Sulm terrorist ndaj një universiteti në Pakistan

  • None
Publikuar në Jan. 20, 2016, 1 a.m.

Më së paku 20 vetë janë vrarë, në mesin e të cilëve studentë dhe profesor, në sulmin e kryer mbi një universitet nëveriperëndim të Pakistanit. Sulmi u krye të mërkurën në mëngjes mbi universitetin “Bacha Khan” në Charsaddu 400 km larg kryeqytetit pakistanez Islamabad. Forcat e sigurisë cekin se numri i të vrarëve mund të kalojë 40-shin. Ushtria pakistaneze ka konfirmuar se janë vrarë tëgjithë sulmuesit pas operacionit 6 orësh të lirimit të kampusit, dhe se më se 60 vetë janë plagosur.”Operacioni është kryer dhe universiteti është “pastruar” nga sulmuesit. Të katër sulmuesit janë vrarë”, ceku zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze gjeneral Asim Bajwa. Sulmuesit kanëhyrë brenda ndërtesës së universitetit dhe kanë filluar të gjuajnë në studentë dhe profesor  në klasa dhe bujtina. Studentët kanë treguar për media se kanë parë disa të rinjë mepushkët kallashnjikov AK-47 se si hynë në ndërtesën e kompleksit në të cilin studentët ishin në gjumë.

Njëri nga frakcionet e talibanëve pakistanez Dara Adma Khel, ka marr përgjgejësinë për sulmin. Por, shefi i talibanëve pakistanez ka dënuar sulmin në njëdeklaratë, duke thënë se do të zihen dhe do të sillen para drejtësisë ata të cilët keqëpërdorin emrin e grupit të tyre. Universiteti ka më shumë se 3000 studentë të regjistruar dhe se sot ka pas edhe 600 vizitor në mbrëmjen recituese me rastin e përvjetorit të vdekjes së aktivistit pashtun Abdyl Gafarit. Më parë kur policia dhe ushtria kanë mbërri në kampusin universitar, sulmuesit kanë gjuajt edhe mbi ta,forcat e sigurisë iu përgjigjën me armë enjashtu edhe disa ekplodime u ndëgjuan në hapësrën e brendshme të kampusit universitar.

Ushtria ka cek se sulmuesit ishin rethuar  në dy pavilone universitarepara se tëvriten.”Shumica e studentëve dhe personelit ishin në ligjerata në çastin efillimit të sulmit mbi kampusin universitar të Pakistanit.



Burimi : Al Jazeera