Letër nga Khamenei drejtuar studentëve të universitetit amerikan

Publikuar në Qershor 5, 2024, 11:47 a.m.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit...

Po ua shkruaj këtë letër të rinjve, ndërgjegjja e të cilëve i shtyn të mbrojnë gratë dhe fëmijët e popullit të shtypur të Gazës.

O rini e shenjte studentore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Ky është mesazhi ynë i unitetit dhe solidaritetit për ju. Sot, ju jeni në anën e duhur të historisë, faqet e së cilës po kthehen.
 
Sot, ju e keni përmbushur një  pjesë të frontit të rezistencës. Ju keni nisur një luftë të nderuar nën presionin e pamëshirshëm të shtetit tuaj, i cili ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për regjimin mizor dhe uzurpues sionist.
Fronti i madh i rezistencës në një gjeografi të largët ka luftuar prej vitesh në të njëjtën mënyrë ashtu si perceptimi dhe ndjenjat tuaja aktuale. Synimi i kësaj lufte është ndalimi i kësaj mizorie të hapur, në të cilën një rrjet terrorist dhe brutal të quajtur "sionistë" ka vite që sulmon kombin palestinez dhe i nënshtron ata në shtypjen dhe torturat më të rënda pasi pushtuan vendin e tyre. Gjenocidi i sotëm nga Regjimi Sionist i Aparteidit (sistem që mbron diskriminimin racor) është një vazhdimësi e sjelljes jashtëzakonisht mizore të dekadave të fundit.
 
Palestina është një vend i pavarur me një komb muslimanësh, të krishterësh dhe hebrenjsh dhe me një histori të rrënjosur thellë. Pas Luftës Botërore, kapitalistët e rrjetit sionist sollën gradualisht mijëra terroristë në këto troje me ndihmën e qeverisë britanike. Ata sulmuan qytete dhe fshatra. Ata vranë dhjetëra mijëra njerëz dhe i dëbuan në vendet fqinje. Ata ua morën me dhunë shtëpitë, tregjet dhe tokat e tyre dhe krijuan një shtet të quajtur “Izrael” në këto toka të uzurpuara të Palestinës.
 
Pas ndihmës fillestare britanike, mbështetësi më i madh i këtij regjimi uzurpator është qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila vazhdon mbështetjen e saj politike dhe ekonomike ndaj regjimit dhe i siguron atij armë, madje duke i hapur rrugën dhe duke e ndihmuar atë në prodhimin e armëve bërthamore duke vepruar me një pakujdesi të pafalshme.
Regjimi sionist, i cili që në ditën e parë ka zbatuar politikën e “grushtit të hekurt” kundër popullit të pambrojtur palestinez, ka shtuar cdo ditë e më shumë, mizorinë, terrorin dhe shtypjen, duke shpërfillur të gjitha vlerat e ndërgjegjes, njerëzore dhe fetare.
 
Qeveria amerikane dhe partnerët e saj  nuk e kanë kundërshtuar këtë terrorizëm shtetëror dhe represionin e tij të pandërprerë. Madje edhe sot, disa nga deklaratat e qeverisë amerikane në lidhje me vrasjet e tmerrshme në Gaza janë më shumë hipokrite sesa të vërteta.
 
“Fronti i Rezistencës” u ngrit nga gjiri i kësaj atmosfere të errët dhe të pashpresë dhe qeveria "Republika Islamike" e krijuar në Iran e zgjeroi dhe e forcoi atë.
 
Udhëheqësit e Sionizmit Ndërkombëtar, të cilët kontrollojnë shumicën e kompanive mediatike në Amerikë dhe Evropë ose ndikojnë në to duke përdorur ndikim paraje dhe ryshfeti, e paraqesin këtë rezistencë humanitare dhe të guximshme si terrorizëm! A mund të jetë terrorist një komb që mbron veten kundër krimeve të kryera nga pushtuesit sionistë në tokat e veta? Por, a është ofrimi i ndihmës humanitare për këtë komb dhe forcimi i armëve të tij, ndihmë dhe nxitje e terrorizmit?
 
Fuqitë shtypëse globale nuk kanë as mëshirë për konceptet njerëzore. Ndërsa e paraqesin regjimin mizor dhe terrorist izraelit si një qeveri që "mbron veten", ata e përkufizojnë rezistencën palestineze, e cila mbron lirinë, sigurinë dhe të drejtën për vetëvendosje, si "terroriste"!
Mund t'ju siguroj se sot gjërat po ndryshojnë. Gjeografinë e ndjeshme të Azisë Perëndimore po e pret një e ardhme ndryshe. Janë zgjuar shumë ndërgjegje në shkallë globale dhe e vërteta është gati të dalë në dritë. Edhe Fronti i Rezistencës është bërë më i fortë dhe do të bëhet edhe më i fortë. Edhe faqet e historisë po kthehen (njëra pas tjetrës).
 
Përveç jush, studentë të dhjetëra universiteteve në Shtetet e Bshkuara te Amerikës, po ngriten në këmbë edhe universitete dhe njerëz të vendeve të tjera. Është një ngjarje e rëndësishme dhe efektive fakti që profesorët e universitetit janë me ju dhe ju mbështesin. Ky mund të jetë një lehtësim nga presioni që ndërhyrja e policisë së qeverisë po ju bën. Edhe unë gjithashtu ndaj problemet e ju të rinjve dhe respektoj qëndrimin tuaj.
 
Mesazhi i Kuranit për ne muslimanët dhe gjithë njerëzit e botës është të jemi të qëndrueshëm në rrugën e drejtë. "Vepro drejt ashtu siç je urdhëruar". (Hud, 112) Përveç kësaj, mesazhi i Kuranit për marrëdhëniet njerëzore është si vijon: Mos shtypni e as mos iu nënshtroni shtypjes! "As mos shtyp, e as mos iu nënshtro shtypjes!" (Bekare, 279)
Fronti i Rezistencës po përparon duke mësuar dhe zbatuar këto dhe qindra parime të ngjashme dhe me lejen e Zotit, do të arrijë fitoren.
 

Unë ju rekomandoj që të njiheni me Kuranin.

Sejjid Ali Khamenei

25 maj 2024