Filmi Iranian “ Muhamedi i Dërguari i Zotit” shfaqet në Moskë
“ Muhamedi i Dërguari i Zotit” film iranian nga regjisori i njohur Mexhid Mexhidi do të shfaqet për herë të parë në Moskë këtë të marte. Sipas atasheut kulturor të Iranit në Moskë, ztr. Mexhidi do të jetë prezent për tu përgjigjur audiencës në Moskë pas shfaqjes së filmit të tij.
Ekipi punues kinematografik në krye me regjisorin Mexhid ka paraqitur një skenar të shekullit të VI-të, ku historia vërtitet rreth fëmijërisë së Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) dhe është pjesa e parë e një trilogjie mbi jetën e profetit të shenjtë të Islamit, i cili rrëfen për vitet e para të profetësisë së tij në qyteti i Mekës.
Ekipit realizues iu deshën 5 vite të tëra që të prodhojnë një film të stilit të lart artistik për të prodhuar këtë film prej 171 minutave. Për këtë film u shpenzua një buxhet prej më shumë se 55 milion dollar që deri tani u llogarit si filmi më i shtrenjtë në Republikën Islamike të Iranit.
Filmi ka gëzuar bashkëpunimin e mjeshtërve të njohur ndërkombëtare si dhe artistë dhe redaktor të filmit italian, Roberto Perpignani, ndërsa për efekte speciale amerikane artisti Scott E. Anderson, artist italian kozmetikë, Gianetto De Rossi, dhe kompozitor indian, Ar Rahman.
Si dhe nga person të njohur iranian si Mehdi Pakdel, Sareh Bajat, Alireza Shoja Nuri, Muhsin Tanabandeh, Dariush Farhang dhe Mina Sadati.
Filmi u shfaq edhe në Iran dhe në Festivalin e Filmit në Montreal Botëror më 27 gusht 2015 dhe u zgjodh për pjesëmarrje në mesin e 88 filmave të Akademisë Awardsmovie.