Sllovakia refuzon hyrjen e refugjatëve muslimanë

  • Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico
Publikuar në Jan. 19, 2016, 1 a.m.

Kryeministri  i Sllovakisë, Robert Fico i bëri këto komente duke deklaruar se multikulturalizmi është një trillim.

Ai u tha gazetarëve se ai do të rezistojë planin e Komisionit Evropian për kuota të detyrueshme për të ndarë 120.000 azilkërkuesit në mesin e shteteve anëtare të BE-së.

Ai tha: Jo vetëm që kemi refuzuar kuotat e detyrueshme, ne kurrë nuk do të bëjmë një vendim vullnetar që do të çonte në formimin e një komuniteti të bashkuar mysliman në Sllovaki.

Multi-kulturalizmi është një trillim. Pasi të lejojoni emigrantët, atëherë ju mund të përballeni me probleme të tilla, tha ai duke iu referuar të shtënave  në Paris, në muajin nëntor, të vitit të kaluar, 2015.

Sllovakia është shtet, me një shoqëri konservatore,  me një popullsi kryesisht katolike prej 5.4 milionë banorë.

Vitin e kaluar,  Sllovakia ka marrë vetëm 169 kërkesa për azil. Mirëpo këtë vit është është kërkuar që të pranojë 802 emigrantë në bazë të skemës evropiane.



Burimi : Independent