën e deleguarënuk do të kenë më mundësi t’i zgjasin duart drejt kryeqytetit, për këtë arsye do të jetë e pamundur tashmë për opozitarët dhe për mbështetësit e tyre që të mund të mbështetet në çështjen e ‘ndryshimit të regjimit’ apo të ‘imponimit mbi regjimin’.

2- Dëbimi i grupimeve të armatosura që gjenden në Gutan Lindore ashtu siç është bërë edhe në rasin e grupimeve që gjendeshin në Aleppo do të bëjë që të rritet gjithnjë e më shumë tensioni dhe konfliktualiteti mes këtyre grupimeve që do të kërkojnë të fitojnë superioritet mbi njëri-tjetrin.

Alterantiva për zgjidhje e Rusisë, e cila e ka parashikuar se militantët e Gutas Lindore do të dëbohen për në Idlib është refuzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendimin për një armëpushim kundrejt këtyre grupimeve. Megjithatë, ndryshe nga pritshmëria e këtyre grupimeve të armatosura, vendimi numër 2401 i Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke qënë se ka lënë jashtë efektit të tij grupime terroriste si ISIS-i dhe Nusra nuk siguron mbrojtje as për grupimet e armatosura në Gutan Lindore. Për këtë arsye, këto grupime gjenden mes dy zgjidhjeve të shkatërrohen ose të dërgohen në në Idlib.

3- Pas shpartallimit që u bë në Aleppo është vërtetuar në mënyrë mëse të qartë se grupimet e armatosura përftojnë nga mbështetësit e tyre të jashtëm pikërisht mbështetjen për të cilën kanë shpresuar. Për këtë arsye, militantët e Gutas Lindore të cilët do të munden në këtë front i pret mundësia që duke iu bashkuar ‘terroristëve’ të formojnë një front të ri për të luftuar kundër ushtrisë siriane ose t’i bashkohen ‘të moderuarve’ dhe të kthehen në ushtarë të Amerikës ose të 

Turqisë.

4- Viti 2017 ishte viti kur u shkatërrua ISIS-i; mesa duket viti 2018 do të jetë viti i shkatërrimit të Nusras dhe të aleatëve të saj.

Ndërkohë që organizata të ndryshme të cilat përcaktohen si ‘të moderuara’ të këtilla i ‘Ahrar Sham’, ‘Ushtria Islame’, ‘Nureddin Zengi’ pas procesit të Gutas Lindore ose do të zgjedhin që t’i bashkohen procesit të arritjes në marrëveshje me Damaskun, ose do të shpërngulen në Dera dhe Kunejtra duke u lutur për mbështetjen e Izraelit, ose do të marrin detyrën e re nga Turqia në Idlib, ose nga Amerika në pjesën lindore të Eufratit.

Aktualiteti i ndryshuar i zgjidhjes

Pas fitores së siguruar në Aleppo aktualiteti i gjetjes së një zgjidhje ka ndryshuar në mënyrë të dukshme. Ndërohë që në diskutimetet e aktualitetit të zgjidhjes së kkonfliktit rrotulloheshin rreth diskutimeve rreth regjimit, tashmë këto diskutime janë zhvendosur në një mënyrë krejt të ndryshme ku përfshihet kryesisht ruajtja e unitetit territorial. Duke qënë se pas procesit të Gutas Lindore do të zhduket rreziku që i kanoset kryeqytetit, zhvendosja e aktuallitetit në këtë formë nuk do të jetë një surprizë.

Kjo për arsye se tashmë grupimet e armatosura të cilat kanë nën kontroll territore të caktuara mund të përparojnë vetëm në rrugëtimin e mbështetësve të tyre të deklaruarë të jashtëm dhe mund ta vazhdojnë ekzistencën e tyre vetëm në bashkëpunim me ata.

Për shembull, grupimet që kanë nën kontroll territore në lindje të Eufratit, grupime të armatosura që kanë nën kontroll territore në jug të vendit dhe grupime të armatosura që kanë nën kontroll territore në veri të vendit mund të vazhdojnë ekzistencën e tyre vetëm duke luftuar respektivisht për interesat e Amerikës, Izraelit dhe të Turqisë.

