Konferenca për komunitetet fetare u hap në Azerbajxhan
Dje, një konferencë rajonale me temën bosht Traditat Kombëtare dhe Modernizmi filloi në qytetin Quba. Veprimtaria u ndoq nga krerët e rajoneve veriore të vendit, bashkësitë fetare dhe imamët.
Kjo veprimtari u organizua nga Komiteti Shtetëror i Republikës së Azerbajxhanit për Çështjet Fetare, sipas Agjencisë së Lajmeve, 1 news.az.
Në këtë konferencë u diskutuan këto tema: Mbrojtja e vlerave shpirtërore dhe kombëtare në Azerbajxhanin modern , Identiteti kombëtar dhe Islami, Procesi i mbrojtjes shpirtërore dhe kombëtare të shtetësisë të Azerbajxhanit , Islami tradicional në rajonin verior të Azerbajxhanit , Islami tradicional: Sistemi i mbrojtjes shpirtërore kundër radikalizmit fetar, Shkolla e Irfanit - restaurimi i Islamit tradicional