Gjersa Kryeministresha May e thotë mendimin e saj në paralament, opozita brohorasin “ turp- turp” – dhe i përkrahin viktimat Jemenase

Publikuar në Mars 8, 2018, 11:14 p.m.

Mohammed bin Salman Princi i kurorës në Arabinë Saudite  këtë të mërkure bëri një vizitë treditore në Britani ku u prit me protesta të planifikuara përmes mënyrave të ndryshme protestuese për arsye të rolit të Arabisë Saudite në luftën e Jemenit.

Muhamed Bin Salman ka zhvillar bisedime me kryeministren Theresa May si dhe drekoi me Mbretëreshën e Anglisë Elizabeth II. Britania shpreson të përfitojë nga hapja e ekonomisë saudite edhe pse nga zyra e kryeministres May ka shprehur shqetësime të thella mbi situatën humanitare në Jemen.

Në fjalimin e Mayit në prëamentin u ngritë opozita prë ta kundërshtuar duke bërtitur “ TURP” .

May tha: “Lidhja që kemi me Arabinë Saudite është historike, është e rëndësishme dhe ka shpëtuar potencialisht jetën e qindra e njerëzve në këtë vend. ” Deklaratat e saj u ndërprenë shkurtimisht pasi ligjbërësit e opozitës thirrën “Turp!”.  Përpara “Downing Street” janë paralajmëruar protesta kundër vrasjes së civilëve jemenas, gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra prej koalicionit që drejtohet nga sauditët, e që mbështetet nga Londra dhe Uashingtoni. Qeveria e May ka mbetur sfiduese përballë rritjes së presionit për të ndaluar eksportet e armëve në Arabinë Saudite, duke mbrojtur shitjet megjithë provat e krimeve të luftës dhe vdekjeve civile në Jemen.

Britania e Madhe ka rritur shitjet e armëve Riadit me rreth 500 për qind që nga fillimi i agresionit saudit, sipas një raporti të The Independent. Mbretëria e Bashkuar, deri tani, ka shitur më shumë se gjashtë miliardë paund armë në Arabinë Saudite.