Arti Islam në Dritën e Gjuhës së Kur'anit

  • None
Publikuar në Shk. 8, 2016, 1 a.m.

Arti Islam - nuk shihet shpesh në muzetë dhe galeritë në këtë vend – tani është në qendër të një ekspozite të dizajnuara për të rritur mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme dhe për të shfaqë talentin e merituar dhe kaligrafinë e   shquar.

Arabishtja: Gjuha e Kur'anit, Ekspozita në qytetin amerikan, në  Bibliotekën Kryesore të San Francisko-s, që përmban më shumë se 50 vepra në të cilat artistët bashkëkohorë nga  Zona Bay, në Amerikën e Veriut dhe Lindja e Mesme interpretojnë Kur'anin nëpërmjet pikturës, qeramikës, qelqit apo xhamës, përhurës, artit digjital dhe mediave të tjera. 

Ekspozita  është paraqitur nga Ekspozita e Artit Islamik, një organizatë lokale e dedikuar për ndërtimin e urave mes komuniteteve përmes arteve vizuale e diasporës muslimane. Sepse arti islam është një zhanër që shpesh injorohet nga galeritë, grupi i paraqet ekspozitat e tij në hapësirat publike.

Arti Islam, që filloi në shekullin e shtatë, është frymëzuar nga Kur’ani. Ndryshe nga artisti i  krishterë, në të cilën subjektet biblike janë paraqitur  (përfaqësuar) në piktura dhe statuja, arti islam përdor metoda jo-pikturale, sidomos kaligrafi, për të ilustruar tekstin e shenjtë. Ai gjithashtu përmban ngjyra, modele të ndërlikuara dhe me lule për bukuri, të ekuilibruara dhe dizajne gjeometrike.  

Ekspozita përqëndrohet në rëndësinë e gjuhës arabe në artin islam. Kur’ani është shkruar në arabisht, dhe artistë të të gjitha nacionaliteteve  përdorin kaligrafinë arabe për të pasqyruar Allahun, Pejgamberin, Muhammed (paqa qoftë mbi te dhe familjen e tij) dhe subjekte të tjera të Librit të Shenjtë. Për të përdorur ndonjë gjuhë tjetër atëherë do të humbasin  nuancat që gjenden në tekstin origjinal.

Të 23 artistët pjesëmarrës kanë marrë një ajet nga Kur’ani dhe, me kaligrafi arabe, në mënyrë tradicionale dhe bashkëkohore, e kanë dizajnuar, ilustruar atë para një mediumi të zgjedhur.

Në Paqe, artistja me prejardhje Indiane, Rubina Kazi  për bukuri e  kombinon paqen me kaligrafi të kuqe dhe me blu, një pëllumb, me stil të vjetër dhe modern. Stili i pikturës së saj sugjeron Ekspresionizmi abstrakt perëndimor  deri në format tradicionale gjeometrike dhe të tjera islame të cilat në sfond bëhen të dukshme.   

Në një pikturë të titulluar Amësia, Bassamat Bahnasy trajton situatën e trazuar në vendlindjen e saj në Siri nëpërmjet një imazh bashkëkohor që  përcjellë një nënë, dhe të gjitha nënat , ankth. Fjalët nga Kur’ani sigurojnë atë që Bassamat Bahnasy, në deklaratën e artistit të saj, e përshkruan si e vetmja fjalë ngushëlluese që ajo mund të ofrojë.

Fotografja  Jane Waddick  ka krijuar ”Lule nga Kopshti III Blu” me një imazh dixhital në dru, në të cilën fotografitë e pllakave të vjetra islame dhe dyert e kabinetit janë trajtuar me allçi. Ajo e përshkruan punën e përfunduar si një afresk-si tekst. Si shumë vepra të artit në ekspozitë,  ajo e ka bukurinë e  vet dhe një cilësi harmonike apeli i së cilës i kalon kufijtë e besimit.

Në lidhje me ekspozitën, biblioteka do të organizojë një paraqitje të kaligrafisë islame me artistin Arash Shirinbab më 13 mars 2016.



Burimi : San Francisco Examiner