Libri Bukuria dhe Arti sipas pikëpamjes Islame, u përurue në Romë

  • None
Publikuar në Dhj. 11, 2015, 1 a.m.

Një libër i titulluar Bukuria dhe Arti sipas pikëpamjes Islame” nga   Allameh Muhammed Taki Xha'fari u përurue me një ceremoni më 14 nëntor 2015, në Romë, Itali.

Sipas  faqes rome.icro.ir, programi u organizua nga Qendra Kulturore Iraniane në Itali në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese  Irfan  dhe Qendrën për Studime Ndërkombëtare Dar-ul-Ilm.

Arti dhe Bukuria ndërmjet  Lindjes dhe Perëndimit është titulli i programit që u ndoq nga një numër i figurave akademike.

Ceremonia u drejtua nga Ali Xha'fari, kreu i Institutit për Publikimin e Allameh  Xha'fari, dhe Xheavad Zakeri, përkthyes i librit në italisht.

Në Sallën Shën Pjetri dhe Shën Pali u zhvillua programi i cili filloi në orën 15-të sipas orës lokale.

Allameh Muhammed-Taki  Xha'fari (1923 - 15 nëntor 1998) i lindur në Tabriz ishte një dijetar, mendimtar dhe teolog musliman iranian.

Allameh  Muhammed Taki Xha’fari shkroi shumë libra me një shumëllojshmëri të gjerë të fushave, më të shquarat prej të cilave janë Komentimi  dhe Kritika e Methnevisë së Rumiut në 15-të vëllime dhe  vepra e papërfunduar në 27-të vëllime, Përkthimi dhe Komentimi i Nehxh el-Belaga të Imam Aliut.  

Këto dy vepra madhore të dijetarit përmbajnë mendimet e tij më të rëndësishme dhe idetë e tij në fusha si antropologjia, sociologjia, etika, filozofia dhe sufizmi.



Burimi : IQNA News