Ushtria Islame, e cila përbën një ndër grupimet e armatosura që gjendet në Gutan Lindore pavvarësisht se duket qartë ndikueshmëria saudite nuk është e përfshirë në terren në pjesët veriore, jufore dhe lindore të vendir me mbështetjen e ardhur nga jashtë.

Për këtë arsye, me mbylljen e çështjes së Gutas Lindore panorama e grupimeve të armatosura që mbajnë nën kontroll territore do të ndryshojë në këtë formë:

1- Grupimet e braktisuara nga mbështetësit e jashtëm: Nusra dhe aleatët e saj përkufizohen 

si terroriste për këtë arsye do të ndajnë të njëjtin fat me atë të ISIS-it.

2- Grupimet që do të ruajnë marrëdhëniet vartëse: grupimet e armatosura që gjenden në frontin jugor dhe që mbështeten nga Izraeli janë pjesë e kësaj kategorie. Izraeli, pavarësisht se deri më tani nuk ka hyrë drejtpërsëdrejti në Siri, i jep drejtim frontit jugor në lidhje me objektivat e tyre. Këto grupime, të cilat nga sa mund të mësojmë nga shtypi izraelit janë7 grupe kanë mbështetje të jashtme për sa kohë vazhdojnë të luftojnë për interesat e Izraelit.

3- Grupimet që kanë nxjerrë në terren mbështetësit e tyre të jashtëm: në këtë kategori gjenden YPG/SDG dhe Ushtria e Lirë Siriane. Amerika mban nën kontroll një pjesë të territorit sirian nëpërmjet YPG-së ndërkohë që Turqia bën të njëjtën kohë nëpërmjet grupimeve të armatosura të cilat i ka mbeldhur nën emrin Ushtria e Lirë Siriane.

Organizatat qëbëjnë pjesë në kategorinë e parë duke qënë se mbrojnë idenë e krijimit të një shteti të tyre dhe janë kundër zgjidhjes politike nuk janë në iteresin asnjë pale dhe nuk i intereso askujt çfarë kanë për të thënë për të ardhmen e Sirisë.

Ndërkohë që grupimet në kategorinë e dytë dhe të tretë, duke i parë nga këndvështrimi i marrëdhënieve që kanë me mbështetësit e tyre të jashtëm nuk mund të ofrojnë asgjë të re në tyrezën e zgjidhjes së konfliktit përpos atyre që kanë propozuar tashmë mbështetësit e tyre, Amerika, Izraeli dhe Turqia.

Pala e dobët

Ndryshe nga këndvështrimi i ndërlikuar që mundohet të parashtrohet, aktualisht pala më e dobët në gjithë panoramën janë grupimet të cilat janë duke bashkëpunuar me Turqinë dhe me Amerikën. Sepse e ardhmja e të dyja operacioneve të Turqisë si “Ngrehina e Eufratit” si “Dega e Ullirit” nuk janë dorën e Turqisë siç duket në pamjen e parë, por janë në dorën e Rusisë e cila do të përpiqet që të rrisë edhe më shumë tensionin në marrëdhëniet turko-amerikane.

Po kështu, fakti që Amerika nuk po i ofron dot mbrojtjen e nevojshme YPG-së në perëndim të Eufratit e vë në një pozicion më vunerabët projektin e Eufratit të Lindjes.

Vetë operacioni i Afrinit të Turqisë, që u realizuar fillimisht me aprovimin e Amerikës[8] ka krijuar një ndërlikim të brendshëm shumë të rëndësishëm duke qënë se e ka detyruar YPG-në që të mbështetet në mbrojtjen e vetë shtetit sirian.

Përqasja e re e YPG-së në lidhje me të ardhmen e Sirisë do të jetë përcaktuesja kryesore që do 

të tregojë sesa përcaktuese ka qënë kjo situatë konfliktuale e krijuar. Megjithatë, që në këto momente është mëse e qartë se Amerika nuk po mund të mbrojë dot YPG-në që do të përdorë në projektin e saj të Sirisë as në lindje dhe as në perëndim të Eufratit.

 Për këtë arsye, YPG-ja e cila ka thirrur në ndihmë ushtrinë siriane në Afrin, por sa bëhet me dije sipas agjencisë së lajmeve Sputnik edhe në Menbixh[9] duket se është gatshme të heqë dorë nga pjesa perëndimore e Eufratit për sa kohë Amerika do të vazhdojë ta mbështesë në lindje të Eufratit.

Të organizosh dhe të prishësh një lojë në Siri

Zhvillimet qoftë në aspektin ushtarak edhe në atë diplomatik tregojnë se kapacitetet e vetme të Amerikës dhe të aleatëve të saj në Siri janë të kufizuara vetëm me prishjen e lojës që po mundohen të ndërtojnë Damasku dhe aleatët e tij.

Damasku dhe aleatët e tij po mundohen që gjatë procesit të Astanës të krijojnë një lojë që parashikon një zgjidhje politike për mbrojtjen e unitetit territorial të Sirisë.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Amerika, Turqia dhe Siria po mundohen që nga mbështetja e ndërsjellë për grupime të ndryshme të zgjerojnë efektshmërinë e tyre brenda territoreve për të prishur kështu këto lojë.

Duke qënë se të krijosh një lojëështë e vështirë dhe kërkn kohë, ndërkohë që të prishësh këtë lojëështë shumë më e lehtë duket se pala që ka marrë përsipër të ruajë unitetin territorial të Sirisë duhet të jetë më e fuqishme.

Megjithatë, ndryshimi qëështë vënë re që prej ndërhyrjes së konsiderueshme në terren të aleatëve të Damaskut që prej 30 shtatorit të vitit 2015 tregon se fituesë janë ata që krijojnë lojën dhe jo ata që mundohen ta prishin.

[1] Neshra. 23 Shkurt 2018. شرط حازم لدمشق في الغوطة... وتفكير بردّ كبير للمُعارضة  https://www.elnashra.com/news/show/1181848/%

[2] Youtube. 1 Maj 2015. Parata militare del Fronte Islamico e discorso di Zahran Allouch https://www.youtube.com/watch?v=qzLofGi-oT8

[3] Youtube 1 Nëntor 2015. جيش الإسلام ينشر مئة قفص مليئة بالأسرى في غوطة دمشق بهدف "ردع النظام عن قصفها" https://www.youtube.com/watch?v=9SVmbTPNba4

[4] YDH. 9 Shkurt 2018. U shpëtuar trekëndëshi Hama, Idlib, Aleppo http://www.ydh.com.tr/HD15579_hama-idlib-halep-ucgeni-kurtarildi.html

[5] Habertürk. 15 Janar 2018. Në senatin e SHBA-së është folur në lidhje me Turqinë dhe me Veriun  Sirisë.http://www.haberturk.com/yazarlar/serdar-turgut-2025/1796559-abd-senatosunda-turkiye-ve-kuzey-suriye-konusuldu

[6] NTV. 31 Janar 2018. “Izraeli do të krijojë zona të sigurt në Siri” https://www.ntv.com.tr/dunya/israil-suriyede-guvenli-bolge-olusturacak,3lO863KxsEOJV8AtNbIaoQ

[7] Haaretz. 21 Shkurt 2018. To Push Iran Back, Israel Ramps Up Support for Syrian Rebels, 'Arming 7 Different Groups' https://www.haaretz.com/israel-news/with-eye-on-iran-israel-increases-military-support-for-syrian-rebels-1.5826348

[8] Akşam. 16 Janar 2018. SHBA-ja i ka ndezur dritën jeshile Turqisë: Operacioni i Afrinit nuk është në kompetencat tona http://www.aksam.com.tr/dunya/abd-turkiyeye-yesil-isik-yakti-afrin-operasyon-alanimiz-degil/haber-698918

[9] Sputnik 25 Shkurt 2018. Pretendimi:“Në pak ditë ushtria siriane do të hyjë Menbiç” https://tr.sputniknews.com/ortadogu/201802251032389975-suriye-ordusu-menbic-girecek-iddia/



Burimi : Yakın Doğu Haber